Tani varet se çfarë email-i ke, d.m.th. nga cili sherbyes. Nëse perdor email-in e firmes, atëherë çdo gjë është ne dorë te administratorit të rrjetit te asaj firmë. Për mendimin tim këto email-e janë potencialisht me te rrezikuar për t'u pare nga persona te tretë.
Kurse nëse perdor një email publik, nga sherbyes e medhenj boteror, atëherë frika duhet te minimalizohet gati ne zero sepse këto sherbyes janë shumë te sigurtë.
Sugjerimi im do të ishte qe për punën te përdorësh email-in e firmes (se di si e ke situaten, thjeshtë po supozoj) ndërsa për çështje private te hapesh një email nga këto publiket. Me i miri sot është Gmail
www.gmail.com qe ofrohet nga
Google.
Një llogari email-i ne
Gmail, Hotmail apo
Yahoo nuk mund te hapet nga dikush tjetër gati ne asnjë rast (përveç rasteve kur ia tregon dikujt fjalekalimin apo kur ve një fjalekalim tepër te thjeshtë) dhe as nuk rrezikohet te gjendet nga ai/ata qe administrojne rrjetin e kompjuterave ku ju punoni (përsëri po supozoj unë

) nëse ti nuk ruan fjalekalimin ne PC. Gjithashtu këto email-e janë komplet te mbrojtur edhe nga viruset sepse ato hostohen ne rrjetin e kompjuterave tuaj, por ne ato te kompanive qe u perkasin.