|
Berni
|
 |
« më: 11-09-2007, 08:24:26 » |
|
Të ashtuquajturat “bio-bateri” nuk do ushqehen më me energji elektrike
Bateritë e së ardhmes nuk do të ushqehen me energji elektrike apo diellore, por me glukozë. Dihet se kjo e fundit arrin të furnizojë me energji të gjithë trupat njerëzorë dhe për këtë arsye shkencëtarët kanë tentuar të shkojnë edhe më larg. Pra, që ta kthejnë atë në burim energjie sikundër edhe elektriciteti. Prova e parë për këtë do të jenë të ashtuquajturat “bio-bateri”, të cilat do të kenë brenda tyre një përbërje plastike me origjinë vegjetale. Me një përmasë prej 3.9 centimetrash, ato do të arrijnë të prodhojë energji falë një reaksioni të provokuar nga prej ushqimit me një enzimë që ka në përbërje të saj sheqer. Sipas testimeve të realizuara deri tani, këti bateri do të jenë në gjendje të çlirojnë një energji prej 50 mili/Vat. Ndërkaq, një zbulim i fundit ka qenë edhe ai i një baterie e cila ka për katalizator një enzimë, përmes së cilës është e mundur rigjenerimi i fuqive energjike të saj. Çelësi i saj është një polimer i ri i cili mund të ushqehet edhe në etanol e jo vetëm në energji elektrike. Këto bateri, mund të arrijnë të përdoren edhe për telefonat celularë. “Duket një gjë e madhe, - pohon lidhur me një fakt të tillë, Bob Hokadej, themelues i baterisë që ushqehen me metanol. Këto enzima janë shumë ekonomike dhe katalizues shumë të mirë për bateritë”. Qelizat e këtyre enzimave, funksionojnë duke e kthyer në elektricitet energjinë e çliruar gjatë kohës kur oksigjeni dhe hidrogjeni reagojnë në ujin e produkteve si vodka. Hidrogjeni i pastër është një gaz shpërthyes dhe i vështirë për t’u vënë në dukje. Dhe pikërisht, këto enzima arrijnë ta largojnë hidrogjenin prej enzimave. Gjithsesi, provat e deritanishme kanë treguar se asnjë bio-bateri nuk ka patur enzima të cilat kanë mundur të zgjasin më shumë se pak ditë. Dhe metoda tipike për ta zgjidhur një problem të tillë është ai i mobilizimit të enzimave duke i fiksuar ato në elektrodat përkatëse, por ende nuk ka treguar se funksionon plotësisht. Kanë qenë Shelli Minter dhe kolegët e tij të Universitetit në Misuri të cilët kanë rizbuluar elektrodat e polimerit. “Enzimat kanë zgjatur më shumë se disa orë dhe ende funksionojnë”, tregojnë ata.
Koha Jone
|