Forumi ShkencorBlogu ShkencorTeknologji Moderne (Moderator: nemesis)Kina po mundohet të krijojë "fëmijën perfekt"
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kina po mundohet të krijojë "fëmijën perfekt"  (E lexuar 375 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 31-05-2009, 19:09:32 »
Citoje

Programi që parashikon testime e prova për të gjithë fëmijët.

Kina po mundohet të krijojë "fëmijën perfekt", krijesën që do të jetë fryt i gjenetikës dhe një eksperimenti të inxhinierisë sociale. Si vendi me numrin më të madh të lindjeve në planet, republika popullore do të çojë deri në pasoja ekstreme seleksionimin e specieve. Fëmijët do të shkëputen nga bota e lodrave, nga ëndrrat dhe asgjë nuk do t‘i lihet rastësisë. Çdo hap në formimin e tyre do të jetë shkencor dhe i planifikuar. Duke i transformuar vitet e para të jetës në një laborator të madh, kinezët janë të bindur se mund të arrijnë kufijtë më ambiciozë: të nxjerrin që nga kopshti materialin njerëzor të një brezi për çmime "Nobel", supermenaxherë apo gjenish në muzikë. Ata që kryejnë eksperimentin në mënyrë sistematike janë autoritetet qeveritare të Chongqing, me 30 milionë banorë, qyteti më i populluar i planetit. E përditshmja qeveritare "China daily", e vlerëson shumë projektin e formimit të "fëmijës perfekt" që po zhvillohet në këtë qytet. Gjithçka nis nga biogjenetika: njëmijë fëmijë i janë nënshtruar një testi ADN-je që duhet të masë aftësitë e tyre të lindura në fusha të ndryshme. Inteligjencë, aftësi atletike, talent artistik dhe muzikor, prirje për të drejtuar. Nga njëmijë, brenda këtij viti do të seleksionohen 50 të tillë, ata më të talentuarit që nga lindja, që më pas do të jenë edhe kaviet e para të eksperimentit. "Pallati i fëmijëve" ose "Qendra e Trajnimit të Fëmijëve" do të kujdeset që të ndjekë për këta fëmijë rrugë formuese të veçanta, për të parë aftësitë e tyre dhe për t‘i shfrytëzuar në maksimum ata. Për t‘i hedhur më pas në ato fusha ku janë më të përshtatshëm: në kompeticione shkencore, sfida profesionale, sukses ekonomik, çmime botërore në çdo fushë. Në shkencë apo në art, në ekonomi apo sport: gjithkujt do t‘i jepet vendi ku e ndien se mund të dominojë. Asgjë nuk do t‘i lihet intuitës apo preferencave personale. Materiali gjenetik do të certifikohet nga një prej laboratorëve më të mirë të analizave të Republikës Popullore, "Shanghai Biotech". "Po zgjedhim qelizat e ADN-së nga mukozat orale të fëmijëve të qytetit dhe do t‘ua besojmë shkencëtarëve të Shangait", ka shpjeguar Chen Minqiang përgjegjësi i marketingut të këtij projekti. Sepse qyteti i Chongqing ka menduar edhe për marketingun: një programi të tillë i bëhet reklamë me krenari, sepse është eksperimenti-pilot i një politike që duhet zgjeruar në shkallë kombëtare. Nuk ka shërbyer pothuajse fare mendimi i pedagogut të njohur, Yu Wei, që deklaroi se: "Kini kujdes, jetët e këtyre fëmijëve, mund të shkatërrohen nëse do të trajtohen si makina gare". Gong Kang, drejtuesi i departamentit shëndetësor në "Biotech" tregon se teste të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe me kampionë fëmijësh nga Pekini dhe Shangai".

Ka kaluar më pak se një vit nga triumfi kombëtar në Lojërat Olimpike të Pekinit dhe ja ku "metoda olimpike" po frymëzon një vizon të plotë të shoqërisë së të ardhmes. Në gusht të vitit 2008 arriti të kurorëzohej me sukses një operacion që kishte shumë vjet që ishte planifikuar: atletët e Republikës Popullore të Kinës kaluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket numrit të medaljeve të fituara, sepse "takimi" me historinë ishte përgatitur me shumë kujdes. "Përbërësit" kryesorë janë të njëjtë me ata që tani aplikohen për të ndërtuar "fëmijën perfekt".

Së pari: një basen demografik i pashoq në botë për sa i përket materialit human që duhet marrë rreth 1 miliardë e 300 milionë banorë).

Së dyti: një seleksionim i pamëshirshëm me metoda të tilla ku ashpërsia duhet pranuar në emër të një interesi të lartë.

Së treti: aplikacioni te qeniet njerëzore i shkencës dhe teknikës më të avancuar.

Kjo treshe përbërësish rezultoi e parezistueshme në fushën sportive, ku epërsia kineze ka mbërritur deri te disiplinat atletike që deri pak kohë më parë dukeshin të paarritshme. Atëherë lind pyetja se përse të mos funksionojnë për të nxjerrë "Nobel" në matematikë, shefa ekzekutivë të shoqërive shumëkombëshe, talente në piano? Vërtet mund të na befasojë një vizion kaq elitar, garues dhe darvinian, në një komb që për 30 vjet ishte pjesë e një komunizmi ku njerëzit ishin të gjithë të barabartë. Por, vetë Mao Ce Duni ishte i vendosur ta transformonte popullin e tij në një "faqe të bardhë", që për të arritur objektiva historikë i duhej dhënë një formë e caktuar. Tani ai manipulim ka ndryshuar dhe aplikohet në një vend që është përshtatur totalisht me ligjet e forta kapitaliste. Kufijtë janë ata të fiksuar nga ekonomia e tregut, në një përballje globale mes sistemeve. ‘Fëmija perfekt" edhe mund të dështojë, por gjithsesi, mbetet një model vlerash, një paradigmë sociale që na ofrohet nga kinezët. Bashkia e Chongqing po planifikon në mënyrë shkencore një sjellje që sot shumë prindër kinezë kanë ndaj fëmijëve: një investim i madh lekësh dhe presioni psikologjik, një edukim të ashpër, stres të paimagjinueshëm për të qenë të parët e klasës dhe kurse private për anglisht, matematikë, muzikë. Nuk është një "zanat" i thjeshtë të jesh fëmijë në Kinë sot. Aq më tepër që kriza ekonomike bën që të shfaqet sërish një problem që dukej se ishte zhdukur prej kohësh: numrin e madh të të papunëve intelektualë, me rreth tre milionë të rinj të diplomuar që nuk gjejnë dot punë. Këtij brezi që përballon konkurrencën globale me të rinjtë e Perëndimit, liderët kinezë u mësojnë se nuk është e rëndësishme të marrësh pjesë, por të fitosh, edhe me kushtin e prodhimit të fëmijëve në laborator.

G.Shqip
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Kërko ndihmë në matematikë

Anketa
  • ushqiimi dhe rendesia e saj .Si tretet ushqimi ne organizmin tone . Cilet jane rruget e organeve ku kalon ushqimi
  • Dot .
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot .
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 0
  • Shiko temen

* Sponsor