Kërkohet ndalim i klonimit riprodhues
Shkencëtarët koreano-jugorë që me sukses klonuan embrione të njeriut për të marrë inde për studime shkencore kanë bërë thirrje që të ketë një ligj që ndalon klonimin e foshnjeve.
Klonimi i embrioneve

Klonimi do të mundësojë kurimin e sëmundjeve
Woo Suk Hwang që drejtoi studimin tha se klonimi riprodhues ishte gabim dhe çdo komb duhet ta nxjerrë atë jashtë ligjit.
Ai po fliste në një konventë shkencore të mbledhur në Seattle ku u bënë të ditura rezultatet e studimit.
Woo Suk Hwang i Universitetit Kombëtar të Seulit dhe kolegët e tij e morën materialin gjenetik nga qeliza normale të femrave donatore dhe e kombinuan atë me vezët e tyre.
Embrionet e përftuara pastaj u zhvilluan që të prodhonin inde që mund të ndahen në çdo ind qelizor.
Qëllimi është që ato të përdoren për të zëvendësuar indet që nuk funksionojnë tek pacientët e sëmurë.
"Meqë këto qeliza bartin kodin gjenetik të bërthamës qelizore të njeriut, pas ndryshimeve, mund të pritet që të transplantohet pa kundërshtimin imun të çrregullimeve degjeneruese," tha profesori Hwang.
"Mënyra jonë hap rrugën për përdorimin e këtyre qelizave të zhvilluara në mënyrë specifike në mjekësinë e transplantimit," shtoi ai.
Hollësi të këtij studimi janë botuar në versionin on-line të revistës "Science".
30 embrione
Ekipi i shkencëtarëve i tregoi revistës se si përdori 242 vezë të marra nga 16 gra në eksperimentin e vet.
Në secilin rast, materiali i transferua nga bërthama e një qelize jo-riprodhuese, që përmban formulën gjenetike të femrës, në një vezë pa bërthamë të të njëjtës donatore.
Pas këtij transferimi, faktorë brenda citoplazmës së vezës pritëse, besohet se kanë riprogramuar përmbjatjen e re të bërthamës, duke aktivizuar gjenet embrionale.
Këto qeliza të veçanta u panë të ndaheshin në të tre llojet e indeve që gjenden në trupin e njeriut, thanë studiesit.
Qëllimi që ata përmeedën për studimin, është të studiohen indet embrionale të njeriut për të parë se si mund të përdoren ato si mjet terapeutik për të mjekuar sëmundje si diabeti, asteoartriti, sëmundja e Parkinsonit, gjatë të cilave, indet fillojnë të vdesin.
Shqetësime
Shkencëtarët koreano-jugorë thonë se do t'i përdorin teknikat për klonim terapeutik, por ekziston shqetësimi se ato mund të përdoren për klonim riprodhues, për krijimin e qenieve njerëzore.
Deri tani, embrionet njerëzore janë rritur vetëm për një javë, kështu që është pamundur të thuhet nëse ato do të zhvillohen si duhet më tej, problem ky që është hasur në shumë prej përpjekjeve për klonimin e kafshëve.
Përqindja e suksesit në këtë studim ishte më e ulët në rastin e minjve dhe të bagëtive, duke theksuar kështu edhe një herë, vështirësitë e mëdha që janë hasur në klonimin e primatëve.
Por studiuesit koreanë që kanë kryer këtë studim të fundit besojnë se pa patur mundësinë e punimit në laboratorin e tyre të pajisur më së miri dhe pa numrin e madh të vezëve që atyre iu desh për të perfeksionuar metodat e tyre, ka pak gjasa që shkencëtarë të tjerë të mundet të klonojnë embrionet njerëzore.