Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikShfletuesitShtojcat me te mira për Firefox


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shtojcat me te mira për Firefox  (E lexuar 350 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 08-11-2007, 01:52:59 »
Citojeni

Secili ka dëshirat dhe kerkesat e veta, por unë po shkruaj këtu ato shtojca qe perdor me shumë për Firefox dhe qe me pëlqejnë me shumë mua personalisht.

1) Alexa Sparky
Ky ekstencion me lejon te shoh te dhenat për faqet qe ofrohen nga Alexa.com
Deri vonë nuk kishte një Toolbar te Alekses qe punonte për Firefox, por Sparky e zgjidhi këtë problem. Si webmaster është e domosdoshme të kesh Alexa dhe te dhenat e saj ne PC vazhdimisht.

2) Download Statusbar është një shtojce e vogël qe te lejon te shohësh ecurine e asaj qe je duke shkarkuar nga interneti duke zëvendësuar ato dritaret e vogla qe Firefox ka si baze. Mua me pëlqen shumë here me tepër ky se ato minidritare.

3) Flashblock është për mendimin tim një shtojce e domosdoshme. Duke pasur parasysh gjithë ato faqe dhe ato grafike te rëndë te bërë ne flash, te cilët te ngadalsojne hapjet e faqeve apo te harxhojne bande, me këtë e ke te zgjidhur problemin sepse grafiket flash mund te hapen vetëm nëse i lejon duke i klikuar.

Këto do të ishin tre shtojcat me kryesore qe do të sugjeroja unë për perdoruesit e Firefox-it. Kam gjithashtu dhe disa te tjera, por ato janë me shumë vogla për Webmaster dhe nuk besoj se u nevojiten perdoruesit te thjeshtë te këtij shfletuesi. Me interes do të ishte te shihja dhe se çfarë përdorin te tjerët, se mbase gjej diçka te vlefshme qe nuk ia di ekzistencën.
E identifikuar

albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 09-11-2007, 00:02:24 »
Citojeni

4) FlashGot
Është një shtojce qe kam linket dhe te jep mundesin ti transfersosh ne flashget apo ti ruash direkt ne pc.
Ka mundesin qe te kapesh shumë linke pernjehere
E identifikuar

kokushta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 09-11-2007, 00:40:35 »
Citojeni

Jam perdorues i Firefox për gati 2 vjet. Qe prej ditës se pare nuk i jam ndare. Gjithsesi kjo ngelet te preferenca e çdo njeriu. Me kalimin e kohës kam instaluar disa shtojca te cilat me janë dukur vërtetë te dobishme.

5) Go To Selection - Sherben për të hapur links jo te klikueshem, te formes tekst. Selekton tekstin e linkut, klikim me te djathtin, dhe shfaqet një menu për të hapur tekstin link ne tabin aktual, ne tab të ri ose dritare te re.

6) IE tab - Kjo shtojce është shumë e mirë për dizenjuesit e faqeve ueb. Për të parë se si duket një faqe ne Firefox dhe IE - këtë e bën me një klik. Gjithashtu ke opsionin qe disa faqe te veçanta ti hapesh nga Firefox por me motorrin e IE.

7) PDF Download - Të jep mundesin e kontrollit se çfarë mund te besh me një dokument PDF duke te ofruar opsionet: Shkarkim, Shfaqje ne browser, Shfaqje ne Acrobat Reader (ose tjetër program), Shfaqje si HTML.

8) Session Manager - Të jep mundësinë te ruash sesionet e tua, do të thotë te ruan tabs te hapura për t'iu rikthyer me vonë, edhe pas disa ditesh.

9) Show Picture - Ky opsion gjendet tek IE dhe sherben për te shfaqur imazhet qe gjatë ngarkimit te faqes ne browser nuk janë shfaqur.

10) Snap Links - Sherben për të hapur ne zonen e selektuar një grup links nëpër tabs të reja.

11) Resurrect Pages - Nëse një faqe nuk hapet për arsye të ndryshme kjo shtojce bën te mundur te lexoje faqen nga kasheja e motorreve te kerkimit, gjithmonë ne se ka diçka te ruajtur.

Besoj se janë interesante.


Sa për vegla webmaster, nuk është se i perdor shumë por ndonjëherë dalin te nevojshme, po i përmend vetëm:

ColorZilla, FireBug, FireColour, FireFTP dhe SEOpen
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-11-2007, 01:03:36 »
Citojeni

4) FlashGot

Sa do ta shkruaja buzeqeshje


Sa për vegla webmaster, nuk është se i perdor shumë por ndonjëherë dalin te nevojshme, po i përmend vetëm:

ColorZilla, FireBug, FireColour, FireFTP dhe SEOpen

Shtoj këtu edhe Web Developer luj syun
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |