Google Chrome vjen edhe për Mac e Linux
Shfletuesi i parë i kompanisë Google për internet, Chrome së shpejti do paraqitet edhe në platformat tjera, Linux e Mac OS X.Google planifikon të përfundoj zhvillimin e shfletuesit të vet për Mac e Linux gjatë pjesës së parë të këtij viti të cilën gjë për portalin CNet e ka vërtetuar edhe Brian Rakowski, udhëheqës i ekipit për zhvillim të shfletuesit Chrome.
Aktualisht është duke u përpunuar versioni fillestar testues i Chrome për Linux e Mac në të cilin është e mundur vetëm të hapen faqet e internetit, derisa prioritet është përpunimi i një paraqitjeje stabile dhe të thjeshtë.
Për gjitha guximtarë të cilët kanë njohuri të programimit Google ofron mundësinë e shkarkimit të versionit "test shell" për Mac në këtë adresë:
http://code.google.com/p/chromium/wiki/MacBuildInstructionshttp://www.telegrafi.com/?id=8&a=943