Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: SEO nuk vlen !  (E lexuar 147 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
UrL
Troc Dajaku
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 405



Shiko profilin WWW
« më: 23-06-2009, 13:44:21 »

Dje lexova nje artikull se nuk fitohet trafik  nder faqet qe jane te hostuara ne te njejtin ip ( host ), biles edhe nder faqet qe kane prejardhjen nga e njejta seri ip-i.
Po ashtu ai artikull ( ne greqisht) fliste se tashme google ka filluar te germoj edhe ne emrat bleres te domaineve per te verifikuar se nuk kane te njejtin pronar.


Eshte e vertete kjo apo jane thjesht shkrime 'qe shesin'?
E identifikuar

besart
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 139



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 23-06-2009, 15:03:26 »

Pershendetje,

Separi titullin e temes e ke caktuar shume keq. Nejse nuk ka shume rendesi kjo, dhe te dalim te problemi qe ke hapur.

Ka diqka te vertete ne kete mes, por jo ne kete menyre si e ke kuptuar ti, dhe per te ilustruar kete po marr nje shembull nga jeta jone ne perditshmeri.

Paramendojme se ju banoni nje nje ndertese "A" ne nje lagje te Tiranes, eshte mese normale qe shumica e banoreve qe banojne ne ate ndertese te te njohin ty dhe te te therrasin dhe ne emer (varesisht nga sjellja juaj), madje nuk eshte shume e cuditshme qe edhe disa banore te tjere te lagjes te te njohin dhe te dijne emrin tend, pasi ju banoni ne te njejten ndertese respektivisht lagje (kete do e mendoja une), mirepo nese dalim bashke dhe shkojme ne nje qytet krejtesisht tjeter psh. Durres apo edhe me mire Prishtine, nese ty te njohin dhe persona te tjere nga keto qytete, atehere une do mendoja se ju jeni nje njeri shume i njohur per te gjithe dhe jo vetem per ndertesen ku banoni apo lagjen, dhe une do ju jepja goxha vlere juve.

Ne parim keshtu funksionon dhe Google. Nese faqja "XX" linkohet nga faqet qe gjendet te hostuara ne te njejten IP (krahaso me ndertesen ku banon ti), atehere Google nuk do t'i jep shume rendesi faqes XX pasi eshte shume normale qe keto faqe te njohin njera tjetren, gjendja ndryshon kur faqet qe linkojne njera-tjetren nuk jane te hostuara ne te njejten IP por kane subnete te njejta, sido qe te jete vlera e madhe per PR dhe SERP vjen kur faqet qe linkojne njera-tjetren ndodhen ne subnete te ndryshem apo edhe networka te ndryshem, kjo eshte shume logjike.

Per kete qe thash me larte te jesh i bindur se eshte keshtu, pasi per rreth dy vite kemi testuar keto gjera, dhe perfundimin ta thash me larte.

Sa i perket emrit te personave qe mbajne domenet, kete jemi duke e hulumtuar tash e disa muaj dhe rezulatet nuk ja shume domethenese, sepakut deri me tani, por ne shkrime te eksperteve kjo duket qe ka vlere.

E identifikuar

UrL
Troc Dajaku
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 405



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 23-06-2009, 17:52:51 »

Nuk dija se si ta titulloja ndryshe , nuk kisha asgje tjeter ne mendje!

Spjegimi yt ishte mese i qarte dhe i stimuluar bukur me krahasimin popullor qe i bere buzeqeshje
 Flm per kete spjegim ishte dicka qe me kishte shpetuar pa e ditur.
E identifikuar

M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 24-06-2009, 00:14:04 »

Si cdo gje dhe ne kete rast thjeshte nuk duhet tejkaluar. Nese se mbush kupen nuk ndodh gje.
Ka shume zera qe thone se Google nuk i vlereson dhe aq faqet qe kane backlinks nga faqe te tjera, me IP te njejte.
Kjo mund te qendroje, por sic thashe nese tejkalon masen.
Sepse nese po e zeme ke dhjete faqe te cilat nderlidhen me njera-tjetren atehere nuk duhet te kete gje te keqe. Pse keshtu?
Sepse mbi 90% e faqeve ne internet (me hamendje kjo, por besoj se aty-aty duhet e jete) hostohen ne hoste normale, te cilet hostojne mijera faqe ne servera me IP te njejte. Tani si mund te penalizoje Google faqe te tilla, te cilat mund te lidhen me njera tjetren sepse jane relavante, por ndajne edhe te njejten IP, sepse (rastesisht) hostohen ne te njejtin vend? Vetem nga ky fakt mund te dalim ne perfundimin qe dicka e tille nuk duhet te jete norme, por perjashtim ne rastet kur ka keqperdorime.

Sa per ate qe shohin edhe WhoIs per te vertetuar nese disa websit-e posedohen nga i njejti person, eshte hera e pare qe e lexoj. Mbase dhe qendron! Thuhet se jane mbi 200 variabla te ndryshme qe Google perdor ne llogaritmin e saj per te dhene rezultatet qe jep.
 hmmmmm Duhet pare mundesia qe t'i bejme te padukshme keto WhoIs-et!!
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
[Joni]
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 278



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 24-06-2009, 01:46:34 »

Ua sa me trembi titulli perqeshje , nuk kam asgje per te shtuar ne kete teme por mora vertet nje informacion te rendesishem buzeqeshje , faleminderit te gjitheve buzeqeshje
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?


Anketa
  • Cila Po Ju Pelqen Ma Shum
  • Dot WwW.Rinia-Ks.Com
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot WwW.Deshirat.Com
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot WwW.KujTimeT.Com
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot WwW.VaLaboys.Com
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot WwW.KujTimeT.Org
  • 2 (22%)
  • -
  • Numri total i votave: 5
  • Shiko temen

* Sponsor