|
Berni
|
 |
« më: 13-03-2007, 13:10:34 » |
|
Hekuri, çimentoja, xhami: historia e njerëzimit, treguar nga materialet e saj
Është tabela periodike e elementeve zbulimi më kuptimplotë në historinë e evolucionit të materialeve. Një pikë e nevojshme për atë që punon në botën e metaleve, mineraleve dhe materialeve, ku pas muajsh të tërë klasifikimesh e mendimesh u zgjodh dhe u votua si shpikja më e rëndësishme e njerëzimit nga 4235 anëtarë të 68 shteteve, të cilët bëjnë pjesë në "Aimmpe" ("American Institute of Mining, Metallurgical and Petroleum Engineers"), institut i cili merret me kërkimin e materialeve të reja.
Tabela periodike e elementeve është skema me të cilat kontrollohen atomet mbi bazën e numrit atomik të tyre, ose në bazë të numrit të protoneve ekzistuese në bërthamën e elementëve. Dhe në bazë të kësaj karakteristike që kanë atomet, nga oksigjeni në karbon, nga hekuri tek urani, tërhiqen ose shtyhen ndërmjet njëri-tjetrit.
Megjithatë, është e rëndësishme që këtë tabelë, e cila prodhon gjithmonë materiale të reja, duhet ta kemi gjithmonë të pranishme.
Studimi i elementeve të fundit nuk ka fund, shpjegon Diran Apelian, profesor në "Worcester Polytechnic Institute" të Massachusetts (SHBA): "Forca e drejtimit për studimin e materialeve, të paktën për atë që u takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është Departamenti i Mbrojtjes. Por, në të vërtetë nuk ekziston kategoria teknologjike, e cila nuk është e interesuar për materialet e reja, nga energjia te transporti, nga prodhuesit e ushqimeve te riciklimi e deri te mjekësia".
Por cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme apo zbulimet e historisë në disiplinën që kanë lënë shenja të thella për njerëzimin? Në vendin e dytë anëtarët e "Aimmpe" kanë vendosur të vënë shkrirjen e hekurit, që daton rreth 3550 vjet para Krishtit, e cila ka qenë një vepër e egjiptianëve, që fillimisht e përdornin metalin për të bërë stoli gjatë ceremonive. Në vendin e tretë ata kanë vendosur shpikjen e transistorëve, që ndodhi në vitin 1948: një zbulim absolutisht fondamental për të gjitha pajisjet elektronike në fillim dhe për lindjen e "microchip" e më pas për teknologjinë e kompjuterëve.
Pas transistorëve, në vendin e katërt vazhdon zbulimi i xhamit, i cili daton rreth vitit 2200 para Krishtit: është materiali i dytë jometalik më i përdorur në botë pas qeramikës. Në vendin e pestë u votua zbulimi i bërë nga Anton van Leeuwenhoek, shpikësi i atij mikroskopi, i cili i dha mundësinë botës të vëzhgojë materiale me një fuqi vizive 200 herë më të fuqishme se ajo që arrin syri i njeriut.
Dhe më pas çimentoja, një material që dalëngadalë ka transformuar mënyrën e ndërtimit, duke filluar nga pjesa e dytë e 1700-ës.
Në vendin e shtatë është pozicionuar vënia në jetë e prodhimit të çelikut, i cili filloi rreth 300 vjet para Krishtit në Jug të Indisë, por që u bë i njohur qindra vjet më pas, sidomos në Damask, kur me çelik filluan të prodhohen shpata.
Zbulimi i tetë daton rreth 5000 vjet para Krishtit, mundësia për ta shkëputur bakrin dhe të mund ta modelonin në forma të ndryshme: kështu lindi metalurgjia nxjerrëse nga ana e popujve që jetonin në Turqinë e tanishme. Në vendet e fundit janë pozicionuar dy zbulimet më të vonshme: ajo e bërë në vitin 1912 nga Max von Laue, shpërbërja e rrezeve X nga ana e kristaleve (sot është teknika më e rëndësishme për studimin e pandërprerë të kristaleve) dhe në fund është konsideruar procesi "Bessemer", ose më saktë procesi i përdorur për prodhimin e çelikut në sasi e forma të mëdha (e njohur me emrin e vetë krijuesit Bessemer), që mund të karikojë gradualisht ngrirjen e çelikut.
Asnjë shpikje italiane? E para që kërkon në listë është në vendin e 47-të. Bëhet fjalë për vënien në jetë të "depozicionit elektro-kimik", i shpikur nga Luigi Brugnatelli në 1805-ën: procesi kur një objekt mbulohet nga ose disa materiale, mesatarisht të përdorshme nga erërat.
Fituesi
I dedikohet Dimitri Mendelejevit shpikja e tabelës periodike. Ajo është vlerësuar si zbulimi më domethënës në historinë e njerëzimit
Tabela periodike
Është skema me të cilën kontrollohen atomet mbi bazën e numrit atomik
Hekuri
Daton rreth 3550 vjet para Krishtit dhe ka qenë një vepër e egjiptianëve, që fillimisht e përdornin metalin për të bërë stoli gjatë ceremonive
Transistorët
U shpik në 1948-ën nga John Bardeen, Walter H. Brattain dhe William Shockeley
Xhami
Vepër e persianëve, (2200 vjet para Krishtit), sot është një nga materialet më të përdorshme jometalike
Mikroskopi
Zbulimi i bërë nga Anton van Leeuwenhoek në 1668-ën, që i dha mundësinë botës të vëzhgojë materiale me një fuqi vizive 200 herë më të fuqishme se ajo që arrin syri i njeriut
Çimento
Falë John Smeaton, duke filluar që nga gjysma e viteve 1700, e ka transformuar lehtësisht mënyrën e ndërtimit të kullave e pallateve
Çeliku
Prodhimi i çelikut ka filluar rreth 300 vjet para Krishtit, në Jug të Indisë. U bë i njohur qindra vjet më pas, sidomos në Damask, kur me çelik filluan të prodhohen shpata
Bakri
Një zbulim i cili daton në vitin 5000 para Krishtit
Rrezet X
Shpërbërja e rrezeve X nga ana e kristaleve, shpikur nga Max von Laue në vitin 1912
Bessemer
I ashtuquajturi procesi "Bessemer" shërben për prodhimin e çelikut në sasi dhe forma të mëdha
G.Shqip
|