Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Sex And The City"  (E lexuar 1498 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 20-03-2007, 11:27:12 »

Të bukura, të pasura, borgjeze, por të dëshpëruara



Janë "shtëpijaket" e kultit të ri alla femëror që qysh nga viti 2004 ka zëvendësuar ndodhitë pikante të beqareve të "Sex And The City" me përditshmërinë e bashkëshorteve dhe nënave të rrethinave. Me një sukses të tillë sat ë gjenerojë një "letërsi" në kuptimin e vërtetë të fjalës

Në tetor të vitit 2004, në prag të debutimit të shumëpritur të tyre në Shtetet e Bashkuara, seriali i dëshiruar nga të gjitha jetimet e "Sex & The City" totalizoi më shumë se 22 milion spektatorë dhe i vuri të gjithë sëbashku dakord lidhur me faktin se nuk mund të mos i quanin veçse Shtëpijake të Dëshpëruara. Autori Marc Cherry mbi shumë gjëra ishte i gatshëm të bënte traktativa me producentët, por mbi atë "të dëshpëruara" nuk kish dëgjuar, i bindur siç ishte se i gjithë kuptimi i historisë dhe tërheqja që do të ushtronte ndaj publikut femëror përmblidheshin në elementin që kish konceptuar qysh nga fillimi për vajzat e tij. Që protagonistet e serialit nuk qenë kurajoze, të forta apo komplekse, por "të dëshpëruara". Ideja e tregimit të ngjarjeve të një grupi motra të mëdha ideale të Carrie Bradshaw dhe të mikeshave të saj, tashmë të martuara dhe të transferuara nga metropolet gazoze në rrethinat më siguruese dhe më komode, i kish lindur nga një bisedë me të jëmën: duke komentuar sëbashku lajmin e një nëne teksane të akuzuar në vitin 2002 se kish mbytur pesë fëmijët e saj në vaskën e banjës, i ishte drejtuar duke e pyetur nëse mund të imagjinonte një grua kaq të dëshpëruar sa të arrinte të mbyste fëmijët e vet. E jëma i ishte përgjigjur thjesht: "I kam vajtur afër edhe unë". Papritmas Cherry i ishte hapur përpara syve një botë e izoluar grashë, në duke të kënaqura nga gjendja e tyre prej prej bashkëshorteje dhe nëne, pikërisht siç i ishte dukur nëna e tij, por në realitet të shtypura nga një luftë cfilitëse llogoreje prapa mureve siguruese shtëpijake. Dhe kish vendosur të tregonte historitë e këtyre zonjave gjithmonë në udhëkryq midis jetë se përditshme me zhgënjimet e pashmangshme e kompromiset dhe jetës ideale të ushqyer nga fantazia, aq më shumë pasuri gjenetike e të gjitha grave. Ja ku tek shfaqet Bree, shtëpijakja e përkryer; Gabrielle, bashkëshortja bukuroshe e pasur dhe e pakënaqur; Lynette, gruaja e zonja që ka sakrifikuar një punë drejtuese për kujdesin e të fëmijëve të vegjël; Susan, e divorcuara nga jeta sentimentale e ngatërruar. Nëqoftëse vitet Nëntëdhjetë janë ndriçuar nga kënaqësitë e materiale dhe nga deformimet sentimentale të beqareve metropolitane, vitet e para të Dymijëshit kanë vendosur të shikojnë më nga afër jetët e grave të martuara dhe me fëmijë. Suksesi i "Desperate Housewives" u solli fat të pafundëm katër aktoreve deri në atë kohë gjysëm të njohura dhe jo më të reja, largoi promotorë të çmuar publicitarë në akuzat e para të rrepta të fyerjes së vlerave të gruas e të familjes (veçse për të tërhequr më vonë shumë marka të tjera masive komerciale dhe ngritur në qiell cmimin e spoteve publicitare në kanalin televiziv ABC) dhe në dy vitet e fundit ka prodhuar jo pak vëllime me kuriozitete (provoni për të besuar një kërkim në Amazon), pse jo dhe një kritikë të gjallë televizibe në kërkim të arësyeve të një suksesi të tillë magnetik. Mbi të gjitha qëndron "Reading Desperate Housewives - beyond the ëhite picket fence (I.B.Tauris, fq.286, $15,95), përmbledhje ushtrimesh për tema (kulturë, seksualitet, mite kulturore dhe gjinie) në të cilin një grup i mirë editorialistësh ngarkohen që të kuptojnë se çfarë ka për të thënë mbi shoqërinë bashkëkohore amerikane dhe perëndimore një film në dukje krejtësisht i ngjashëm me shumë serialë të tjerë me nivel të mirë. Sekreti, përjashto cilësine e padiskutueshme të produktit, duket parasëgjithash në miksturën e mirëarritur të komedisë romantike, noir, dramë familjare, realizëm magjik, ndryshim grotesk alla David Lynch e alla Quentin Tarantino, gjithçka e përmbledhur në flluskën alla Truman Shoë të të lulëzuarës së padurueshme Wisteria Lane. Aq sa të mishërojë përssoshmërisht (dhe më mirë se çdo serial tjetër) atë lloj dramedy, e përkufizuar mirë si kryqëzim midis dramës dhe komedisë, jo shumë i përdorur nga televizioni, si dhe në atë miks shumë të veçantë të ndjeshmërisë moderne dhe notslagjisë prefeministe, narrativave stereotipe ngushëlluese dhe ndërhyrjesh nga vrima e çelësit në tipin e veçantë të miqësisë së grave të rritura. Ai Wisteria Lane, me ngjashmërinë e saj të drejtpërdrejtë me termin hysteria, mbështetet mbi një estetikë retrò, mbi atë shije me ngjyra të ndezura dhe hiperreale më afër me komedinë hollivudiane të viteve Pesëdhjetë sesa me skenaret bashkëkohorë. E përsosur lëkundja e vazhdueshme midis himnit ndaj vlerave të familjes tradicionale dhe postfeminizmit ne të gjitha kompleksitetet e tij, në një përfaqësim shumë të arrirë të universit të rrethinave të klasës së mesme të lartë të dashur nga Marc Cherry, i cili shpallet "Republikan gei" dhe thotë se adhuron vlerat që ushqejnë këto rrethina, "familjen, komunitetin, Zotin"; dhe besimi i të cilit, mbi të cilin bazohet e gjithë seria, është se problemi i grave postfeministe është liria e tyre e tepruar e zgjedhjes, origjinë e aq shumë kaosi. Në esetë e "Reading Desperate Housewives", vëzhgimet e mbështetura shumë mirë nga studimet mbi gratë përsa i përket raportit midis tipeve të Wisteria Lane dhe gjendjes së tyre (në rastin specifik atë të shtëpijakes) janë vetëm mestaraisht origjinale. Përmblidhen në një debat asnjëherë të shuar lidhur me gjendjen deri më tani të vështirë të gruas, në dukje e aftë të zgjedhe midis shumë opsionesh, por në realitet e burgosur e zgjedhjeve të lidhura më mëmësinë. Gjithmonë për Cherry, nuk ka ndryshuar shumë për gratë e viteve Pesëdhjetë të nënës së saj me sot, me diferencën e vetme se gruaja postfeministe "mund të zgjedhe familjen respektivisht punës, por duhet të pranojë pasojat dhe përgjegjësitë që burojnë prej saj. Tani është "kam zgjedhur, kam vendosur unë. Tani që nuk mund të fajësoj kërrkënd për trishtueshmërinë time, çfarë të bëj?". Faktikisht, personazhi më i arritur është ai i Lynette, e dëshpëruar për motive praktike më shumë sesa për psikologjike. Lynette e ilustron përsosshmërisht ambivalencën e gruas që zgjedh të qëndrojë me fëmijët, mjaftueshmërisht e privilegjuar sa të mund të lërë punën, por që sapo kthehet në shtëpi me kohë të plotë e gjen gjënë shumë të rëndë. Në realitet, një prej temave më interesante që dalin nga leximi me sy kritik i serialit - i nënshtruar si çdo produkt me përhpaje planetare që t'i nënshtrohet verifikimit preventiv të grupeve të fokusit të spektatorëve për të përcaktuar udhqkyryqet e skenarit - ka të bëjë me menaxhimin e transgresionit seksual. Në përfaqësimin e seksualitetit joortodoks - dhe në thelb të seksualitetit bashkëkohor në përgjithësi - seriali zbulon një burim krejtësisht karakteristik. Mbi të gjitha është e pranueshme teza sipas së cilës krahasimi me serialin e mëparshëm "Sex & The City" nuk është krejtësisht i mundshëm lidhur me frontin e oërfaqësimit të seksit, duke qenë se "Desperate Housewives" është një produkt nga televizion gjeneralist i mbrëmjes së parë që nuk mund të lejojë të njëjtat liri të një programi via kavo. Por tek "Desperate Housewives" çdo transgresion, nga ai homoseksual (i kufizuar në një personazh adoleshencial) tek ai i gruas që tradhëton të shoqin për një të ri energjik dhe në tundimet sadomazokiste të të shoqti të shtëpijakes së përkryer, çdo devijim duhet të kthehet në rregull, të konformohet me vlerat gjerësisht të pranuara nga shoqëria amerikane. Si për ë gjitha temat e tjera, humori i zi që përmbyt serinë rivesh me efekt komik ngjarje që vlejnë edhe për objektiva narrativë më seriozë. "Desperate Housewives" është kritikuar shumë në Shtetet e Bashkuara si racist, klasist dhe seksit, por pikërisht mbi zakonet seksuale të personazheve është ndalur më pak, në konfirmim të faktin që gjithçka që nuk është ortodokse tek "Desperate Housewives" thkesohet dhe sfumohet, për t'u rivënë më pas me shpejtësi në rregull, pa dashur të jetë tema qëndrore. Me më shumë vëmendje, janë analizuar tematikat e raportit konfliktual me mëmësinë apo të kërkimit të performancës së përkryer që ndjek secila prej këtyre grave, duke u ndeshur me dështime dhe me ndjenjën e papërshtatshmërisë. Por për "Dseperate Housewives" flitet dhe do të vazhdohet të flitet, për karakteristikën jo të re të televizionit cilësor, që gjithmonë ma ecur në udhëkryq midis argëtimit trushpëlarës dhe analizës shoqërore.


Përgatiti: ARMIN TIRANA
E identifikuar

Kisss
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1208



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 20-03-2007, 18:36:47 »

me mire te titulloj "sex with an entire city"  zgerdhihet
E identifikuar

''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 09-07-2007, 13:54:56 »

Carrie, Samantha, Miranda dhe Charlotte shumë shpejt do të mbërrijnë në kinema me aventurat e tyre intrigante dhe sensuale. Seriali tepër i famshëm televiziv “Sex and the city", do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë. Filmi do të realizohet nga New Line Cinema dhe xhirimet do të fillojnë brenda këtij viti. Pas deklarimit të para dy viteve nga Kim Cattrall, një nga protagonistet e filmit, tashmë çdo gjë bëhet zyrtare dhe konkrete. Katër aktoret që kanë bërë për vete shumë fansa në mbarë botën: Sarah Jessica Parker, Kristin Davis, Cynthia Nixon, dhe Cattrall do të jenë pjesë e kinemasë.Mënyra e veshjes, (me sandale tetë centimetra të larta), ëndrrat e tyre joshëse si dhe mënyra e jetesës së tyre e shoqëruar nga ankthi, do të jenë të përmbledhura në një film, dhe që pritet të ketë një sukses tepër të madh duke parë edhe suksesin që ka pasur si serial televiziv. G.Sot
E identifikuar

meganalbania
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 05-12-2007, 00:59:40 »

 perqeshje LOLi see all the time this serial,i think is funny,b/c everytime that i see more i lough luj syun
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 08-01-2008, 06:45:40 »

Se shpejti ky serial do te paraqitet dhe si nje film i vetem. buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 129
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 12-07-2008, 16:24:26 »

Eshte bere dhe filmi para nje muaji,,shume shume fantastik,,, buzeqeshje
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 12-10-2008, 19:41:24 »

....dhe shume i suksesshem..
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor