Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Risi shkencore  (E lexuar 522 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 20-03-2005, 13:21:18 »
Citojeni

Përgatiti Jusuf Saliu


Lokomotiva molekulare laserike


Shkencëtarët nga Universiteti A&M në Teksas dhe Fudan në Kinë bashkërisht kanë disenjuar “lokomotivë” molekulare në bazë të laserit, e cili lëvizë përgjatë shtegut molekular dhe krijon forcë tërheqëse dhjetë herë më të madhe sesa kinezini, motori molekular biologjik - publikoi agjencia sllovene NET. Ajo fuqi është e aq mjaftueshme që të shkatërrojë molekulat të cilat falë ngarkesës elektrike mbahen bashkërisht. “Lokomotivën” molekulare polimere e lëvizin gjashtë impulse laserike: i pari ndan pjesën e përparme të saj nga shtresa, i dyti e ngren, i treti e bashkon pjesën e përparme në vendin e vet përgjatë shtegut, i katërti ndan pjesën e pasme, i pesti e shtyp dhe impulsi i gjashtë bashkon pjesën e pasme të “lokomotivës” në vendin e ri. Me këtë “lokomotiva” molekulare me diametër prej 4 nanometra (e miliardta pjesë e metrit) dhe për disa herë gjatësi më të madhe lëviz disa mikrometra (e milionta pjesë e metrit) në sekondë, përafërsisht si dytësor biologjik. Mekanizmi do të shfrytëzohet në distancë të gjerë, që nga mjekësia (për tajitje të mëvetësishme të barnave në organizëm), përmes formësimit molekular (për ndërtim automatik molekular me saktësi nanometrike), e deri te mikroelektronika (për ndërtimin e çipave molekularë). Prototipin e punës së motorit mund ta presim për pesë, kurse aplikacionet praktike për dhjetë vjet.


Japonia përgatitet për 4G


Operatori më i madh botëror i telefonisë celulare, NTT DoCoMo, më tepër se një vit në gadishullin e gjelbër në jug të Tokios teston lidhjet super të shpejta pa tel të gjeneratës së katërt. Ekipi i posaçëm 250 herë në javë me automjet special vozitet në rreth me perimetër prej 800 m përreth antenës së posaçme dhe kryen matje - ka publikuar agjencia NET. Ata kanë arritur që të vendosin bartjen me shpejtësi prej 300 megabitë, që gati se është 20 herë më shpejtë sesa rrjeti i tanishëm (UMTS) 3G. Sistemi shfrytëzon teknologjinë e quajtur ndarja ortogonale e frekuencave dhe ndarjes kodike, me të cilën sinjalet ndahen në pako më të vogla dhe dërgohen përmes disa frekuencave në spektrin e radios (në vend të një frekuence deri tani). Përkundër kësaj NTT DoCoMo nuk pret futjen e 4G telefonisë para vitit 2010, kurse deri në fund të vitit 2004 me qëllim të 4G-hulumtimit janë shpenzuar rreth 91 milionë dollarë dhe janë angazhuar 175 inxhinierë, madje 15% e ekipit hulumtues të kompanisë.


Muaji i lindjes dhe multipla skleroza


Fëmijëve të lindur në muajin maj në hemisferën veriore u kërcënohet rreziku i madh që më vonë në jetë të lëngojnë nga multipla skleroza.

Analiza e të dhënave të hulumtimit të bërë te mbi më tepër se 42.000 njerëz në Kanada, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Suedi ka treguar se fëmijët e lindur në muajin maj kanë 13 përqind më shumë gjasa që të lëngojnë nga kjo sëmundje më vonë gjatë jetës së tyre, kurse tek ata të lindur në muajin nëntor rreziku është më i vogël për 19 përqind.

“Nëse keni lindur në muajin maj, rreziku të lëngoni nga multipla skleroza është më i madh sesa në çfarëdo muaj tjetër, përderisa, nëse jeni të lindur në muajin nëntor, ky rrezik është më i vogël”, tregon profesor George Ebers nga Universiteti i Oxfordit.

“Efekti është i njëjtë në të gjitha vendet, por më i dukshëm është në Skoci, e cila ka numrin më të madh të të sëmuarve nga multipla skleroza në botë”, shtoi Ebersi.

Edhe pse shkencëtarët nuk mund të sqarojnë lidhshmërinë ndërmjet muajit të lindjes dhe multipla sklerozës, dyshojnë se kjo mund të jetë e ndërlidhur me nënshtrimin ndaj dritës së diellit dhe nivelit amnor të vitaminës D, që mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës.

Ditët e shkurtëra gjatë dimrit në hemisferën veriore kufizojnë sasinë e dritës së diellit të cilës i janë nënshtruar gratë gjatë shtatzënisë. Trupi prodhon vitaminë D prej dritës së diellit, kurse ushqimi siç janë peshqit dhe vezët gjithashtu janë të pasur me këtë vitaminë.


Në Emiratet e Bashkuara Arabe u gjetën mbeturina të njeriut, të vjetra 7500 vjet

Arkeologët në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur mbeturina të njeriut të vjetra 7500 vjet, e që është skeleti më i vjetër i gjetur në atë vend, publikoi agjencia shtetërore WAM.

Skeleti është gjetur i varrosur në ishullin Marawahu, qindra kilometra prej bregut nga kryeqyteti Abu Dhabi. Vlerësohet se burri kishte qenë në moshën ndërmjet 20 dhe 40 vjet. Kishte qenë i varrosur me fytyrë kah Lindja, që do të thotë se në Marawahu ka jetuar bashkësi progresive, transmeton WAM fjalët e Peter Heller, drejtor i institut arkeologjik në Abu Dhabi. Gropimet në atë ishull zgjatën disa vjet, kurse janë zbuluar edhe mbetje të ndërtimeve dhe veglave të ndryshme.


U gjet një lloj i ri balene?


Duke “ecur” shtigjeve të cilat nuk i shfrytëzojnë balenat tjera, balena e vetmuar me “zë” i cili nuk i ngjan asnjë lloji të njohur balenash, ka dymbëdhjetë vjet qëkur bredhet nëpër Oqeanin Paqësor duke hutuar shkencëtarët.

Për të përcjellur lëvizjen e balenave në Paqësorin Verior, ekipi i biologes detare Mary Ann Daher, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole në Massachusetts, ka shfrytëzuar sinjalet e xhiruara me sistem të hidrofonit për përcjellje, me çka janë të pajisur nëndetëset amerikane.

Shkresa pjesërisht e deklasifikuar tregon se balena e vetmuar, e cila “këndon” në rreth 52 herc, lundron nëpër oqean për çdo vjeshtë dhe dimër që nga viti 1992.

Zëri i saj nuk përputhet me asnjë lloj të balenave të njohura, edhe pse është e sigurt se i takon grupit të ashtuquajtur të balenave baleene.

“Balenat e kaltërta zakonisht shfrytëzojnë frekuenca prej 15 dhe 20 herc. Ngandonjëherë shfrytëzojnë edhe frekuenca pak më të larta, por jo më shumë se 52 herc”, thotë Mary Ann Daher. “Tingulli i balenave fine pulson në frekuencë prej rreth 20 herc, përderisa balenat gërbore shfrytëzojnë frekuenca pak më të larta. Veç kësaj, shtegu nëpër të cilin lëviz kjo balenë e vetmuar nuk i përgjigjet shembullit migrues të asnjë llojit të balenave”.

Gjatë viteve zëri i tij është bërë më i thellë, kurse shkencëtarët supozojnë se kjo është për shkak se ai është duke hyrë në moshë, por zëri i tij edhe më tej është unik dhe shumë i dallueshëm.

E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |