Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikViset e Tjera Shqiptare SanxhakuSANXHAKU - DËSHTIM I DIPLOMACISË SHQIPTARE


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: SANXHAKU - DËSHTIM I DIPLOMACISË SHQIPTARE  (E lexuar 626 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 27-10-2005, 19:50:49 »
Citojeni

Diplomacia boshnjake edhe pse nën katarzin e luftës u tregua më e shkathët se ajo shqiptare
--------------------------------------------------------------------------------

Për shtetasit e zakonshëm shqiptarë, Sanxhaku, edhe pse në kufi me shtetin shqiptar është pothuajse emër i panjohur. Aktualisht, Sanxhaku si territor, ndan Sërbinë dhe Malin e Zi ndërkohë që kufiri republikan mes Sërbisë dhe Malit të Zi kalon nëpër Sanxhak duke bërë kështu që 2/3 e Sanxhakut të jenë nën Sërbi, kurse 1/3 nën Mal të Zi. Megjithkëtë, Sanxhaku ka identitetin e vet politik. Këshilli Kombëtar i Sanxhakut, i kryesuar nga Dr.Sulejman Uglanini, i ka përcaktuar qartë kufijtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare. Për ne shqiptarët është me interes të përmendet se kjo hartë përfshin vendlindjet e disa prej personaliteteve më të shquara shqiptare: Plavën (Akademiku dhe poeti Esad Mekuli), Tutinin (shkrimtari Hivzi Sulejmani), Gucinë (Akademik Rexhep Qosja), etj..
Fatkeqësisht, shumica dërmuese e sanxhakasve janë shqiptarë gjysmë të asimiluar. Flasin gjuhën sllave dhe mbiemrat e tyre, që zakonisht janë emra fisesh shqiptare të Veriut, kanë shtesën "iq" (Si p.sh., Armend Rexhepagiq).

Identitetin e vet politik Sanxhaku ia detyron jo vetëm zakoneve të vjetra shqiptare (të cilat i ruan me fanatizëm), por edhe faktit se nga sërbët e malazezët i ndan feja (janë muslimanë). Kësisoji sanxhakasit, gjatë 50 viteve të fundit, nuk u orientuan as nga Beogradi, as nga Podgorica, por o nga Prishtina, o nga Sarajeva.

Me Prishtinën i lidhte gjaku e tradita, ndërsa me Sarajevën feja dhe gjuha (të cilën para 100 viteve e konvertuan nga shqipja në sllavishte për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta).

Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Sërbia dhe Mali i Zi dhe për bashkim o me Kosovën, o me Bosnjen. Vitet që pasuan, Sanxhakun më tepër e larguan nga Kosova dhe shqiptarët, e më shumë e afruan me Bosnjen dhe boshnjakët. Dr.Sulejman Uglanini ka deklaruar në Gjenevë se gjatë takimit me Presidentin Sali Berisha nuk fitoi asgjë më tepër se sa pritjen e ngrohtë e të përzemërt me fjalët: "Ju, në Shqipëri e ndër shqiptarë nuk jeni mysafirë, jeni në shtëpinë tuaj".

Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur në katarzin e luftës, u tregua më e shkathët se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjë e më tepër Sanxhaku po del në skenën politike si faktor që më shumë i përket çështjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithë ambasadat boshnjake nëpër botë kanë marrë përsipër afirmimin e çështjes së Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan një rol të rëndësishëm edhe në vetë Bosnjen. Luftëtarët më të shkathët dhe komandantët më të shquar në ushtrinë boshnjake janë pikërisht sanxhakasit. Tani kur Përëndimi (veçanërisht Italia e Gjermania) po përpiqet ta shkëpusë Malin e Zi nga Sërbia, përmes përkrahjes së forcave indipendentiste në Mal të Zi, problemi i Sanxhakut po fiton edhe më shumë në peshë. Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjë faktor të rëndësishëm ekonomik, siç paraqet për shembull Kosova, por ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin gjeostrategjik.

Aktualisht, territoret e Bosnjës, në kufi me Sanxhakun, kontrollohen nga ana e sërbëve të Bosnjës me përjashtim të qytetit të Gorazhdës, i cili është nën mbrojtjen e OKB-së. Një ndër qëllimet prioritare boshnjake, sipas udhëheqësve të tyre ushtarakë, është shpërthimi në këtë drejtim dhe dalja në Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufijve republikanë të Sërbisë do të nxiste reaksione zinxhirore në vet Sërbinë dhe Malin e Zi, gjë që rrënjësisht do t'u lehtësonte punë boshnjakëve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si të mbetet jashtë kësaj. Diplomacia shqiptare nuk e ka fuqinë tani t'i parandalojë këto procese. Urti e saj, do të ishte sikur në këto rrethana të jetë sa më e përgatitur për reagime përkatëse.


--------------------------------------------------------------------------------
"Koha e Jonë", Tiranë, 11.06.1995
"Flaka", Shkup, 22.06.1995
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 27-10-2005, 19:53:17 »
Citojeni

Sa i përket strukturës etnike të sanxhakasve, unë kam shumë fqinjë të ashtuquajtur boshnjak nga sanxhaku të cilët pranojnë se kanë prejardhje Shqiptare. Ata ndjekin tradita shqiptare, kanë emra shqiptar.
Ata tregojnë se prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë mbajtur plisa të bardhë. Emrat e tyre p.sh. janë: Ades, Admir, Mujë, Halil - emrat më tipik shqiptar.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |