|
Berni
|
 |
« më: 29-12-2007, 13:00:30 » |
|
Në të ardhmen çdo gjë do të jetë me bateri: aparatet shtëpiake, automjetet, e duket edhe aeroplanët. Francezët kanë arritur të fluturojnë me aeroplan me bateri. Aeroplanët elektrikë do të jenë edhe më të lirë edhe më ekologjik.
Një ekip i inxhinierëve francez ka arritur që, për herë të parë, të realizojë fluturimin e një aeroplani me rrymëë, ka thënë Anne Lavrand, përgjegjëse për këtë projekt të emërtuar Electra.
Aeroplani me motor elektrik prej 25 kuaj fuqi dhe bateri litiumi. ka fluturuar nga aeroporti Aspres-sur-Buech, dhe ai atë për 48 minuta pandërprerë, ka precizuar Lavrand.
Aeroplanin e kanë punuar inxhinierët e shoqatës për futjen në lëvizje të fluturakeve me motorë elektrik, dhe bëhet fjalë për një aeroplan me një ulëse nga druri dhe metali, me peshë prej 155 kilogramësh pa pilot, dhe krahë prej nëntë metrash.
"Kjo arritje unike teknologjike në sektorin e aviacionit paraqet një alternativë pa precedent të motorëve ekzistues të fluturakeve, të cilëve u nevojitet forcë prej 15 deri në 50 kuaj fuqi", ka theksuar ekipi i shkencëtarëve në deklaratën e tyre për shtyp.
Në këtë projekt për një vit e gjysmë kanë punuar pesë persona.
|