Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikViset e Tjera Shqiptare SanxhakuSanxhaku: Sanxhaku i Jeni Pazarit dhe Nishit; Muhaxhirët.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sanxhaku: Sanxhaku i Jeni Pazarit dhe Nishit; Muhaxhirët.  (E lexuar 1287 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 27-10-2005, 10:37:47 »
Citojeni

Sanxhaku është pjesa jugore e Serbisë apo pjesa veriore e Shqipërisë Etnike.


Popullsia Shqiptare e asimiluar në sllav, por që ka mbajtur besimin Islam sot përfaqësohet nga Bosnja dhe gjendet ne këto treva (ky është vetëm një pjesë e sanxhakut të Jeni Pazarit që sot përfaqësohet nga boshnjakët):


***
KOSOVË: Themelohet seksioni për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Sanxhaku

Në Institutin Albanologjik, Kryesia e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre themeloi seksionin për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga Sanxhaku i Nishit.
Në vitet 1877-78 nga Sanxhaku i Nishit u shperngulën më shumë se 300 mijë shqiptarë nga 703 lokalitete shqiptare. Shumica e tyre u shpërngulën ne Kosovë dhe Turqi.


Vërejtje: lajmi është më i vjetër.


Këtu mund të sillni rreth të vërtetëës së Sanxhakut dhe Muhaxhirëve; dhunës dhe dëbimit të tyre. Të përpiqemi të hedhim dritë mbi ketë pjesë të Historisë Sonë.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 27-10-2005, 10:38:28 »
Citojeni

Muhaxhiret ( Balade Kosovare)

C'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
C'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
C'ka kanë malet qe s'mugullojne,
C'ka ka hana qe s'po shndrit,
C'ka ka djelli qe s'po ban drite,
C'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
C'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë ,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 27-10-2005, 11:16:17 »
Citojeni

Disa emra vendesh në sanxhak: Varvarin, Terstenik, çiçev, Krushev, Toplic, Prokupjle, Kurshumli, Blacë, Zhitoraxh, Tutin, Tregu i ri (Jeni pazar), Nish, Kralev, Jabllanicë, Leskovc, Bojnik, Lebanë etj.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 01-11-2005, 11:50:22 »
Citojeni

"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur."
  John Ross
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Lundrentari
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-11-2005, 15:40:31 »
Citojeni

E njëjta gjë edhe me Camerine, po thuajse 90 % e popullsise deri ne 1920, 1944, ishin shqiptare musliman, e nja 10%, ortodoks e pastaj me sptastrimin egersor nga greket, ndodhi pothuajse e kundërta.
Kështu e kemi pasur armikun nga të gjitha anet, grekun, serbin, bullgarin, etj etj.

Shpresoj se një ditë do të bashkohem.

Vilajeti i Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Vilajet i Kosovës 1877

Vilajet i Kosovës 1877


Vilajeti i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoriet e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbin, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-përëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-përëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.


Tabela e përmbajtjeve


    * 1 Historia
    * 2 Demografia
    * 3 Administrimi
    * 4 Shiko dhe këtë



Historia

Gjatë viteve të Krizës Lindore (1875-1878), ky vilajet pësoi ndryshime të shpeshta, si në sipërfaqe po ashtu edhe në administrim. Më 1875 në hapësirën e vilajetit të Kosovës hynte vetëm Kosova e vitit 2000 dhe qendra e vilajetit u zhvendosë nga Prizreni në Prishtinë. Më 1877 vilajeti shtrihej nga Dibra deri në Nish.


Demografia

Struktura e popullsisë së vilajetit, përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1912 ishte 909 700 frymë. Ku 61,4 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 16,2 % serbët, 13,3 % maqedonasit dhe 9,1 % turqit.


Administrimi

Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:

    * Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovishtë, Koçanë, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
    * Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Lumë, Tetovë.
    * Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
    * Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
    * Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Koloshin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.
E identifikuar

turp është burri me vdek n'shpi
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 08-12-2005, 07:10:11 »
Citojeni

"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit."
Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 08-12-2005, 08:44:49 »
Citojeni

Kjo harta më poshtëë tregon komunat e serbisë qendrore. Pjesë të sanxhakut në ketë hartë janë nishava (nishi), Toplica, Pçinja, Jabllanica, Rasina Raska dhe pjesë nga Zlatibori. Ndarjen komunale e kanë berë në atë formë që të mos mundësohet një krijim unik i një territori të caktuar.



Krahasoni me hartën e Shqipërisë Etnike:

E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 01-10-2006, 23:12:51 »
Citojeni

Sikur te ishte Harta e sotme e Shqipërisë se Bashkuar, do ishte vërtetë një mrekulli.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |