Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorShkencë dhe Teknologji (Moderator: nemesis)Nga 3-dimensione ne 4-dimensione e me tej


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Nga 3-dimensione ne 4-dimensione e me tej  (E lexuar 697 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ωμέγα
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 07-05-2004, 16:52:57 »
Citojeni

Është e vështirë për ne te pranojmë idenë e dimensioneve shtese pasi kur përpiqemi te perfytyrojme qoftë edhe një dimension te vetëm te shtuar ne hapësirë - jo me gjashtë apo shtatë - na bllokohet truri.

Perfytyro, për shembull, se ndodhesh ne qendër te një sferë bosh. Largesia midis teje dhe seciles pikë te siperfaqes se sferes është e barabarte. Tani, perpiqu te levizesh ne një drejtim qe te lejon te largohesh nga të gjitha pikat e siperfaqes se sferes duke ruajtur largesine e barabarte prej tyre. Se bën dot. Nuk mund të shkosh askund - askund me sa dimë ne te paktën.

Vijon nga Ne perfytyrim te dimensioneve te tjera; nga 2-D ne 3-D

Katrori ne Rrafshine do të kishte te njëjtën andralle po të kishte qenë ne mesin e një rrethi. Ai nuk mund te jetë ne qendër te një rrethi dhe te levize ne një drejtim qe e lejon te mbaje largesine e barabarte nga secila pikë e perimetrit te rrethit - ne mos levizte pergjate një dimensioni te tretë. Për fat te keq, ne nuk kemi një korrespondues te sferes tre-dimensionale te Abbott'it qe te na tregonte rrugën për tek dimensioni i katërt. (Ne matematike, veprimet më me tepër se 3 dimensione nuk perbejne ndonjë problem).

Po për rastin e 10-D ?

Ne vitin 1919, mathematekani polak Theodor Kaluza parashtroi se prania e një dimensioni te katert mund te lejonte lidhjen e Relativititetit te Pergjithshem me Teorine Elektromagnetike. Ideja, me vonë e sterholluar nga mathematikani suedez Oskar Klein, qëndronte ne atë qe hapësira ishte e perbere nga si dimensionet e shtrirjes ashtu edhe te sperdredhjes.


(fig. Nova) Rrathet përfaqësojnë një dimension shtese te hapesires qe është sperdredhur perbrenda seciles pikë te hapesires 3-dimensionale qe njohim ne
 
Dimensionet e shtrirjes janë tre dimensionet hapesinore qe njohim, ndërsa dimensioni i sperdredhur gjendet thelle perbrenda dimensioneve te shtrirjes dhe mund te perfytyrohet si një rreth. Eksperimentet treguan me vonë se dimensioni i sperdredhur i Kaluza's dhe Klein'it nuk bashkonte Relativitetin e Pergjithshem me Teorine e Elektromagnetizmit si c'ishte menduar ne fillim, por disa dhjetevjecare me vonë, teoricienet e Fillit e gjeten këtë ide te dobishme, biles te domosdoshme.

Mathematika e perdorur ne Teorine e Lartefillit kërkon te paktën 10 dimensione. Kjo do të thotë se ne mënyrë qe ekuacionet qe përshkruajnë Teorine e Lartefillit te nisin te funksionojnë - qe ekuacionet te lidhin Relativitetin e Pergjithshem me Mekaniken Kuantike, te shpjegojnë natyren e grimcave, te bashkojne forcat, e kështu me tej - atyre u duhet te vënë ne perdorim dimensionet shtese. Këto dimensione, sipas asaj qe besojnë teoricienet e Fillit, janë mbeshtjellur brenda hapesires se sperdredhur te pershkruar qe me pare nga Kaluza dhe Klein.

Për te zgjeruar hapësirën e sperdredhur ne mënyrë qe të përfshijmë këto dimensione te shtuara, perfytyro rrathet e Kaluza's dhe Klein'it te zevendesuara me sfera. Ne vend te një dimensioni shtese kemi dy nëse marrim parasysh vetëm siperfaqet e sferave dhe tre nëse marrim parasysh edhe hapësirën perbrenda sferes. Kështu, deri tani mbërrijmë ne gjashtë dimensione.

Ka dalur ne pah se përpara se te ekzistonte Teoria e Lartefillit, dy mathematikane, Eugenio Calabi i Universitetit te Pennsylvania's (shqipt. Pensillvenia) dhe Shing-Tung Yau i Universitetit Harvard, kanë pershkruar disa kallepe gjashtë-dimensionale qe teoricienet e Lartefillit thonë se plotesojne kushtet për ato lloje strukturash qe kërkojnë ekuacionet e tyre.


(fig. Nova) Kallepet 6-dimensionale te Calabi't dhe Yaus'se.
 
Nëse zevendesojme sferat ne hapësirën e sperdredhur me këto kallepe, na bëhen 10 dimensione; tre hapesinore, plus gjashtë te kallepeve te Calabi 't dhe Yau'se, plus një te kohës.

Edhe nëse Teoria e Lartefillit del te jetë e vërtetë, mund të mos arrijme kurrë te gjejmë një shpjegim apo perfaqesim pamor te dimensioneve me te larta qe do të kenaqte plotësisht mendjen e njeriut. Jo, për sa kohe një gjallese katër-dimensionale nuk do të na nxirrte nga Hapesina jonë tre-dimensionale për te na dhënë një vështrim te botës nga këndvështrimi i saj.

Nga: Rruzull.Net
« Ndryshimi i fundit: 22-12-2004, 01:55:41 nga Gjumashi » E identifikuar
IV_dimension

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 21-10-2004, 23:44:06 »
Citojeni

hmmmmmm. posi kur te thosha qe çdo gjë është e efekti i dimensionit te katert. e cili është koha. ekziston një dimension. dhe koha bën te mundur qe ne e perfytyrojme tre në vend e te një. kështu qe janë dy dimensione. vendodhja dhe koha. janë lane lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. përsa i përket teorise speciale te relativitetit nuk mund te thuhet se është plotësisht e vërtetë. hapësira ndoshta nuk perthyhet. po leviz. nejse. besoj se ti shkruajte atë qe ke lexuar. nuk e di n.q.s. je i aftë për një debat te tillë. gjithë te mirat.
E identifikuar
fashisti
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 21-10-2004, 23:55:36 »
Citojeni

iv_ dimension e lexova të gjitha artikullin tënd .dhe me sa kuptova unë me pëlqeu.por sarita ta kuptoj te hkithin se p.sh.. teorine e relativitetit e gjëra te tilla si kam bërë ende në shkollë.po duke lexuar qe ne fillim titullin nuk mund ta perfytyroj një dimension hapesinor te katert........është shumë interesante kjo.........do mundohem mos gjej ndonjë gjë ne internert.........f lasim përsëri ciao
E identifikuar

sa ma shumë të dish aq me shumë e kupton qe s'di asgjë
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 12-01-2005, 14:08:23 »
Citojeni

e lezetshme kjo teme.unë s'është qe ja them shumë për fizike po me pëlqen te lexoj artikuj rreth saj sidomos për sa i përket grimcave dhe fenomeneve astronomike.e qe ta ngas muhabetin me fal VI_dimension po nëse nuk gabohem fakti qe hapësira  perthyhej u vertetua ne një eklips ne vitin 1919 ku u pa qe rrezet qe vinin nga disa yje devijoheshin nga drita e diellit.po ashtu teoria e relativitetit qe e aftë te përshkruante edhe disa anomali qe vereheshin ne orbiten e merkurit gjë qe nuk e bënin teorite e meperparme (si ajo e gravitetit universal e newton-it).kjo teori qe qe hoqi idenë se hapësira dhe koha mund të merreshin si koncepte te ndare dhe si pasoje e kësaj teorie graviteti pershkruhet si efekt i perkuljes se hapësirë-kohës apo jo?
(nëse kam bërë ndonjë gabim ma thuaj)
mund te shtoj edhe një eksperiment qe u krye me eklipsin e fundit te jupiterit vitin e kaluar ku shkencetaret janë akoma duke perpunuar te dhenat ne tentative për te gjetur grovitonet qe janë parashikuar nga teoria e relativitetit si grimca qe trasportojne gravitetin.sipas te dhenave qe kishin deri atëherë dilte qe graviteti ecte me një shpejtesi rreth 1.06c po me një range(kufi) gabimi 0.2c kështu qe mund edhe te ece me ngadalë se drita.nëse konfermohet fakti qe ecën më shpejtë se drita atëherë për te shpjeguar këtë gjë futeshin ne loje te paktën 6 dimensione te tjera(ne teori gjithmonë).deri tani nuk kam marrë vesh ndonjë gjë te re po nëse di ndonjë diçka me tepër ta thoje
për sa i përket mendimit tënd te dy dimensioneve nuk e kam shumë te qartë sepse ngaterrohem me idenë qe koha nuk ecën njelloj nëse kemi 2 sisteme:njeri statik kurse tjetri i pershpjejtuar.ndosh ta ky fakt mund te beje qe te këtë ndryshime ne mënyrën se si shihen dimensionet rreth këtyre sistemeve...
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
Eternal^Night
Nikotine 0,7 mg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 27-07-2005, 07:49:10 »
Citojeni

ne fakt njeriu nuk arrin te perfytyroje dot as dimensionin e tretë zgerdhihet
lere pastaj kohën... si dhe dimensionet e tjera...

fusha e shikimit qe kemi është dy dimensionale, dimensioni i tretë i perfytyrueshem është mundësia qe te shohësh nga tre anë krejtësisht të ndryshme te njëjtin objekt. dimensioni i katërt pastaj është i paperfytyrueshem. nuk mund të mendosh një objekt te projektuar ne kohe. vetëm kur ndjehesh nostalgjik dhe te kujtohet muri qe para 4 vjetësh ishte i palyer. dhe prapë nuk e perfytyron dot ne të ardhmën. koha është një vektor qe ecën ne një drejtim, ne drejtimin nga ne e ndjejme kohën te rrjedhe. dhe kjo është e vetmja mënyrë për ta perftytyruar dimensionin e katert. si një vektor qe ecën krah tre dimensioneve hapesinore.

për dimensionet e tjera, te perdorura nga superstring theory si dhe teorite e tjera te kordave, (10, 11, 26, etj), ne thjesht i parafytyrojme si dimensione hapesinore, por qe nuk mund ti shohim pasi ekzistojne ne përmasa te tjera. nëse edhe ne do të kishim përmasën e një korde (ose grimce virtuale, siç e kam dëgjuar te perkthyer shqip zgerdhihet), atëherë do të ndjenim me tepër dimensione përderisa do të ekzistonim ne 10 dimensionet. dhe 3 dimensionet hapesinore qe ndjejme tani do të merrnin përmasa krejt te tjera dhe praktikisht nuk do të ishin me ne perceptimin tonë (perfytyro një sferë qe leviz brenda një sferë tjetër. te dyja bashke bëjnë 6 dimensione ku mund te levizesh. megjithëse 3 dimensionet e tua te lënë liri ty, 3 dimensionet e tjera janë relative me zhvendosjen e sferes ku ti mund te levizesh lirisht).

megjithatë qe një teori te jetë e saktë, duhet te përputhet me vezhgimet, por përderisa ne nuk mund ti vezhgojme direkt këto dimensione, dhe meqë kemi te dhëna për forcat themelore te universit (forca berthamore e fortë, forca berthamore e dobët, graviteti dhe forca elektromagnetike), atëherë ne i parafytyrojme këto forca si "korda" qe ekzistojne ne këto dimensione shtese. pra janë thjesht një shpjegim teorie. dhe një hap me tej drejt teorise qe unifikon mekaniken kuantike me relativitetin e pergjithshem... por asgjë s'dihet me saktësi deri me sot... mund te jetë edhe një rrugë e gabuar dhe të mos ekzistoje asnjë dimension me tepër, megjithëse mundësia është tepër e vogël.
E identifikuar

And I looked, and behold a pale horse: and his name that sat on him was Death, and Hell followed with him. And power was given unto them over the fourth part of the earth, to kill with sword, and with hunger, and with death, and with the beasts of the earth.
Eternal^Night
Nikotine 0,7 mg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 27-07-2005, 08:27:45 »
Citojeni

ne përgjigje te nemesis, për gravitonet, ato nuk mund te ekzistojne jashtë teorise se kordave... d.m.th. teorise qe i përshkruan me saktë ato, dhe si te tillë gravitonet janë te detyruar te ekzistojne ne dimensione te tjera. fakt tjetër, me i thjeshtë, është qe gravitonet nuk janë vezhguar ende (domethënë një kuant graviton është gati e pamundur te vezhgohet). pra nëse ekzistojne, janë jashtë dimensioneve qe ne mund te vezhgojme.

gjithesesi, tema shumë interesante... zgerdhihet
E identifikuar

And I looked, and behold a pale horse: and his name that sat on him was Death, and Hell followed with him. And power was given unto them over the fourth part of the earth, to kill with sword, and with hunger, and with death, and with the beasts of the earth.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |