Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikShkarkime Islame (Moderatore: ibraim, M.SHKODRANİ, Aida, Untouchable)Islami dhe koncepti i miqësisë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Islami dhe koncepti i miqësisë  (E lexuar 400 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
MR.DETI
Kronologjia e jetes eshte jeta e mendimeve....
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 23-05-2008, 14:21:14 »
Citojeni

Islami dhe koncepti i miqësisë

Shkruar nga: Visar KORENICA

Editorial i revistës "Drejtësia" Nr. 6

Njerëzit gjithëherë kanë treguar të jenë krijesa sociale dhe në nevojë të shokëve dhe miqëve. Pjesa më e madhe e jetës sonë shpenzohet duke u shoqëruar me tjerët. Për një shoqëri te shëndoshë dhe me vlera të larta, zgjedhja e shokëve te mirë është esenciale në ngritjen e vlerave të Dinit tonë. Duke qenë muslimanë të miqësuar me tjerët të cilët mundohen të jenë të drejtë, dhe njëkohësisht virtuoz është një nga gjërat esenciale për të qëndruar në rrugë të drejtë. Një shoqëri e ngurtë dhe e tërhequr në individualitet, dhe jashtë kornizave te reales për të qëndruar dhe forcuar lidhje të forta me njërëzit në shoqëri, krijon ngecje dhe moszhvillim në atë shoqëri e cila do të vuante pasojat e mosekzistencës në kuptim të plotë të asaj cfarë ne quajmë Unitet.

Të gjithë e dijmë se jemi krijuar për qëllim të caktuar dhe se All-llahu s.w.t. i Gjithëfuqishmi na e dhuroi këtë jetë me qëllim që të na testoj. Askush nuk mund të mohojë se këtu jemi për një kohë të shkurtë dhe se një ditë do ta takojmë All-llahun s.w.t Krijuesin tonë.

Një person me karakter fisnor dhe i cili mundohet që tërë kohën ta kalojë në ndihmes dhe afërsi të miqëve të tij na jep një mesazh shumë të qartë dhe këshillë të rëndësishme të një miqësie në nevojë për tërë shoqërinë. Ne do të duhej të zgjedhim shokët të cilët janë të kënaqur me fenë tonë dhe të iu shmangemi miqësisë me ata të cilët janë të pakënaqur me fenë tonë. Nuk ka të mirë në një miqësi kur nuk dëshirohet për ne nga e mira te cilën ai/ajo do ta kishte dashur për vete. Shokët janë ata të cilët ndjehen për miqtë e tyre, në momente të lumtura dhe të pikëlluara. Me zgjedhjen e një shoqërie jo të mirë, përveq se ndikohemi me sjellje të këqia njëkohësisht rezikohemi që në besimin tonë të kemi crregullime, e aq me tepër kur behët fjalë për fenë tonë e cila nuk tregon tjetër veçse sinqeritet, devotshmëri, edukim të mirëfilltë shoqëror. Një veprim i tillë na çonë edhe drejt shmangjes së shoqërimit me të drejtët.

Në vend të kësaj, pra në vend të shoqërimit me shoqëri të devijuar dhe jashtë sferave të besimit të drejtë, ne duhet të mundohemi të shoqërohemi me të drejtët dhe ti trajtojmë të tjerët me dashamirësi dhe sjelljë fisnore.

All-llahu xh.sh. në Kur'anin fisnik thotë:
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!" O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar. (Furkan 25:27-29)

Andaj merr veprim para se të mos kesh mundësi të ndryshosh. Ditët vijnë dhe ne jemi të listuar për veprimet tona.

Gjithashtu, All-llahu i Gjithëdijshmi thotë:
"Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi." (Zuhruf 43:67)

Besimtari është pasqyrë e vellait të tij, dhe nëse tek ai vëren diç jo të mirë, ai e këshillon për të patur kujdes në punë të tillë, dhe i ndihmon që të largohet nga ajo dhe cfarëdo e keqë që mund ti ndodhë. Si mund të presim këshillë të sinqertë në drejtim të fesë sonë prej atyre të cilët janë të pakënaqur me fenë tonë apo thjeshtë janë indiferent? A do të na ndihmojnë që të arrijmë qëllimin tonë në jetë , apo do të na largojnë nga diçka e tillë? A janë duke na drejtuar për ne xhennet apo xhehenem? Këto janë pyetje të cilat duhet të na shqetësojnë.

O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat. (Maide 5:105)

E lus All-llahun s.w.t. që të na bëjë prej të drejtëve dhe të na afrojë me miqtë të cilët do të na largonin nga zemërimi i Tij, dhe të na drejtonë drejtë kënaqësisë së Tij

Amin!.


Revista "Drejtësia" Nr. 6
Kryeredaktori

linku për shkarkim: Revista "Drejtesia"
« Ndryshimi i fundit: 31-05-2008, 09:22:36 nga Aida » E identifikuar

Nëse etja për ujë dëshmon ne ekzistencën e tij atëherë edhe etja për drejtësi dëshmon ne ekzistencën e tij...
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 31-05-2008, 00:11:29 »
Citojeni

Linku nuk punon  merzitje
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 31-05-2008, 09:26:41 »
Citojeni

Linku nuk punon  merzitje

Ke te drejtë, bën problem programi drejtshkrimor i cili është i integruar në forum dhe i cili automatikisht "e" i shenderon ne "ë"

U mundova ta rregulloj por skisha sukses.


Provo mere linkun me copy/paste dhe heqja ë luj syun

http://alb-drejtësia.com/revista/Revista_6.pdf
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 31-05-2008, 11:26:21 »
Citojeni

Sdo më shkonte mendja për një gjë te tillë buzeqeshje faleminderit
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |