Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një problem me Firefox  (E lexuar 393 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 29-12-2007, 00:19:56 »
Citojeni

Kam një problem me Firefox-in, i cili ne fakt ka qenë gjithmonë, por sa vjen e po bëhet me i bezdisshem për mua. Konkretisht, kur jam duke lundruar dhe vjenr rasti qe ndonjë faqe nuk hapet Firefox-i ngrin për disa sekonda. Nuk e kuptoj pse duhet te ngrije ne një rast kur një faqe nuk hapet fare sepse s'ka gjë për te ngarkuar.
Është ndonjë bug i Firefox-it ky? Ju ndodh dhe juve?
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-01-2008, 22:25:09 »
Citojeni

Një shembull faqeje të tillë do të ndihmonte.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 02-01-2008, 16:10:56 »
Citojeni

Unë di te bëj dallim mes faqeve dhe kur them se problemi ka te beje me Firefox-in atëherë ka te beje me atë dhe jo me faqet, qe për arsye të ndryshme ndodh të mos hapen.
Unë jam nën Vista dhe mbase ky problem shkaktohet kur Firefox punon ne një ambjent Windows Vista.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 02-01-2008, 20:08:46 »
Citojeni

Jo jo, shembullin e kërkova për të parë se çfarë ndodh konkretisht. Nuk kisha aspak tjetër qëllim. Që të jetë i vlefshëm diskutimi, të lutem, herës tjetër që do të kesh probleme me një faqe, raportoje këtu që të mund të shihet se çfarë çalon konkretisht.
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 03-01-2008, 05:02:38 »
Citojeni

Max, nuk besoj se është te Vista. Me ndodh dhe mua shpesh dhe unë jam ne XP.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
kokushta
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 03-01-2008, 08:42:53 »
Citojeni

M A X ne se je dhe ti tipi qe hap shumë dritare/tabs zgerdhihet Firefox fillon e trashet. Me thënë te drejtën herë-herë edhe unë e kam këtë problem dhe ndonjëherë detyron ta mbyll me force nga taskmanager. Unë për vete jam me XP.

Me thënë te drejtën herë-herë me prishet mendja te perdor Opera, por si është njeriu pasi ka zënë rehat tek një program pranon te mirat dhe te keqiat e tij.

Gjithesesi hidhi një sy kësaj faqeje: http://kb.mozillazine.org/Firefox_hangs
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 03-01-2008, 11:20:07 »
Citojeni

Unë mbaj vazhdimisht te paktën 3 dritare (tabs) hapur dhe problemi me ndodh çdo here. Me thënë te drejtën jam mëse i kënaqur me FF, por siç e the dhe ti kur familjarizohesh me diçka e pranon atë ne total me çdo gjë qe ka. Opera nuk me duket alternative sepse nuk më ka pëlqyer shumë. Unë nuk i shikoj dhe aq nga funksionet browseret, por kryesisht nga mënyra se si i tregojnë faqet e internetit dhe deri tani vetëm FF i tregon gati perfekt, duke e zënë radhen IE e me pas te tjerët.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 03-01-2008, 11:25:33 »
Citojeni

Kokushta,

provoje Operan. Unë kam punuar vetëm me Firefox, dhe Mozilla-n (suitën e plotë) më përpara, por kam dy muaj që jam vetëm me Opera pothuaj. Për arsye teknike, jo se u thartua dashnia me Firefox-in. Opera është një program shumë i mirë. Vërtet shumë i mirë. Por problemi me rëndimin, ndërkohë që shtohen skeda më shumë, e më shumë, e më shumë, ... mbetet. Simptomat janë identike me rastin e Firefox-it. Makina që kam unë ka pak kujtesë dhe me 5 skeda të hapura brenda një dritareje Opera përdor gati 97MB nga 197MB kujtesë fizike + 150 swap të përdorur gjithsej (242MB është maksimumi që ofron sistemi + 512MB swap). D.m.th. gati gjysma e kujtesës fizike është e zënë nga Opera me pesë skeda hapur. Thuajse njësoj do të ishte me Firefox-in.

Por, ma do mendja, ky nuk është rasti i Max-it. Sidoqoftë Opera e meriton një provë. Unë e mbaj, në makinën e madhe, rezervë për rastet kur Firefox ka probleme me Flash, ose e përdorja për të parë video muzikore te Youtube. (Sekreti i vogël, jashtë teme, Opera ka edhe dy përkthime Shqip ndërkohë, një sipas zhargonit të shartuar anglo-shqipo-teknik dhe një sipas puristëve të Shqipes ...  perqeshje)


E identifikuar
ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 03-01-2008, 11:32:11 »
Citojeni

Max,

Qenkemi zgjuar herët të tërë sot!  buzeqeshje
Pjesa me shifrat te komenti im i fundit ndoshta mund të të ndihmojë për të kuptuar problemin, ose për t'iu afruar kësaj. Nëse përveç Firefox-it ke edhe një dorë tjetër me programe hapur atëherë jemi te rasti i kujtesës së pa mjaftueshme. Unë vetë, asaj gjendjes që përshkruaja, po t'i shtoj edhe Thunderbird-in hapur me nja 10 prurje RSS që duhen kontrolluar, e kam pisk punën duhet të pres 2-3 minuta që makina të përmendet, gjë që nuk më ndodhte te makina e madhe me më tepër kujtesëm me kartë grafike më vete dhe me kujtesë të bollshme, me një procesor më të shpejtë, me një hard disk të brendshëm, etj.

Pra, që të lokalizohet problemi do parë në bëhet fjalë për faqe të veçanta që dhunojnë tërësisht standardet, apo bëhet fjalë për pamjaftueshmëri burimesh nga ana e kompjuterit konkret?
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 03-01-2008, 11:55:14 »
Citojeni

Problemi nuk mund te jetë as tek faqet dhe as tek kompjuteri. Tek faqet nuk është sepse ato thjeshtë nuk hapen dhe kjo jo për faj te shfletuesit apo te kompjuterit, por për faj te serverit ku ato hostohen apo te ISP qe ofron sherbimin e internetit. Tek kompjuteri nuk mund te jetene sepse konkretisht i imi është relativisht i ri dhe ka 2 GB ram; gjithashtu dhe parametrat e tjerë janë mëse optimale.
E identifikuar

ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 03-01-2008, 15:53:10 »
Citojeni

Kompjuteri yt duket goxha i mirë. Atëherë mbetet ose faqja ose mënyra se si shërbehet faqja nga strehuesi. Shtrehuesit e site-ve janë përgjithësisht asnjanjës në gjëra të tilla. Kështu që dyshimi im i fundit mbetet në mënyrën se si është hartuar faqja, sa respekton ajo standardet. Tek Albforumi, është diskutuar kjo gjë mbarë e prapë dhe janë treguar edhe metoda se si mund të shtjellohet problemi më me imtësi.

Më tepër do të mund të diskutonim pasi të sjellësh shembullin e parë.

Fakt është që kjo nuk është e papritur nga ekipi i Firefox-it. Madje ata kanë sendërtuar brenda programit edhe një mekanizëm që lejon raportimin e vetvetishëm të faqeve me probleme, mjaft që përdoruesi të dojë ta bëjë këtë dhe me një klik. Për të thënë që askush nga zhvilluesit dhe përdoruesit (shumica) nuk presin që Firefox-i (si për tërë programet në këtë botë) të jenë 100% të përsosur.
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 03-01-2008, 19:13:24 »
Citojeni

He mo së fundi fundit, disa sekonda janë...asgjë me shumë. zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 03-01-2008, 23:41:59 »
Citojeni

......


* google not found firefox hang.jpg (37.96 KB, 614x484 - E shikuar 9 Herë.)
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 04-01-2008, 00:20:48 »
Citojeni

Lexo këtu:
http://support.mozilla.com/kb/Firefox+hangs#Hang_loading_websites

Gjithashtu edhe këtu:
http://support.mozilla.com/kb/Error+loading+web+sites#Error_loading_some_web_sites
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
ujdhesa

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 04-01-2008, 10:58:12 »
Citojeni

......

Ky është sinjalizimi i gabimit nga ana e Firefox-it, jo gabimi vetë. Prej kësaj nuk mund të nxjerrësh asnjë lloj ideje. Çfarë faqeje po provohej për tu kapur, kjo na duhet, cili site-i. Sipas kësaj Firefox-i punon për mrekulli, faji është i shërbyesit që po kërkohet, që duket se ka dalë për një kafe, prandaj nuk gjendet gjëkundi.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |