|
M A X
|
 |
« më: 13-10-2004, 15:10:24 » |
|
AVIONI I SE ARDHMES?
Edvin Cami
I riu 28 vjeçar turk Hasan H. Jeni ka arritur te pergatise projektin e një avioni qe mund te qëndrojë ne hapësirë pa u furnizuar me lende djegese
Gazeta turke 'Zaman' bën te ditur një lajm interesant, sipas te cilit një i ri turk, i dashuruar qysh ne femijeri me aviacionin, ka arritur te terheqe vemendjen e forcave te armatosura turke përmes pergatitjes se projektit te një avioni qe është ne gjendje te fluturoje pa perdorur lende djegese.
28 vjecari Hasan Hysejn Jeni ka mundur te shpike një teknologji te re qe i krijon mundësinë motorit te avionit te përdore si lende djegese gazrat ekzistuese ne atmosfere. Pervec kësaj, konstrukti i avionit parashikohet te jetë i tillë qe te siguroje uljen e ferkimit me ajrin thuajse ne zero.
I pakapshem për radaret
Një tjetër karakteristike e modelit te avionit te përgatitur nga 28 vjecari i apasionuar është edhe pakapshmeria e tij nga radaret. Duke qenë se avioni është ne gjendje te fluturoje pa nxjerre zjarr nga motori, ai nuk mund te ndiqet as nga radaret, as nga raketat goditese qe terhiqen nga nxehtesia e trupit te avioneve te zakonshem. Zbritja e ferkimit ne zero dhe çlirimi i avionit nga ngarkesa e lendes djegese, e cila ne avionet e zakonshem arrin deri ne 6,5 tonë, e bën këtë avion me te manovrueshem. Sipas llogaritjeve, aftësia manovruese e këtij avioni është afro 40% me e lartë se ajo e avioneve te deritanishem, ndërsa shpejtësia e tij llogaritet te jetë 20% me e lartë.
Ne rast te realizimit te këtij avioni, është normale qe edhe avione si F117, B2, TR1 apo U2 te mbeten primitive. Avioni ne fjale perbehet nga 70% aluminium, 15% celik, 5% titan, si dhe disa pjesë te tjera qe nuk bëhen te ditura.
Projekti është serioz
Pas njoftimeve qe i dergoi forcave ajrore turke, me date 20 gusht 2002 Hasan H. Jeni u ftua ne Komanden e Logjistikes Ajrore ne Ankara dhe sqaroi projektin tij ne prani te një ekipi te kryesuar nga gjeneral lejtnant Erdoan Karakush dhe nga inxhinieri ushtarak Ouz Sejran. Ekipi i perbere nga ushtarake te lartë u njoh me projektin ne një brifing qe zgjati shtatë ore. Me pas komisioni deklaroi se projekti është i logjikshem dhe i realizueshem, por për shkak te veshtiresive ekonomike qe Turqia po perjeton kohët e fundit, vënia e tij ne jetë mund te nise pas një periudhe prej 15-20 vjetësh.
Oferta nga SHBA dhe Irani
Pasi kanë mësuar për projektin, ambasadat e SHBA-se dhe Iranit kanë qenë te parat qe kanë kontaktuar me të riun turk për t'ââ¢i kërkuar venien ne jetë te projektit ne vendet e tyre. Mirëpo i riu idealist i ka kthyer mbprash ofertat, me dëshirën qe, sipas tij, avione te tillë te fluturojne vetëm ne qiejt e atdheut te vet.
'I sherbej vetëm kombit tim'
'I ndjeri im atë, sa ishte ne jetë, ma la amanet qe të mos i sherbej asnjë kombi tjetër përveç kombit tim,' thotë Hasan H. Jeni, 'dhe për këtë arsye, unë i refuzova ofertat.' Sipas tij, avionet qe ne Shtetet e Bashkuara prodhohen me një shpenzim prej 150 mijë dollaresh, i shiten vendeve si Turqia me një çmim prej 30 milione dollaresh. 'Projekti im nuk do të kushtoje me shumë se 200 mijë dollare dhe, nëse vihet ne jetë, varesise sone nga jashtë i vjen fundi,' thotë Hasan H. Jeni, ndaj te cilit, krahas ofertave te majme e pergezimeve, kohët e fundit kanë nisur te shtohen, natyrisht, edhe kërcënimet nga persona te paidentifikuar.
|