Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ANTHRAKSI  (E lexuar 451 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 19-03-2005, 06:10:17 »
Citojeni

ANTHRAKSI  
 
 
 

 

ç'është Anthraksi ?

Anthraksi është një semundje me infeksion te mprehte shkaktuar nga bacteria spor-formuese e quajtur "ANTHRAKS BACILLUS". Anthraksi ndodh zakonisht tek vertebroret shtepiak dhe te egra si: bagetite e trasha, delja, dhia, deveja, antilopa dhe barengreneset, por ai mund të ndodhë tek qenjet njerëzore kur  ato janë te ekspozuara tek kafshet e infektuara ose ind prej kafsheve te infektuara.

Pse anthraksi është teme e ditës?

Sepse anthraksi konsiderohet te jetë ndermjetes (agjent) potencial  për përdorimin ne luftën biologjike. Departamenti i mbrojtjes ka filluar  dhenjen e vaksinave për personelin ushtarak aktiv te cilët mund te përfshihen ne konflikt.

Si është perhapur anthraksi  dhe kush mund te infektohet me te?

Anthraksi është perhapur me shumë ne  zonat bujqesore ku ai ndodhet tek kafshet. Kjo perfshin Ameriken qendrore dhe jugore, Europen jugore dhe lindore, Azine, Afriken dhe Lindjen e Mesme. Anthraksi infekton njeriun  kur ai ekspozohet  tek kafshet e ifektuara ose tek produktet e tyre. Punetoret qe ekspozohen tek kafshet e ngordhura dhe produktet e tyre nga vendet e tjera   ku Anthraksi është me i perhapur mund te infektohet me bakterien Bacillus (anthraks industrial). Anthraksi ne bagetite e egra  ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Si është transmetuar Anthraksi?

Infeksioni i anthraksit mund të ndodhë ne tre forma: nëpërmjet lekures, frymemarrjes dhe gastrointerik. Sporet e Anthraksit mund te jetojne ne toke për disa vjet, dhe njeriu mund te infektohet me prekjen e produkteve te kafsheve te infektuara ose nëpërmjet frymemarrjes se sporeve te anthraksit  nga produktet e ndotura. Gjithashtu mund te përhapet nëpërmjet  konsumimit te mishit jo te gatuar mirë te kafsheve te infektuara.

Cilat janë simptomat e Anthraksit?

Shenjat e kësaj semundje varen ne rrugën se si është infektuar, por shenjat zakonisht ndodhin brenda shtatë ditëve.

Nepermjet lekures: rreth 95% e infeksioneve te Anthraksit ndodhin kur bacteria deperton ne te çarat e lekures si p.sh. kur prekin leshin e kafshes se infektuar apo lekuren e saj dhe veçanërisht qimet e dhise se infektuar. infeksioni i lekures fillon si një ngritje e lekures ne formë zgjebje qe i ngjan te pickuarit te ndonjë insekti por brenda  dy ditesh zhvillohet ne një fshigez dhe pastaj ne formë gangrene (plage) pa dhimbje zakonisht 1-3 cm ne diameter, qe karekterizohet me një qendër te zeze siperfaqesore. Gjendrat limfatike ne afersi te zones se prekur mund te fryhen. Rreth 20% e rasteve te lekures te  pa mjekuara shkaktojne vdekje.  Vdekjet janë re rralla me therapi antimikrobale te duhura.

Nepermjet frymemarrjes: Simptomat e para janë te ngjashme me shenjat e te ftohurit. Pas dita ditesh shenjat mund te avancojne ne  problemet e frymemarrjes dhe shok (traume). Marrja e Anthraksit nëpërmjet frymemarrjes është zakonisht fatale.

Nepermjet zorreve: Sëmundja e zorreve nga anthraksi mund te filloje me kunsumimin e mishit te ndotur dhe është karakterizuar me pezmatim te mprehte te gypit te zorres. Shenjat e para janë te perziert, humbja e oreksit, te vjellurit dhe dhimbje kokë qe pasohen me dhimbje barku, te vjellura te gjakut dhe me diarre te rëndë. 25%-60% e Anthrakseve te shkaktuar nëpërmjet zorres rezultojne ne vdekje.

Ku gjendet zakonisht anthraksi?

Anthraksi mund te gjendet ne gjithë botën.  Ai është me i perhapur ne vendet e pa-zhvilluara ose ne vendet pa program veterinary shendetsor. Disa zona te botës si Amerika jugore e qendrore, Europa jugore e e lindore, Azia,    Afrika dhe Lindja e Mesme kanë reportuar me shumë raste te anthraksit ne kafshe se vende te tjera.

A mund te kaloje Anthraksi nga një person ne tjetrin?

Perhapja e anthraksit direkt nga një person ne tjetrin është e pamundur të ndodhë. Komunukimi i kësaj semundje nuk është i lidhur me vizitimin  e personave qe e kanë marrë anthraksin nëpërmjet frymemarrjes.

A gjendet ndonjë mënyrë për ta parandaluar këtë infeksion?

Ne vendet ku Anthraksi është i perhapur dhe vaksinimi i kafsheve te infektuara është i ulet, njerëzitë duhen te menjanohen nga kontakti me bagetite dhe produktet e tyre dhe patjetër duhen te menjanohen nga konsumimi i mishit i cili nuk është there ne kushte normale . Gjithashtu vaksina e Anthraksit është lejuar te përdoret tek njerëzitë. Kjo lloj vaksine sipas raporteve te bëra është 93% efektive për mbrojtjen kundër Anthraksit.

ç`është vaksina e Anthraksit?

Vaksina e Anthraksit është prodhuar dhe shperndare nga BIOPOT e cila është një shoqeri aksionare. Vaksina është e filtruar nga qelizat qe d.m.th. ajo nuk përmban baktere as te ngordhura dhe as te gjalla ne pergatitje. Pergatitja finale e saj nuk përmban me shumë se 2.4 mg te hidroksid aluminit si adjuvant. Vaksina e anthraksit qe përdoret për kafshet nuk duhet perdorur për njerëzitë.

  

Kush duhet te marrë vaksine kundër Anthraksit?

 


Komuniteti i keshillimit pranë drejtorise se imunizimit ka rekomanduar për vaksinim kundër Anthraksit grupet e meposhtme:

1-Personat qe punojnë direlt me lende ne laboratore.

2-Personat qe punojnë me importin e kafsheve për groposje ne vende ku standartet janë te pamjaftueshme për te parandaluar ekspozimis ose gjendjen e sporeve  te Anthraksit.

3-Personat qe prekin produktet  e kafsheve te infektuara ne zona ku aksidendet janë te larta.

4-Trupat ushtarake te dislokuara ne zona me rrezik të madh për ekspozimin e bakteries. p.sh.. (Kur ai përdoret ne armet luftarake biologjike.)

5-Grate shtatezane duhen vaksinuar vetëm ne raste shumë te nevojshme.

  

Cili është protokoli i vaksines se Anthraksit?

Imunizimi përmban tre injeksione te dhëna gjatë dy javësh te pasuara me tre injeksione te tjera qe jipen ne muajin e 6, 12 dhe 18-te.

A ndodh reaksion ne vaksinen e Anthraksit?

Reaksione locale te lehta ndodhin ne 30% te pacienteve qe perbehen nga ndjeshmeri dhe skuqje te vogla te lekuren ne anën e injeksionit. Ndërsa reaksione te renda janë jo te perseritura qe perbehen nga frerje te krahut përveç reaksionit local. Reaksione sistemike ndodhin më pak se 0.2 % te pacienteve.

Si diagnostikohet Anthraksi?

Anthraksi diagnostikohet me izolimin e Bacillus Anthracis nga gjaku, nga carjet e lekures ose sekrecionet e frymemarrjes ose duke vënë kundertrupa ne gjakun e personit qe është i dyshuar.

A ka mjekim për Anthraksin?

Doktori mund te keshilloje anti-biotik efektive . Qe te jetë efektive duhet marrë herët. Nëse lihet pa mjekuar sëmundja mund te jetë vdekjeprures.  

 
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |