PDF në Gmail
Në rast se në e-mail pranon një dokument PDF, Gmail nuk do ta ofrojë më për shkarkim apo për shfletues të jashtëm të instaluar në kompjuter, mirëpo hapjen do ta përcjellë në Google Docs. Në këtë mënyrë Gmail është pasuruar edhe me një mundësi, njoftojnë mediat botërore.
Shfletuesi, ende me pamje të thjeshtë, ka mundësi të zmadhimit dhe zvogëlimit të pamjes së dokumentit si dhe anash mund të paraqes pamjen e faqeve për tu gjetur më lehtë. Shfletimi i mëhershëm i dosjeve PDF si HTML megjithatë edhe më tutje është në dispozicion.
Me këtë Google ka mundësuar paraqitjen e dokumenteve të vërteta PDF gjatë kërkimeve të përdoruesve të internetit.
Shndërrimi i cili aktualisht bëhet në HTML fshin shumicën e gjërave të vendosura në formatimin e dokumenteve, prandaj shfletimi i njëkohshëm i dokumenteve PDF do të ishte më shumë se i mirëseardhur.
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=872