Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 02-02-2007, 14:41:47 » |
|
Historia e kompanisë që u themelua në vitin 1975 nga dy studentë
Që një ditë gjiganti "Microsoft" të mbërrinte në Shqipëri, jo vetëm shqiptarët, por edhe perandori i kësaj kompanie, Bill Gates s'e kishte menduar ndonjëherë. Por high-tec-u, idetë e mëdha të njeriut më të pasur në botë dhe dëshira e pasioni i të rinjve shqiptarë e detyruan kryeministrin Berisha të hidhte një firmë që nuk ka vetëm rëndësinë e zbatimit të një prej projekti qeveritar, por që qeveria i ka hapur derën gjigantit "Microsoft". Themelimi i "Microsoft" Në vitin 1975, pasi Gates lexoi një numër të "Popular Electronics" që demonstronte një Altair 8800, ai kontaktoi me MITS (Micro Instrumentation and Telemetry Systems), krijuesit e një mikro-kompjuteri të ri që t'i informonte ata se së bashku me të tjerët ai po punonte një platformë të re. Bëhej fjalë për një interpretues qendror të mikrokompjuterit. Presidenti i kompanisë MITS, Ed Roberts ra dakord që të takonte Bill Gates dhe kolegun e tij, Paul Allen, në atë kohë studentë, për të parë një shembull konkret të asaj çka i kishin të thënë. Në fakt ata s'kishin përgatitur asgjë akoma, ndaj dhe Bill-it iu desh të bënte disa mungesa në shkollë, Harvard, që ata të kompletonin programin e premtuar. Demonstrimi i një "software" që do të programonte gjuhën dhe që do të bënte të mundur performimin e komandave të dobishme rezultoi i suksesshëm. Dhe që prej atij momenti kompjuteri nuk vazhdoi të ishte thjesht mjet për ata që e kishin hobi. Kështu Gates dhe Allen formuan partneritetin që e quajtën Micro-Soft. Strategjia dhe menaxhimi Që prej themelimit të "Microsoft"-it në vitin 1975 dhe deri në vitin 2006, Gates e ka parë si prioritet kryesor strategjinë e këtij produkti. Ai e ka zgjeruar gamën e produkteve të kompanisë dhe kudo që "Microsoft"-i ka arritur pozicion dominant e ka mbrojtur atë në mënyrë të paepur. Roli i Gate-s në "Microsoft" që prej themelimit të tij, ka qenë kryesisht ai i menaxhimit dhe ekzekutimit. Sidoqoftë ai nuk ka marrë pjesë zyrtarisht në një ekip zhvillues që prej disa vitesh. Në qershor 2006 ai njoftoi se në dy vitet e ardhshme ai do të tërhiqej nga detyra e tij e përditshme për t'u marrë me bamirësi.
Jetëshkrimi
Emri Willian Henry Gates III
Datëlindja Ka lindur më 28 tetor 1955 në Siatell, Washington.
Vendlindja Siatell, Uashington
Ka lindur nga një familje e pasur, babai i tij ishte avokat, ndërsa nëna ishte anëtare e bordit të drejtorëve në bankë
Ai është fëmija i dytë i familjes dhe djali i vetëm mes dy motrave
Revista amerikane "Forves" e ka renditur për 13 vitet e fundit si njeriun më të pasur në botë
Pasuria e tij arrin në 53 milionë dollarë
Në vitin 2000 themelon me bashkëshorten e tij fondacionin "Bill & Melinda Gates", që dhuron para për organizata bamirësie dhe kërkime e programe shkencore
Tiranaobserver
|