Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: KOMENT PER GRIPIN  (E lexuar 504 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 20-04-2005, 11:30:57 »
Citojeni

KOMENT PER GRIPIN

 

 
Amerika dhe Europa, njohen gjatë dimrit te vitit  1999-2000, një epidemi te papare te gripit, te shkaktuar nga njeri prej llojeve me agresive dhe tipike te viruseve te gripit, për te cilin nuk egziston ndonjë mbrojte specifike nga ana  e mjekesise bashkohore përveç një ose dy vaksinave te cilat nuk kanë ndonjë efekt të madh mbrojtes.Ky lloj gripi është me i zakonshem tek moshat e thyera te cilët kanë qenë edhe viktimat kryesore te tij. Këtu ne do të përshkruajmë një mënyrë te thjeshtë dhe mjaft te lehtë për rritjen e imunitetit te organizmit te njeriut ndaj infeksionit me këto viruse ne përgjithësi, dhe se si ta reduktojme ne minimum gripin, kur ai është shfaqur. Kjo gjë është një pjesë e jetës dhe veprimtarive te perditshmne te muslimanit kur ai lahet dhe pastrohet 5 here ne ditë për namazet e obliguara. Ky lloj pastrimi quhet “abdes”, një pjesë esenciale e te cilit është edhe larja e gojes dhe e hundës nga  tri here , ne një mënyrë specifike te cilën do da shpjegojme ne vijim: Të marrësh ujin me doren tënde dhe ta futesh ne goje duke  e lënë te arrije thelle ne te si dhe ne faring duke e shoqëruar këtë me gargara dhe pastaj nxjerrja e ujit jashtë . Me pas larja e hundës pothuajse ne te njëjtën mënyrë duke e lejuar ujin te depertoje ne thellesite e hundës.Kjo gjë përsëritet tri here.

Kjo gjë ka mjaft dobi e nder ta permendim:

1-E lejon hunden, qe është rruga normale e frymemarrjes, te jetë e hapur gjatë gjithë kohës dhe nuk lejon bllokimin e saj, dhe si rrjedhoje ndalon frymemarrjen  me anë te gojes qe do të thotë se:

-Ajri qe arrin ne mushkeri është i pastër nga pluhurat dhe nga mikrobet e ndryshme.

-Ai ka një temperature normale.

-Lageshtia e ajrit qe thithet është gjithashtu normale për organizmin e njeriut.

2-Uji qe kalon nëpër hunde duket se ka një efekt të madh ndaj pjeseve te brendshme te saj duke i lënë ato te hapura , pastron akumulimin e sekrecionit te zakonshem te hundës, dhe  ndalon ne këtë mënyrë infeksionin , qoftë ai akut apo kronik.

3-Gjithashtu, kalimi i ujit nëpër goje dhe gargara ne fyt ka një efekt pastrues te faringut dhe te bajameve duke ndaluar infeksionin e tyre.  

4-Ky veprim duket se e rrit rezistencen e membranes se brendshme te hundës ndaj infeksioneve me viruset e gripit te zakonshem,bile edhe nëse ky infeksion egziston , ai nuk do të zgjase me shumë se dy-tre ditë.

5-Ai gjithashtu redukton reaksionet alergjike te mukozes ne membranen e hundës.

 
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Hajduti_i_Zemrave
Avokat I Popull
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 23-04-2005, 06:50:55 »
Citojeni

Në një raport të Organizatës Botërore të Kujdesit ndaj Kafshëve dhe Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmërohet se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen. Në raport theksohet nevoja e zbulimit të sëmundjes në fazat e hershme dhe asgjesimit të shpendëve të infektuar. Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë.

Në Azinë Juglindore gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët nuk kanë mjetet për ta luftuar.

Shefi i seksionit për gripin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, doktor Klaus Stohr, thotë se beson që shpërthimi i një epidemie gripi është më afër se kurrë më parë. Ai thotë se bashkësia botërore është aktualisht e papërgatitur për një epidemi e cila shfaqet çdo 20-30 vjet dhe shkakton vdekjen e dhjetra miliona njerëzve. Dr. Stohr thotë se mendon që shpërthimi i epidemisë në gjithë botën do të shkaktohet nga virusi i gripit të shpendëve në Azi. Ai tha se ky variatet gripi ka infektuar 44 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 32 prej tyre.

Doktoreshë Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë: "Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t'i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente".

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve. "Do të ishte e vështirë për çdo vend, ... që ta përballojë i vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej".

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.

Gripi

Gripi është ngjitës ose transmetues. Mjafton vetëm një teshtitje që virusi të kalojë nga një njeri tek tjetri. Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi. Kur personi ndjehet i sëmurë, do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundët dhe hyjnë në ajrin rrethues në kërkim të viktimës tjetër.

Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet.

Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën, për shkak se çdo dimër virusi i gripit ndryshon, kështuqë dozat e papërdorura duhen hedhur.

Në vitin 2003, një virus gripi hyri në Shtetete Bashkuara nëpërmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 përqind të udhëtarëve në aeroplan.

Në shtim

Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan të dhënat shëndetësore të personave që ishin shtruar në spitale midis viteve 1979 - 2001. Gjatë studimit u vu re se rastet e gripit kanë ardhur duke u shtuar dhe se periudha e gjendjes gripore është bërë më e gjatë, nga 8 javë në 12 javë.

Gjatë periudhës së lartpërmendur rreth 200 mijë veta ishin shtruar në spital si pasojë e gripit dhe personat 85 vjeç e sipër kishin më të ngjarë të shtroheshin në spital se sa personat në moshë më të re.

Në fakt në rrezik më të madh janë 50 vjeçarët që kanë një sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Po ashtu në rrezik janë edhe fëmijët deri në 5 vjeç. Këta fëmijë qëndruan në spitale për një periudhë më të shkurtër kohe, mesatarisht 3 deri 4 ditë, ndërkohë që personat më të moshuar qëndruan të shtruar në spital si pasojë e gripit nga 7 deri në 8 ditë.

Këto të dhëna duket se theksojnë edhe më shumë nevojën e vaksinimit kundër gripit, ndërsa periudha e dimrit afron.
E identifikuar

~`~`~`~`~` Albanian DeeJay WebZone ~`~`~`~`~`~
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |