Forumi InformatikBrowser & EmailShfletuesitVjen versioni i ri i Opera-s
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vjen versioni i ri i Opera-s  (E lexuar 98 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 20-11-2008, 11:32:30 »

Opera Software ka lansuar versionin më të ri të shfletuesit të saj të internetit. Prej risive Opera në versionin 9.6 lavdërohet më së shumti për shpejtësinë e rritur gjatë hapjes së faqeve të internetit.

Versioni i shfletuesit Opera 9.6, përveç shpejtësisë më të madhe, do të ketë edhe e-mail klient të përmirësuar, i cili tani ofron opsionin e leximit të postës elektronike në kushte të shpejtësisë së ulët të internetit.

Është përmirësuar dukshëm edhe sistemi për sinkronizimin e më shumë shfletuesve. Lista e kërkimeve dhe historia e fjalëve të kërkuara në versionin 9.6 sinkronizohet nga njëri kompjuter në tjetrin me anë të opsionit Opera Link. Ky opsion mundëson që të transferohen bookmarks, fjalët e kërkuara dhe historia e shfletuesit edhe nga versionet e mëhershme të Operas.

Është integruar po ashtu edhe lexuesi për RSS i cili në këtë version u mundëson përdoruesve të lexojnë kryetitujt para se të parapaguhen në një kanal të caktuar. Dhe për fund, një e dhënë ndoshta më pak e rëndësishme për ne është se janë përfshirë gjuhë të reja në Opera, të cilat nuk përfshijnë edhe gjuhën tonë.

www.opera.com

http://www.telegrafi.com/?id=8&a=711
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilin browser parapelqeni?
  • Dot Firefox
  • 19 (76%)
  • -
  • Dot Opera
  • 6 (24%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor