Seri e re sulmesh në Internet Explorer 7
Përdorues të shumtë nuk përdorin opsionin Automatic Update në kuadër të sistemeve të tyre operative Windows, e siç raportojnë ekspertët e sigurisë, kjo është pikërisht arsyeja pse gjatë disa ditëve të fundit janë shënuar shfrytëzime më të shtuara të lëshimeve të cilat Microsoft para disa ditësh i ka arnuar.
Në paketën e javës së kaluar të arnimeve të sigurisë Microsoft ka lëshuar një prej tyre e cila ka të bëjë me versionin e fundit të shfletuesit Internet Explorer dhe atë u ka bërë të mundur përdoruesve nëpërmes shërbimit Automatic Update.
Për fat të keq, shumë përdorues e mbajnë të çaktivizuar këtë opsion, prandaj IE7 u ka mbetur “i hapur” për sulme.
Tani nga tabori i Microsoft u bëjnë thirrje përdoruesve që këtë arnim ta bëjnë vetvetiu pasi që gjatë disa ditëve të fundit janë vërejtur shfrytëzime të kësaj “vrime” brenda Internet Explorerit.
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=1043