Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Tekste Ilahish  (E lexuar 1001 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« më: 30-05-2006, 23:29:05 »
Citojeni

Allahut rob s'un ju bo.na
Dialekt Kosovë


- I -

Erdh dhe shkoi jeta për mu,
zemra me është nxi e gjunahet m'kan mlu,
tuj ndjek dunjan u mashtrova,
Allahut rob s'un ju bo.na.


refreni

tuj ndjek dunjan shpesh u mashtrova,
Allahut rob jo s'un ju bo.na.

Erdh e shkoj jeta për mu,
zemra me është nxi gjunahet mkan mlu,
tuj ndjek dunjan u mashtrova,
Allahut rob s'un ju bo.na.

tuj ndjek dunjan u mashtrova,
Allahut rob s'un ju bo.na.



- II -

Kta syt s'lutun kurr për Allah,
as balli jem sexhde s'ka ra,
vjetet ikin shpejt, e tash po qana,
Allahut rob pse sju bo.na.


refreni

vjetet iken shpejt e tash po qana,
Allahut rob s'un ju bo.na.

Kta syt s'lutun kurr për Allah,
as balli jem sexhde s'ka ra,
vjetet ikin shpejt, tash po qana,
Allahut rob pse sju bo.na.

vjetet iken shpejt,tash po qana,
Allahut rob pse s'ju bo.na.


- III -

Eh vdekja po m'pret mor vlla,
e unë për këtë din kurgjo s'kam bo,
kjo tok i ka tret shum sulltana,
e unë Allahut rob qysh s'ju bo.na.


refreni

kjo toke i ka tret sa e sa sulltana,
e unë Allahut rob qysh s'ju bo.na.

Vdekja po m'pret o mue vlla,
e unë për ket din kurgjo nuk kam bo,
kjo toke i ka tret shumë sulltana,
Allahut rob qysh sju bo.na.

kjo toke i ka tret shumë sulltana,
Allahut rob qysh sju bo.na.


- IV -

Nisja mo, puno vlla për ahiret,
se gjithmon kjo botë kurrkujt s'ka me i met,
dy metra qejfin koka kjo dunja,
Allahut rob qysh mos më ju bo.


refreni

dy metra qejfin vallahi, koka kjo dunja,
e Allahur rob qysh mos më ju bo.

Nisja vlla puno, vlla për ahiret,
se gjithmon kjo botë kurrkujt s'ka me i met,
dy metra qejfin koka kjo dunja,
Allahut rob qysh mos më ju bo.

dy metra qejfin koka kjo dunja,
Allahut rob qysh mos më ju bo.
E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 30-05-2006, 23:29:59 »
Citojeni

Allahut rob* s'munda t'i bëhem
Gjuhë Letrare


- I -

Erdhi dhe shkoi jeta për mua,
Zemra më është nxirë, e mëkatet më kanë mbuluar,
Duke e ndjek këtë Dunja** u mashtrova,
Allahut, rob s'munda t'i bëhem.


refreni

Duke e ndjek këtë Dunja shpeshë u mashtrova,
Allahut rob jo s'munda t'i bëhem

Erdhi e shkoi jeta për mua,
Zemra më është nxirë, e mëkatet më kanë mbuluar,
Duke e ndjek këtë Dunja u mashtrova,
Allahut rob s'munda t'i bëhem.

Duke e ndjek këtë Dunja u mashtrova,
Allahut rob s'munda t'i bëhem.


- II -

Këto sytë e mi s'lutuan kurrë për Allah,
As balli im në sexhdeh¹ s'ka ra,
Vjetët kaluan shpejtë, e tash po vajtojë,
Allahut rob pse s'iu bëra.


refreni

Vjetët kaluan shpejtë, e tash po vajtoj,
Allahut rob pse s'iu bëra.

Këto sytë e mi s'lutuan kurrë për Allah,
As balli im në sexhdeh¹ s'ka ra,
Vjetët kaluan shpejtë, e tash po vajtojë,
Allahut rob pse s'iu bëra.

Vjetët kaluan shpejtë, e tash po vajtojë,
Allahut rob pse s'iu bëra.


- III -

Eh vdekja po më pret more vëlla,
E unë për këtë din² kurrgjë s'kam bërë,
Kjo tokë ka tretë shumë sulltana³,
E unë Allahut rob qysh s'iu bëra.


refreni

Kjo tokë ka tretë shumë sulltana,
E unë Allahut rob qysh s'iu bëra.

Eh vdekja po më pret more vëlla,
   E unë për këtë din kurrgjë s'kam bërë,
Kjo tokë ka tretë shumë sulltana,
E unë Allahut rob qysh s'iu bëra.

Kjo tokë ka tretë shumë sulltana,
E unë Allahut rob qysh s'iu bëra.


- IV -

Nisja më puno vëlla për Ahiret***,
Se gjithmonë kjo jetë askujt s'ka me i mbetë,
Dy metra qejfin**** qenka kjo Dunja,
Allahut rob i sinqertë qysh mos më ju bërë.


refreni

Dy metra qejfin qenka kjo Dunja,
Allahut rob i sinqertë qysh mos më ju bërë.

Nisja më puno vëlla për Ahiret,
Se gjithmonë kjo jetë askujt s'ka me i mbetë,
Dy metra qejfin qenka kjo Dunja,
Allahut rob i sinqertë qysh mos më ju bërë.

Dy metra qejfin qenka kjo Dunja,
Allahut rob i sinqertë qysh mos më ju bërë.




Fusnotat:

* Rob: d.m.th. të jesh besimtare e denjë dhe e sinqertë ndaj Krijuesit tënd. Si me përkushtim në adhurim, me namaz, etj.
**Dunja: D.m.th. kjo jetë, kjo botë.
***Ahiret: D.m.th.:  Jeta e pasvdekjes. Jeta tjetër, ku s'ka vdekje më.
**** Qejfin: Kjo fjalë është shtofi, apo tesha me të cilën mbështjellet i vdekuri/e vdekura. E në këtë konstest, d.m.th. se kjo jetë s'qenka më shumë se dy metra shtof, me të cilën do të mbeshtjellet i vdekuri.
¹Sexhdeh: Kjo fjalë d.m.th. t'i përkulesh Krijuesit tënd me ballë në tokë. Kjo është një nga format e namazit në Islam. T'i nënshtrohesh plotësishtë Krijuesit dhe me denjësi.
²Din: Fe: D.m.th. ligji, mënyra, forma e të besuarit dhe jetuarit në këtë jetë. Në këtë kontest bëhet fjalë për Fenë Islame.
³Sulltana: Kjo fjalë është gjithëpërfshirëse. Përfshinë njerëzitë shumë të pasur, të fuqishëm, me pushtet,etj. Në këtë kontest, d.m.th. sadoqë të jesh i fortë, i pasur, një ditë toka do të të tretë.


« Ndryshimi i fundit: 04-12-2006, 00:13:27 nga Aida » E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 17-11-2006, 17:41:25 »
Citojeni

Shtrati im është dheu (A.R.)

Më hidhni dhe mbi trupin tim
Nëse tjetër tesh nuk kam
Prej sot e ndërrova unë shtratin tim
Tash banor i varrit  jam
Errësirë n’çdo anë frikë e trishtim
Shpirtin tim tash e kaploj
Dhe çdo rreze drite u ndërpre
Çdo gjë mbaroj

Ku mbeti nëna dhe dashnia e saj
Athua u tret
Ku mbet familja dhe fëmijtë e mi
Si më lan vet
Ku mbetën shokët e vllazërisë
Më s’jan me mu
Ku mbeti grumbulli i pasurisë
Që e kam fitu
Asgjë nuk mora të gjitha i lash
Dheu m’ka mbulu

Më hidhni dhe mbi trupin tim
Nëse tjetër tesh nuk kam
Prej sot e ndërrova unë shtratin tim
Tash banor i varrit  jam
Errësirë n’çdo anë frikë e trishtim
Shpirtin tim tash e kaploj
Dhe çdo rreze drite u ndërpre
Çdo gjë mbaroj

Çfarë ka kjo zemër që më nuk rreh
Pse më s’punon
Nuk lëviz dora s’lëvizin sytë
Më përgjithmonë
Ku është ndritja e trupit tim
Plot gjallëri
Ku mbet dëshira për jetë të gjatë
Plot harmoni
E tërë gjithësia m’u bë e ngushtë
O shokët e mi

Të ti u ktheva o All-llah
Më mëshiro
Falja gjunahet robit tënd
E më shpëto
Shpresa e fundit Zoti im
Tek ti më mbeti
Ma shëndro mua varrin
Bahçe xhenneti


« Ndryshimi i fundit: 04-12-2006, 00:15:19 nga Aida » E identifikuar

ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 17-11-2006, 17:49:59 »
Citojeni

Gjurmova pas lumturisë (A.R.)

Gjurmova pas lumturisë
Lypa n’tokë e lypa n’det
Nuk lash vend pa e kërku
Lumturi n’kët bot s’kam gjet

Më në fund e kam kuptu
Se dynjaja qenka bosh
Jo nuk vlen për të me dhan
As një lirë e as një groshë

Mos u ndal shumë o njeri
Në stacionin e dunjas
Kalimtar je në këtë botë
Ahiret vlla ka me pas

Se kjo jetë është shumë e shkurt
Dhe kalon hiç pa e vërejt
Atë që ke me punu
N’ahiret  vlla ke me gjet

Të mjafton ty një kafshat
O rob i dinarit tand
Pse bëhesh aq dorështrëngum
A e din se kejt ke me i lan

Shfrytëzo kohën në rini
Dhe s’e din a bëhesh plak
Kush është Ai që të dha lirin
E s’mërzitesh ti aspak

Mos u ndal shumë o njeri
Në stacionin e dunjas
Kalimtar je në këtë botë
Ahiret vlla ka me pas

Se kjo jetë është shumë e shkurt
Dhe kalon hiç pa e vërejt
Atë që ke me punu
N’ahiret  vlla ke me gjet

Dhe çdo ditë vjen ditë e rëe
E thërret lëshon një zë
Ke kujdes thot o njeri
Tash po shkoj e kurr s’vij më

Mir a keq çka ke punu
Të gjitha unë i shënoj
Para Zotit kem me u taku
Librin tënd kur ta shpaloj

Mos u ndal shumë o njeri
Në stacionin e dunjas
Kalimtar je në këtë botë
Ahiret vlla ka me pas

Se kjo jetë është shumë e shkurt
Dhe kalon hiç pa e vërejt
Atë që ke me punu
N’ahiret  vlla ke me gjet

Mos gabo ti e me than
Hajt se ka kohë jam i ri
Exheli sabër nuk ban
Ai të vjen në befasi
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |