Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorShkencë dhe Teknologji (Moderator: nemesis)Bateritë e së ardhmes do ushqehen me sheqer !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bateritë e së ardhmes do ushqehen me sheqer !  (E lexuar 414 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 11-09-2007, 08:24:26 »
Citojeni

Të ashtuquajturat “bio-bateri” nuk do ushqehen më me energji elektrike

Bateritë e së ardhmes nuk do
të ushqehen me energji elektrike
apo diellore, por me glukozë.
Dihet se kjo e fundit arrin të furnizojë
me energji të gjithë trupat
njerëzorë dhe për këtë arsye shkencëtarët
kanë tentuar të shkojnë
edhe më larg. Pra, që ta
kthejnë atë në burim energjie
sikundër edhe elektriciteti. Prova
e parë për këtë do të jenë të ashtuquajturat
“bio-bateri”, të cilat
do të kenë brenda tyre një përbërje
plastike me origjinë vegjetale.
Me një përmasë prej 3.9
centimetrash, ato do të arrijnë të
prodhojë energji falë një reaksioni
të provokuar nga prej ushqimit
me një enzimë që ka në përbërje
të saj sheqer. Sipas testimeve të
realizuara deri tani, këti bateri do
të jenë në gjendje të çlirojnë një
energji prej 50 mili/Vat.
Ndërkaq, një zbulim i fundit
ka qenë edhe ai i një baterie
e cila ka për katalizator një
enzimë, përmes së cilës është e
mundur rigjenerimi i fuqive energjike
të saj. Çelësi i saj është një
polimer i ri i cili mund të ushqehet
edhe në etanol e jo vetëm në
energji elektrike. Këto bateri,
mund të arrijnë të përdoren
edhe për telefonat celularë.
“Duket një gjë e madhe, - pohon
lidhur me një fakt të tillë, Bob
Hokadej, themelues i baterisë
që ushqehen me metanol. Këto
enzima janë shumë ekonomike
dhe katalizues shumë të mirë
për bateritë”.
Qelizat e këtyre enzimave,
funksionojnë duke e kthyer
në elektricitet energjinë e
çliruar gjatë kohës kur oksigjeni
dhe hidrogjeni reagojnë në
ujin e produkteve si vodka.
Hidrogjeni i pastër është një gaz
shpërthyes dhe i vështirë për t’u
vënë në dukje. Dhe pikërisht,
këto enzima arrijnë ta largojnë
hidrogjenin prej enzimave.
Gjithsesi, provat e deritanishme
kanë treguar se asnjë bio-bateri
nuk ka patur enzima të cilat kanë
mundur të zgjasin më shumë se
pak ditë. Dhe metoda tipike për
ta zgjidhur një problem të tillë
është ai i mobilizimit të enzimave
duke i fiksuar ato në elektrodat
përkatëse, por ende nuk ka
treguar se funksionon plotësisht.
Kanë qenë Shelli Minter
dhe kolegët e tij të Universitetit
në Misuri të cilët kanë rizbuluar
elektrodat e polimerit. “Enzimat
kanë zgjatur më shumë se disa
orë dhe ende funksionojnë”, tregojnë
ata.

Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |