Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Historia e Microsoft !  (E lexuar 781 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 02-02-2007, 14:41:47 »
Citojeni

Historia e kompanisë që u themelua në vitin 1975 nga dy studentë

Që një ditë gjiganti "Microsoft" të mbërrinte në Shqipëri, jo vetëm shqiptarët, por edhe perandori i kësaj kompanie, Bill Gates s'e kishte menduar ndonjëherë. Por high-tec-u, idetë e mëdha të njeriut më të pasur në botë dhe dëshira e pasioni i të rinjve shqiptarë e detyruan kryeministrin Berisha të hidhte një firmë që nuk ka vetëm rëndësinë e zbatimit të një prej projekti qeveritar, por që qeveria i ka hapur derën gjigantit "Microsoft".
Themelimi i "Microsoft"
Në vitin 1975, pasi Gates lexoi një numër të "Popular Electronics" që demonstronte një Altair 8800, ai kontaktoi me MITS (Micro Instrumentation and Telemetry Systems), krijuesit e një mikro-kompjuteri të ri që t'i informonte ata se së bashku me të tjerët ai po punonte një platformë të re. Bëhej fjalë për një interpretues qendror të mikrokompjuterit. Presidenti i kompanisë MITS, Ed Roberts ra dakord që të takonte Bill Gates dhe kolegun e tij, Paul Allen, në atë kohë studentë, për të parë një shembull konkret të asaj çka i kishin të thënë. Në fakt ata s'kishin përgatitur asgjë akoma, ndaj dhe Bill-it iu desh të bënte disa mungesa në shkollë, Harvard, që ata të kompletonin programin e premtuar. Demonstrimi i një "software" që do të programonte gjuhën dhe që do të bënte të mundur performimin e komandave të dobishme rezultoi i suksesshëm. Dhe që prej atij momenti kompjuteri nuk vazhdoi të ishte thjesht mjet për ata që e kishin hobi. Kështu Gates dhe Allen formuan partneritetin që e quajtën Micro-Soft.
Strategjia dhe menaxhimi
Që prej themelimit të "Microsoft"-it në vitin 1975 dhe deri në vitin 2006, Gates e ka parë si prioritet kryesor strategjinë e këtij produkti. Ai e ka zgjeruar gamën e produkteve të kompanisë dhe kudo që "Microsoft"-i ka arritur pozicion dominant e ka mbrojtur atë në mënyrë të paepur. Roli i Gate-s në "Microsoft" që prej themelimit të tij, ka qenë kryesisht ai i menaxhimit dhe ekzekutimit. Sidoqoftë ai nuk ka marrë pjesë zyrtarisht në një ekip zhvillues që prej disa vitesh. Në qershor 2006 ai njoftoi se në dy vitet e ardhshme ai do të tërhiqej nga detyra e tij e përditshme për t'u marrë me bamirësi.

Jetëshkrimi

Emri
Willian Henry Gates III

Datëlindja
Ka lindur më 28 tetor 1955 në Siatell, Washington.

Vendlindja
Siatell, Uashington

Ka lindur nga një familje e pasur, babai i tij ishte avokat, ndërsa nëna ishte anëtare e bordit të drejtorëve në bankë

Ai është fëmija i dytë i familjes dhe djali i vetëm mes dy motrave

Revista amerikane "Forves" e ka renditur për 13 vitet e fundit si njeriun më të pasur në botë

Pasuria e tij arrin në 53 milionë dollarë

Në vitin 2000 themelon me bashkëshorten e tij fondacionin "Bill & Melinda Gates", që dhuron para për organizata bamirësie dhe kërkime e programe shkencore

Tiranaobserver
E identifikuar

Dirrtygirl
ROCK Rocks!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 08-02-2007, 21:05:18 »
Citojeni

53 milion $???  jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim

me duket se ke harru tre 0, sps ka 53 miliard $ ($53 billion),
edhe britney spears ka me shum se 100 milion $  luj syun
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |