Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi Shqip
Letrarët e Rinj
Rreth Librave dhe Autorëve
(Moderator:
MUZA
)Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
Faqe: [
1
]
2
3
4
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown. (E lexuar 24700 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Solist
Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
më:
06-05-2005, 14:16:41 »
Libri me i shitur i 2 viteve te fundit ne shkalle boterore. Ky eshte Kodi i famshem i shkruar nga novelisti Amerikan Dan Brown. Ky liber per nga permbajtja e tij eshte kritikuar shume sidomos nga kleri Katolik per cenimin e besimit kristian. Konteksti i librit bazohet ne SanGreal ose me sakte trashegimia e Gjakut te Jezusit. Duke e paraqitur Krishtin si baba i nje femije me prostituten Mary Magdale autori ka hasur kritika te konsiderueshme.
Libri eshte nje labirinth kodesh te cilat zberthehen me fantazi te shfrenuar nga Brown. Nje aventure midis kishash edhe vendndodhjesh teologjike per te gjetur 'Kupen e arte' me te cilen piu veren ne darken e funsit Jezusi. Fundi, ose me sakte zbulimi i te vertetes eshte me te vertete rrenqethes edhe pse flitet per nje liber Fiction.
Personazhi kryesor i librin Robert Langdon eshte nje studues i shkencave fetare ne Harvard.
Jua keshilloj ta lexoni.
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #1 më:
06-05-2005, 14:23:39 »
Kjo pjese eshte marre nga reagimi i opinionit virtuar Katolik. Lexoni materialin ne vijim per me shume.
Kodi i DaVincit dhe Loja me Historine
Nga: Eduard Lekgjika
Një nga librat më të shitur të kohëve të fundit në botë, "Kodi i Da Vinçit" me 7.5 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua së fundi edhe në Shqipëri në panairin kombëtar të librit të organizuar tek Piramida. "Kodi i Da Vinçit" është një roman policesk, i cili luan me historinë dhe imagjinatën. Personazhet kryesorë të romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnë së bashku vrasjen misterioze të gjyshit të Sofisë. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se gjyshi ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave të Maria Magdalenës dhe të dokumenteve të rëndësishme që datonin që në kohën e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe përfaqësuese e shenjtërisë femërore.
Libri flet gjithashtu për Gralin e Shenjtë (sipas legjendave kupa e darkës së fu-ndit) që simbolizonte vetë Maria Magdalenën e cila gjoja mbante në barkun e saj pasardhësit e Jezuit. Kisha sipas autorit të librit e sulmoi "she-njtërinë femërore" dhe anatemoi femrën duke ulur rëndësinë e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e Nikesë (Turqia e sotme) në vitin 325 para Krishtit për të forcuar pozitat e veta meqë krishtërimi po bëhej më i "su-ksesshëm" se paganizmi. Këto dhe teori të tjera që dalin nga libri janë krejtësisht në kundërshtim me bazat e besimit të krishterë.
Shumë nga përfundimet në të cilat dalin personazhet, disa prej të cilave i për-mendëm më sipër, janë vërtetë qesharake. Për të dalë në teoritë e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet në legjenda, ungjij gnostikë (të tipit Ungjilli i Maria Magdalenës), romane pseudo-kërkimor, gjysëm të vërteta, shtrembërime historike etj.
Këtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., për të krijuar një ama-lgamë, e cila e shërbyer në një mënyrë të caktuar, të çon në pikëpamjen e gabuar të kohërave të sotme se të gjitha fetë qenkan njëlloj.
Një fakt interesant mbi librin ishte se në fillim, personazhet niseshin për të gjetur të vërtetën. Dhe, kur pas shumë peripecish "e gjejnë" atë, mendojnë se nuk është e rëndësishme që njerëzit ta njohin, por më e rëndësishme ështe që njerëzit të besojnë në ekzistencën e diçkaje që i frymëzon, qoftë kjo dhe një legjendë. Pra, me fjalë të tjera, e vërteta absolute nuk ekziston, e vërtetë është ajo që ti beson, ose më saktë ajo që ti dëshiron. Edhe kjo është një pikëpamje kaq e gabuar në botë sot.
Por libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pande-rshëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Por edhe nëse ndjek logjikën e librit nuk është e qartë se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas këtij libri Maria ishte pas-ardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pas-ardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore ndërsa vetë Jezui nuk ishte i tillë. Problemet e një arsyetimi të tillë duken qartë.
"Kodi" gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës "Crisis" thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit dhe se një film po përgatitet bazur mbi "Kodin".
Mu duk me vend që të shkruaja diçka mbi këtë libër, pasi ai tani ëshët në duart e lexuesve edhe në Shqipëri. Megjithëse për një lexues të painformuar mesazhi i këtij libri do të dukej si një risi, ai nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e herezive të hershme.
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #2 më:
06-05-2005, 14:25:41 »
Kodi eshte i dyti liber fiction qe ka te njejtin reagim teologjik.
Evangjelia e Judës", vepra e dytë e kundërshtuar pas, "Kodit të Da Vincit"
Afërsisht 2000 vjet pasi "u nxorrën në pah moskuptimet" e para midis të krishterëve, "Evangjelia e Iudës" do të arrijë të gjejë më në fund daljen e saj në një publikim, bëri të ditur një fondacion zvicerian, të cilët pretendojnë se kanë në
dorë "tekstin e shumëpërfolur", - përkthimi i së cilës do të jetë gati për vitin e ardhshëm."Harrojeni 'Kodin e Da Vincit'të Dan Brown, - kjo që do të dalë do të jetë një vepër e vërtetë", është shprehur kërkues amerikan. "Megjithatë, shumë janë skeptikë përsa i përket konfirmimit të vërtetësisë së këtij dokumenti".
Papirusi në fjalë, ka 62 faqe dhe është zbuluar në Egjipt, diku midis viteve, 1950-1960, - sakaq, që ââ¬Å¡pronarët'e papirusit nuk e kishin idenë për vlerat dhe përmbajtjen e dorëshkrimit, thote Mario Jean Roberty, - drejtor i fondacionit ââ¬ÅŸMaecenas", me qendër në Basel të Zvicrës. Ekzistenca e një "Evangjelie", - i përket me sa duket atij që e ka shitur Jezusin për 30 monedha argjendi, - e vërtetuar madje nga episkopi Irine, - i cili në shekullin e II-të pas Krishtit, e denoncoi tekstin në fjalë si ââ¬ÅŸveper heretike" (herezi).
Sipas gjasave, kjo e fundit qarkullonte në gjuhën greke në atë epokë, ndërsa dorëshkrimi, - i cili tashmë është në dorën e fondacionit zvicerian është redaktuar nëpërmjet një metode, të përdorur nga të krishterët e parë egjiptianë.
"Ky dorëshkrim është prova e vetme dhe e qartë që një Evangjeli e tillë ka ekzistuar me të vërtetë", afirmon Roberty. Sipas këtij të fundit, e shkruara e përdorur, - me 'karbon-14', - tregon se ai është ââ¬Å¡punuar'diku, rreth shekullit të III-të. "Nuk dëshirojmë të nxjerrim asgjë në dritë nga karakteri i jashtëzakonshëm që përmban dorëshkrimi", tha Roberty, - duke sugjeruar se teksti ââ¬ÅŸi është kushtuar" Iuda Iscarioteanit, dhe vë në pikëpyetje disa elementë thelbesorë të doktrinës së krishterë. Dokumenti në fjalë pritet
të përkthehet në gjuhën angleze, franceze dhe gjermane, dhe do të publikohet vitin e ardhshëm.
Mënyra se si dorëshkrimi ka arritur ââ¬Å¡në dorën e fondacionit zvicerian'ngelet ende një mister, - ndërsa personat e implikuar nuk kanë dhënë shumë informacione, por bëhet fjalë se ka qenë pjesë e ââ¬ÅŸnjë trafiku ilegal të antikiteteve". Mesa duket, në vitet ââ¬Å¡90 teksti doli në treg, i ofruar fillimisht nga një Universitet Amerikan, - të cilët nuk pranuan të japin një shumë marramëndëse, - vlera e së cilës arrinte në disa milionë dollarë.
Një tekst mbi të cilin do të flitet shumë. Numri i Evangjelisë, në Testamentin e Ri është limituar në katër, pas Këshillit në Niceea, në vitin 325. Rreth 30 tekste të tjera kanë qarkulluar në atë periudhë, ndërsa një pjesë e tyre nuk u gjetën më kurrë, - të tjerat u ndaluan. "Evangjelia e Iudës" ka ndezur mendjen e shumë kërkuesve dhe shkrimtarëve, ndërsa praktikisht deri më sot, askush nuk e ka parë tekstin. Kjo gjë është përmendur edhe nga Irinea dhe Epifania, - të cilët kanë thënë se dokumentat i përkasin një sekti të quajtur, "gnostikët".
Ky dokument do të justifikojë thënien e Kain-it, "mbi tradhëtinë e Iudës, duke qenë se ato ishin të parashikuara më parë në planin e Zotit, dhe vijimisht rrënia dhe shpëtimi i njerëzimit". Sipas amerikanit, Stephen Emmel, specialist i dorëshkrimeve të materializuara (papiruse), është fjala për një zbulim të jashtëzakonshëm, mbi të cilin do të flitet për shumë kohë. "Duke e parë në anën historike, është një zbulim njësoj i rëndësishëm si ai i mistereve të Nag Hammadit, -rreth një gjysëm shekulli më parë. Të gjitha gjurmët na çojnë tek Evangjelia, së cilës i referohej Irinea në shekullin e II-të". Dorëshkrimet e këtij lloji, Emmel, i ka përcaktuar nën emrin, "Thesari i Nag Hammadit", që u zbulua në vitin 1945, në afërsi të lokalitetit Nag Hammadi, nga disa fshatarë egjiptianë, - të cilët nxorrën nga toka një vazo ku ndodheshin brenda 13 kodikë me mbulesë prej lëkure. Plot 1156 faqet e dorëshkrimeve ishin të grupuara në 54 kapituj të ndryshëm, - midis të cilave edhe e ashtëquajtura, "Evangjelia e Tomes", dhe një sërë "mësimesh të Jezusit".
Të realizuara në gjuhën greke dhe të vendosura në papiruse, dorëshkrimet ishin të krijuara nga një sekt gnostik, - të cilët ekzistonin në shekujt e parë "të kohës kristiane", dhe që Kisha i cilësonte si kundërshtarë. Në të njëjtin koleksion ishin një seri shkrimesh të apostujve dhe të Evangjelive të ndryshme, - të cilat Kisha i kishte konsideruar si vepra heretike.
Megjithatë, ekzistojnë zëra, se një pjesë e këtyre dokumentave për të cilat publiku ka qenë i informuar kohët e fundit, - falë edhe zbulimit më të fundit në Egjipt, - kanë qenë
të ruajtura me sekretin më të madh në Biblotekën e Vatikanit. Gjithashtu, disa ekspertë bëjnë të ditur se "Evangjelia e Iudës", së cilës i referohet Fondacioni "Maecenas" ka
qenë pjesë e thesarit të Nag Hammadit. Sipas disa relatimeve mbi zbulimin e thesarit të 1945-ës, thuhet se "përgjatë transferimit të dorëshkrimeve të çmuara 'kishte humbur'vepra më e kundërshtueshme….Evangjelia e Judës".
Termi "gnostikë" i referohej një grupi heterogjen i ardhur nga rryma filozofiko-fetare antike, - të cilët patën një përhapjeë të madhe në shekujt II-III-të, pas Krishtit, - në përgjithësi të vendosur në zonat më kulturore të epokes, - sic ishin Roma dhe Aleksandria. Disa prej këtyre sekteve gnostike, kanë një histori të mirëdokumentuar, ndërsa të tjerat të lëna në hije, - në kuptimin që nuk njihen as themeluesit e tyre.
Gnostikët, - pak a shume ndiqnin një formë të kristianizmit, - duke përmbajtur një sërë elementesh të shumë besimeve të ndryshme mistike, dhe atyre magjiko-astrologjike orientale, të Kabbala-së apo të filozofisë helenistike. Në shumicën e rasteve emrat që merrin këto grupe kishin lidhje me elementë të shumtë doktrinarë. Një element i përbashkët i rrymave të ndryshme gnostike, ishte elementi "konjuktiv", - i kuptuar si një iluminim, - rezervuar vetëm një grupi të caktuar që në 'botëkuptimin e tyre'arrinin në një vizion e 'mbretërimit'dhe të shpëtimit të qënieve njerëzore. Përballë këtyre 'iluminimeve'të privilegjuara, besimi për t'a nuk kishte rëndësi të veçantë. Një tjetër element i përbashkët ishte dualizmi (bashkimi i dy 'materieve'), shpirt-lëndë dhe shpirt-trup, të cilat çonin në një etikë ekstremiste, apo jashtë çdo lloj ligji moral, të cilat e konsiderojnë "inferior" njohjen e vetvehtes me anën e iluminizmit, nga ku ka për derivate lirinë e kënaqësisë së jetës, dhe në veçanti atë të kënaqësisë seksuale.
edmond prifti
26/04/2005
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #3 më:
06-05-2005, 14:26:35 »
Profesori Italian Umberto Eko e konsideron Kodin si veper te kopjuar.
Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
Profesor ne universitetin e Bolonjes, ne Itali, i specializuar per semiotiken, Umberto Eko ka nisur te shkruaje romane ne moshen 48 vjec. I pari, i titulluar, "Emri i trendafilit" (Grasset, 1994), njohu nje sukses nderkombetar. Kohet e fundit shkrimtari ka publikuar "Flaka misterioze", roman i ilustruar, nje meditim mbi imazhet e femijerise.
Ju thoni se cdo roman eshte nje pervoje e re eksperimentimi. Kete here ju keni perdorur nje sasi te madhe imazhesh, qe nderfuten ne rrefim. Perse?
Ne kete liber une rikthehem tek e shkuara ime dhe e brezit tim, e rritur nen fashizem. Kjo kujtese mbeshtetet mbi imazhe, muzike, objekte, pra jo vetem mbi fjale. Per te ndertuar materialin e tekstit tim, kam permbledhur nje dokumentim mbi vitet 1930-1940. Ne shtepine time kisha nje koleksion te rendesishem librash, disqesh, senduqesh...qe e kisha plotesuar te bukinistet, ne kerkim te objekteve qe me mungonin. E nepermjet internetit kam mundur te rindertoj gjithe koleksionin tim te pullave.
Por librat jane ilustruar perhere vetem ne epoken tone. Ne shekullin e XIX-te autore si Zhyl Vern nderhynin vete ne kerkimin e imazheve. Sot mund te tremben kur ilustrimi i bashkangjitet gjuhes dhe pushtetit te saj. Por une kam bere kujdes ne ate qe imazhet te mos zevendesojne kurre nje pershkrim me fjale. Ato sherbejne per te dhene prova, per te treguar se nuk e ekzagjeroj, kur pershkruaj propaganden fashiste, per shembull.
Kane gjithashtu nje "funksion shtese": une tregoj kapakun e nje libri te vjeter, dmth nepermjet tij ngacmoj dhe kujtesen e lexuesve, gjithashtu te stimuluar.
Cili ka qene impakti i letersise te rinise, me universin e saj te mrekullueshem, ne formimin dhe imagjinaten e ketij brezi?
Duke mbledhur materialin e librit, kam rizbuluar gjendjen skizofrenike te Italise ne kete epoke. Nga njera ane ishte bindja ndaj edukimit zyrtar te diktatures ? kam gjetur keto kenge dhe keto libra qe flasin per lavdine, heroizmin. Nga ana tjeter gjendej ndikimi i dyfishte, i perditshem, permes radios dhe muzikes ne mode, qe festonte nje bote provinciale dhe mikroborgjeze, dhe permes kinemase, qe mberrin nga Amerika me filmat vizatimore dhe romanet policore.
Keto histori, banale ne Shtetet e Bashkuara, tek ne marrin nje dimension politik dhe ideologjik. Mandrake, heroi i filmave vizatimore, ishte i veshur me frak, nuk perdorte arme. Nuk dallohej tek ai asgje e perbashket me heroin fashist me mitraloz, qe na propozohet si ideal. Ne kete mjedis ushtarak, personazhet e albumit me kostume dhe kapele, te zote te zgjidhin me nje veprim elegant problemet me te medha, perbenin tashme nje provokim.
Romani juaj pershkon shekullin e XX -te. Ju keni ndier nevoje te riktheheni ne historine e shkuar?
Kam ndier mbi te gjitha nevojen per te treguar feijerine time. Italia nuk ka reshtur, qe prej fundit te luftes, te rindertoje te shkuaren e saj, te beje provimin e ndergjegjes se saj, ndryshe nga Franca. Sot, megjithese fashiste te vjeter ka dhe ne qeveri, jemi deshmitare te nje revizionimi, qe kerkon te rilexoje te shkuaren fashiste nga nje tjeter kendveshtrim: kembengulet edhe mbi krime te kryera nga partizanet, te pohuara tashme nga historiane.
Une provoj te ve ne raport historine e madhe me te voglen. Ne jeten e nje femije kjo eshte plotesisht e lidhur: si gjella me mishin, ato vijne se bashku ne tavoline. Nuk ka hierarki midis artikujve te gazetave, filmave vizatimore, kengeve. Ky oshilacion (luhatje) eshte ne zemer te librit.
Hermetizimet jane shpesh te pranishme ne librat tuaj, te perdorura me erudicion dhe humor. Keto vitet e fundit jane shfaqur best-seller si; Kodi i Da Vincit, i Dan Broen, apo Alkimisti i Paulo Coelho. Si ju duken ju keto libra?
Ne "Lavjerresin e Fukol", kisha futur perberes te shumte hermetike, qe gjenden ne Kodin e Da Vincit. Personazhet e mia kryenin misionin e projekteve te tyre, kam parasysh Graal, per shembull. Kam dashur te jap nje paraqitje groteske te asaj qe shihja rreth meje dhe per te cilen parashikoja venien ne kryq. Ishte e lehte ta beje kete profeci. Per "Lavjerresin e Fukolt" kam boshatisur gjithe librarite, tashme te specializuara ne kete lloj!! Dan Broen kopjon vepra qe gjenden prej tridhjete vjetesh ne dyqanet e rruges Hachette ne Paris.
Suksesi shpjegohet per faktin se autoret e ketyre best-seller e marrin seriozisht kete dhe nga nevoja e njerezve per misterin. Ne "Lavjerresin e Fukolt", une citoj frazen e G. K. Chesterton : "Kur njeriu nuk beson me ne Zot, nuk do te thote se ai nuk beson me ne asgje, do te thote se ai beson ne gjithcka."
Une kam qene gjithmone i terhequr nga ritet sinkretiste braziliane. Me duket se ato do te mberrijne menjehere ne Europe. Kisha po nis te mbylle syte ndaj gjithe realiteteve te saj ne kohen e re. Ajo deri me tash besoi se duhet te ndeshej kunder komunizmit apo materializmit, por ja qe ajo duhet te ndeshet me rritjen e kesaj nevoje per misterin, komplotin, te mbinatyrshmen. Me "Lavjerresi i Fukol" une besoj se ndreq llogarite e saj per kete dukuri. Ne te kundert, une e kam mbeshtetur ate, duke dhene ndoshta material frymezimi dhe per autore te tjere.
Kujt ia njihni ju kete nevoje?
Mjaftonte te hysh ne nje librari. Sektoret kushtuar marksizmit dhe mendimeve revolucionare te viteve '70 kane nisur te zevendesohen me sektoret mbi orientalizmin, kultet e reja, epoken e re.
Psikologjia e komplotit ka dominuar ne shekullin e XIX-te dhe XX-te, deri ne antisemitizmin nazist. Gjysma e drejtuesve te medhenj naziste ishin te lidhur me vellazerira te okultistikes (besimi te praktika te fshehta si magjia etj). Ka lidhje qe pershkojne historine e dy shekujve te fundit, tek te cilet une jam perpjekur te kuptoj, sepse me terheq kjo dukuri. Une koleksionoj libra te vjeter. E mbledh gjithe kete material okult, sepse me ka bere per vete. Por, mund te jem i apasionuar nga bretkosat, pa dashur te behem nje bretkose! Une koleksionoj perralla, fabula, mistere, dhe, ne te njejten kohe, une e di qe ato nuk thone te verteten. Nuk besoj as ne zana, as ne magjistare.
Perktheu: Magdalena Alla/25 Mars 2005 Koha Jone
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #4 më:
06-05-2005, 14:32:58 »
Veprat qe sherbejne si subjekt ne ndertimin e Kodit.
Mona Lisa
Darka e Fundit.
Njeriu i Vitruvit
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #5 më:
06-05-2005, 14:33:51 »
Marre nga: Shqiptaret e Filadelfias.
Kodi da Vinç në një ikonë të Beratit
Romani i amerikanit Dan Braun shkaktoi pasojën që parashikonte autori dhe botuesi i tij: pushtoi botën që lexon. Për ato që në të shkruhen, ai jo vetëm ngjalli kënaqësinë e lexuesve, por edhe zemërimin e Kishës katolike, deri në atë masë sa që kardinali i Gjenovës u bëri thirrje publikisht besimtarëve të vet që të mos e hapin atë libër. Në shumë vende të krishtera ndodhi ajo që bënë muslimanët me "Vargjet Satanike" të Razhdies, e dënuan. Nga prelatë të kishës si edhe nga shumë studiues të historisë së krishtërimit, libri u quajt si i mbushur me gënjeshtra dashakeqe dhe fyese për doktinën e krishterë. Aty historisë së Jezuit të Nazaretit, Mesisë, Shpëtimtarit, pjesës së trinisë së shenjtë, birit të Perëndisë u bëhen korrigjime përmbysëse.
Ndonëse krejtësisht prodhim i imagjinatës së autorit, dhe me karakter tërësisht provokues, libri akuzohet se bën përpjekje të godasë shtyllat e besimit të krishterë nga istikami i kundërshtarëve të tij brenda llojit, siç mundet të jetë vetë autori protestant. Por ai nuk është traktat historie, nuk është kritikë e veprave artistike të piktorëve dhe skulptorëve të mëdhej. Për shembul kritikë e veprës së Leonardo da Vinçit, në punën e të cilit autori shpjegon se është frymëzuar. Nuk është, po ashtu, kritikë e shkrimtarëve të dëgjuar si Viktor Hygoi, a e shkencëtarëve revolucionarë si Isak Njutoni, emrat e të cilëve autori i merr dhe i përdor si t'i vijë për mbarë. Libri është një histori shumë bukur e stisur, mjeshtërisht e shkruar, me ritëm ashtu siç janë ritmet e kohëve moderne, plot me muzikë elektronike futur mes notave të Bethovenit a të koreve baroke. Ai është me të papritura, me vrasje, me dhunë, me ndrydhje personaliteti dhe çlirim të mendjes së lirë, ashtu siç janë shumë filma të çmuar me kurora palmash në konkurse të famshëm kinemaje. Librit i është bërë reklamë mjeshtërore, sa që numri i kopjeve të shitura ka arritur në gjashtëmilionë.
Unë e lexova librin me një frymë, më tërhoqi pa masë. Ai është përkthyer shqip, madje edhe bukur, me një shqipe që nuk para e gjen sot në përkthimet e përditshme. Këtë radhë nuk ndodhi si me Vargjet Satanike, të cilat nuk janë botuar në Shqipëri. U befasova kur shumë miq të mi, që edhe ata e kishin lexuar librin, më thanë se kishin mësuar të vërteta të përbindshme nga ai botim. Madje, edhe besimtarë dëgjova tek thanë se ai libër ua kishte lëkundur besimin në dogmën e krishterë. Unë jam laik i rritur, i arsimuar dhe i formuar si i tillë. Të tillë kanë qenë edhe gjyshërit e mi. Por gjithmonë kemi shkuar mirë dhe kemi respektuar ata që besojnë në Zot, ashtu si edhe ata na kanë respektuar ne që besojmë në gjegjen dhe në nëngjegjen tonë. Madje, mua më rezulton se në Shqipëri, ashtu si të paktën edhe në Europë, tetëdhjetë për qind e popullsisë janë laike dhe se besimtarët në Zot përbëjnë pjesën tjetër, pra njëzet për qind. Në këto njëzet për qind, në Shqipëri kemi muslimanët dhe të krishterët me dasitë e tyre. Dhe, në se këtyre besimtarëve u lëkundet besimi në Zotin e vet, a në Kishën e tyre, nga një libër artistik, ky nuk është faji i autorit Dan Braun, por është faj i formimit të tyre fetar. Në se ata besojnë se librin e ka shkruar një njeri i nxitur nga djalli, atëherë, të paktën, autorit të librit i bie t'u kujtojë dogmën e krishterë, se edhe djalli është krijesë e Zotit që ata besojnë.
Sa për njoftimin se Jezui i Nazaretit ishte i martuar me Maria Madalenën dhe se këtë lajm autoi i librit thotë se e nxjerr nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe interpretimi i afreskut të Leonardo da Vincit, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Të paktën për ne shqiptarët, sepse në Berat, në muzeun e ikonave, kemi një ikonë ku mes apostujve është Jezui, në krah të majtë të të cilit kemi një prej dymbëdhjetë apostujve me fytyrë femërore. Ajo është Maria Madalena, të cilën nxënësit e Mesisë, sipas të thënave të ungjijve, nuk e deshën mes tyre, sepse ishte femër, ndër ta edhe Pjetri; por Jezui e pranoi, sepse edhe asaj i mbruajti brenda vetes frymë burrërore. Në ikonën e anonimit të Beratit personazhi në të majtë të Krishtit jo vetëm duket mirë se është femër, por ajo ka edhe lëvizje femërore përkëdhelëse përkundrejt Jezuit. Ka trupin të përkulur në drejtim të Krishtit, me kokë të mbështetur në dorën e djathtë dhe me dorën e majtë të nxjerrë përpara mbi tryezë, ashtu si do të bëntë çdo femër që do t'i tregonte dashuri një njeriu. Ka sy të mrekullueshëm plot dashuri.
Edhe Krishtin piktori anonim e ka bërë të shprehë raportin e tij të veçantë me personazhin femëror, ndryshe nga raporti me të tjerët. Piktori i ka vënë Jezuit dorën e majtë mbi supin e majtë të apostullit femër. Për më tepër, skena e fiksuar në ikonë nuk duket sikur është darka mistike, sepse mbi tryezë nuk kemi vetëm një gotë, ashtu si thotë libri i shenjtë, por kemi tri gota dhe një tas të madh, një ibrik dhe tri gota të tjera: një që e mban Krishti në dorën e djathtë dhe dy të tjera apostujt. Aty Judë Iskarioti nuk duket se është në pritje për të bërë aktin e tradhtisë, por me lugë në dorë nxit të tjerët për të ngrënë. Mos vallë Krishtin dhe dishepujt e tij piktori i ka paraqitur në një shkak tjetër? Vetë paraqitja e dy figurave qendrore, e Krishtit dhe e femrës shenjtore me aureolë në kokë si të tjerët pranë tij, tregojnë qartë raportin e veçantë të tyre.
Ky raport kaq domethënës në ikonën e anonimit të Beratit është më domethënës sesa paraqitja e personazhit femër në afreskun e Leonardo da Vincit, të cilin ka marrë si shembull amerikani protestan Dan Braun në romanin e tij. Da Vinci personazhin femër e ka vendosur në të djathtë të tij, tek rri e dëgjon Pjetrin. Ikonologët të na falin për kurajon me të cilën i hodhëm një sy anonimit të Beratit, por ky është vetëm një vështrim mbi punën e një piktori të njëmijë e shtatëqindës, e cila, ndoshta, nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën, por është një interpretim i raportit të Maria Madalenës me Jezuin, ashtu si është po një sajesë personale e këtij raporti edhe ajo e Dan Braunit në romanin e tij " Kodi da Vinçi", lexuar me kureshtje edhe nga shumë njerëz në Tiranë. Ndryshe, Gralin e Shenjtë Dan Braun duhet ta kërkonte edhe në Shqipëri, për më tepër se vetë fjala Gral përmban në shqip kuptimin "grua e lirë", me të cilën deri më sot ka ardhur fama e Maria Madalenës, nëpërmjet librave të shenjtë të Kishës së krishterë.
Ilir Mati
Gazeta Shqiptare 26-03-2005
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #6 më:
06-05-2005, 14:36:20 »
La Capela Sitina. Kisha e pikturuar nga Michelangelo ku zhvillohen ngjarjet Kryesore.
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
kreksi
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #7 më:
06-05-2005, 17:29:30 »
Komloti i Dan Brownit ndaj kristianizmit
Nje roman i tillë si "D.K." i cili eshte shitur ne me se 29 milion ekzemparë ne gjuhë te ndryshme te botes deri me tani, ka thyer rekordet botnore !
Ne francë per shembull shtepia botuese qe e drejton e bija e Robert Lafont, Izabela ka blerë te drejtat e autorit qe ne fillim pere vetem 30 000 euro, e tani libri eshte shitur gati se 2 milion ekzamplere !
tani s'po i hymi tia llogarisim se sa te holla meer autori qe sillet rrethe 10-15 % të shitjeve ketu ia kalon Harri Poterit ....
Ndersa pere permbajtjen e librit une desha te shtoja se ky roman i fikcionit i prek me se shumti ata njerez te cilet deri me sotë s'kan pasur fare nje kulture gjenerale mbi jeten e Jezusit dhe rrethanat se si u krycifikua nga Ponce Pilati, se si Jezusi shetitej andej kendej neper palestine , saramatie e jude duke i sheruar njerzit dhe treguar profesi, apo i shendoshte te vuajturit me fjale te mira te urta te cilet ndaheshin te knaqur popullata e asaj kohe... keshtuqe jezusin e percillnin turma njerzish e nder ta edhe Maria Magdalena(qe thuhet ishte e semuar nga mendja =mendt e marrura) qe behet si nje tifoze e tije.
Ketu duhet studiuar mire edhe jeten e autorit.
Asnjeri se tregon biografin e Dani Brownit po te marrim pershembull se aj eshte me origjine qifute dhe kur ka mesuar qe me se 6 milion qifut jan eksterminuar nga barbaria naziste me siguri se i ka shkuar mendja tek pyetja: Pse ?
Dihet fortë mirë se perendimi apo europa e mori kristianizmin permes apotreve dhe u be fe e lejuar nga Konstantini i Madh me 313 dhe qe ne fillim bota ndjente dhimbje ndaj tije duke e akuzuar juden si tradhetare gjoja se izraelitet ia dorzuan dhe e identifikuan Jezusin romakve.
Plote 2000 vjete qifutete pra e mbajn fajin pere kete tradhti qe iu kushtoi shtrejt para gjykates naziste te cilet i denuan pameshire me paditjet se ju jeni ata qe e keni shitur tradhtuar njeriun e mirë e te drejtë birin e zotit etj....
Ne kendin e tije te fshehur me vite ndoshta Dani i vogel do ta kete krijuar mitologjin e tije te re qe ketu .
Si ti dali perpara botes me teza te reja, se gjoja qifutet nuk e kan tradhtuar Jezusin porë Jezusi ju ka mashtruar juve !
Dhe ate e gjen avokatin me te mirin ne botë edhe pse ka vdekur para 400 vitesh e merr si deshmitare dhe mbrojtes i se vertetes, nje simbol universel gjeni i kohes, Leonardo de Vinçi te cilin e telekomandon nga Amerika se si te demontoje para botes faktin se jezuesi ishte ai qe i tradhtoi shoket dhe gjeti ringjalljen permes Maria Magdalenes e cila lindi nje vajze me emrin Sara.
Pasi qe romaket e kan krycifua Jezusin maria eshte e vetmja qe jep alarmin se Jezusi eshte ngjalle, por se jep se si permes Sares, vajzes se tyre e cila detyrohet te iku nga atje dhe kerkon strehim ne jug te Galise (frances se sotme) e qe aty fillon epopeja e dyshimit se Jezusi ka pasur trashegimtare dhe se ka qen njeri normal si te tjeret dhe se ka vdekur si tere njerzimi e qe tekstet e para te shkruara mbi jeten e jezusit kan mbetur ne Jeruzalem e qe pastaj Tampliet, e marrin kete dokument ne dore duke i bere shantazhe kishes katolike se do i tregojn njerzimit te fshehurat e tyre nese nuk i apin kaq e kaq ari....qe te mos dali e verteta.
Ne mes trillimit dhe te vertetes pra egziston se pari parandjenja e Dani Brownit qe ti tregoje botes kristiane se ju qe e keni denuar pere ca shekuj nje popull te pafajshem tani jeni te mbshtetur pere muri dhe duhet pranuar gabimet qe keni bere ndaj qifutve se Jezusi ishte ai i pari qe e mashtroi boten !
Pra nje krishtian i vertete me tradita s'do kishte kurr guxim qe tii hyje kesaj pune, te nxjerri nje liber aq kompleks mirepo ai e din se s'ka q'ka te humbi tjeter perpos do i rregulloje mardhenjet ne mes qifutve dhe botes tjeter qe te krijon bota bindje tjera ndaj qifutve qe te mos bien viktime ne te ardhmen.
Prandaj ky lloj zhanri sjell kete mesazhe pere tentim paqe duke e krycifikuar pere here te dyte Jezusin e shkretë gati pas 2000 vitesh !
Pra njerezit e thjeshte qe se njohin fare historin e jezusit e as ate boterore jan te prekur ne keto pika te dobeta te kristianizmit se gjoja ua ka mshefur gjer me tani te verteten.
«
Ndryshimi i fundit: 06-05-2005, 18:11:03 nga Kreksi
»
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #8 më:
07-05-2005, 08:09:27 »
Tani shtrohet pytja, si i ra ne dore Da Vinçit ky dokument ?
Ka mundesi qe Leonardo e ka lexuar kete tekst kur ishte ne vatikan ne biblioteken e njohur dhe e ka lexuar tekstin ne fjale qe Jezusi kishte pasur mardhenje me Maria Magdalenen dhe se kan pasur nje vajz nga kjo lidhje jashte martese.
Me von Leonardo i shtyer nga mbrendesia shpirterore e ka ven ne menyre te pa dukshme me nje mjeshtri te persosur ne tablon e famshme te "drekimit te fundit te Jezusit" duke e zevendesuar imazhin e Shen Gjonit me ate te Maries, duke rrezikuar jeten e tije dhe ndoshta pere ate edhe largohet nga italia...nga frika se mos do kapet si heretikë...?
Mund te sypozohet gjitheqka pasi s'ka fakte por e vertete eshte se imazhi ne tablon e famshme ka nje transformim te dukshem, qe nje specialisti te artit i ka shkua mendja para ca vitesh se Da Vinçi na ka hedhur mjekrren me kete tablo... e pastaj ky specialist e boton nje permbajtje nga ky zbulim qe merr buj permes nje artikulli ne nje gazet njujorkeze e qe Dan Brown vetem se e shtjellon kete ngjarje me teper ne romanin e tije.
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #9 më:
08-05-2005, 05:59:35 »
Cituar nga: Kreksi në 06-05-2005, 17:29:30
Komloti i Dan Brownit ndaj kristianizmit
Nje roman i tillë si "D.K." i cili eshte shitur ne me se 29 milion ekzemparë ne gjuhë te ndryshme te botes deri me tani, ka thyer rekordet botnore !
Ne francë per shembull shtepia botuese qe e drejton e bija e Robert Lafont, Izabela ka blerë te drejtat e autorit qe ne fillim pere vetem 30 000 euro, e tani libri eshte shitur gati se 2 milion ekzamplere !
tani s'po i hymi tia llogarisim se sa te holla meer autori qe sillet rrethe 10-15 % të shitjeve ketu ia kalon Harri Poterit ....
Ndersa pere permbajtjen e librit une desha te shtoja se ky roman i fikcionit i prek me se shumti ata njerez te cilet deri me sotë s'kan pasur fare nje kulture gjenerale mbi jeten e Jezusit dhe rrethanat se si u krycifikua nga Ponce Pilati, se si Jezusi shetitej andej kendej neper palestine , saramatie e jude duke i sheruar njerzit dhe treguar profesi, apo i shendoshte te vuajturit me fjale te mira te urta te cilet ndaheshin te knaqur popullata e asaj kohe... keshtuqe jezusin e percillnin turma njerzish e nder ta edhe Maria Magdalena(qe thuhet ishte e semuar nga mendja =mendt e marrura) qe behet si nje tifoze e tije.
Ketu duhet studiuar mire edhe jeten e autorit.
Asnjeri se tregon biografin e Dani Brownit po te marrim pershembull se aj eshte me origjine qifute (megjithese thuhet se eshte protestant) dhe kur ka mesuar qe me se 6 milion çifut jan eksterminuar nga barbaria naziste me siguri se i ka shkuar mendja tek pyetja: Pse ?
Dihet fortë mirë se perendimi apo europa e mori kristianizmin permes apotreve dhe u be fe e lejuar nga Konstantini i Madh me 313 dhe qe ne fillim bota ndjente dhimbje ndaj tije duke e akuzuar juden si tradhetare gjoja se izraelitet ia dorzuan dhe e identifikuan Jezusin romakve.
Plote 2000 vjete qifutete pra e mbajn fajin pere kete tradhti qe iu kushtoi shtrejt para gjykates naziste te cilet i denuan pameshire me paditjet se ju jeni ata qe e keni shitur tradhtuar njeriun e mirë e te drejtë birin e zotit etj....
Ne kendin e tije te fshehur me vite ndoshta Dani i vogel do ta kete krijuar mitologjin e tije te re qe ketu .
Si ti dali perpara botes me teza te reja, se gjoja qifutet nuk e kan tradhtuar Jezusin porë Jezusi ju ka mashtruar juve !
Dhe ate e gjen avokatin me te mirin ne botë edhe pse ka vdekur para 400 vitesh e merr si deshmitare dhe mbrojtes i se vertetes, nje simbol universel gjeni i kohes, Leonardo de Vinçi te cilin e telekomandon nga Amerika se si te demontoje para botes faktin se jezuesi ishte ai qe i tradhtoi shoket dhe gjeti ringjalljen permes Maria Magdalenes e cila lindi nje vajze me emrin Sara.
Pasi qe romaket e kan krycifua Jezusin maria eshte e vetmja qe jep alarmin se Jezusi eshte ngjalle, por se jep se si permes Sares, vajzes se tyre e cila detyrohet te iku nga atje dhe kerkon strehim ne jug te Galise (frances se sotme) e qe aty fillon epopeja e dyshimit se Jezusi ka pasur trashegimtare dhe se ka qen njeri normal si te tjeret dhe se ka vdekur si tere njerzimi e qe tekstet e para te shkruara mbi jeten e jezusit kan mbetur ne Jeruzalem e qe pastaj Tampliet, e marrin kete dokument ne dore duke i bere shantazhe kishes katolike se do i tregojn njerzimit te fshehurat e tyre nese nuk i apin kaq e kaq ari....qe te mos dali e verteta.
Ne mes trillimit dhe te vertetes pra egziston se pari parandjenja e Dani Brownit qe ti tregoje botes kristiane se ju qe e keni denuar pere ca shekuj nje popull te pafajshem tani jeni te mbshtetur pere muri dhe duhet pranuar gabimet qe keni bere ndaj qifutve se Jezusi ishte ai i pari qe e mashtroi boten !
Pra nje krishtian i vertete me tradita s'do kishte kurr guxim qe tii hyje kesaj pune, te nxjerri nje liber aq kompleks mirepo ai e din se s'ka q'ka te humbi tjeter perpos do i rregulloje mardhenjet ne mes qifutve dhe botes tjeter qe te krijon bota bindje tjera ndaj qifutve qe te mos bien viktime ne te ardhmen.
Prandaj ky lloj zhanri sjell kete mesazhe pere tentim paqe duke e krycifikuar pere here te dyte Jezusin e shkretë gati pas 2000 vitesh !
Pra njerezit e thjeshte qe se njohin fare historin e jezusit e as ate boterore jan te prekur ne keto pika te dobeta te kristianizmit se gjoja ua ka mshefur gjer me tani te verteten.
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Isra
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #10 më:
09-05-2005, 09:50:18 »
edhe une e kam lexuar dhe me ka mahnitur me enigmen e tij...
E identifikuar
God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
kreksi
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #11 më:
09-05-2005, 13:50:15 »
Dan Brown s'ka çpikur asgje deri me tani..
Kjo shkencë ne literaturen moderne quhet "harrnimi i se kalueres"
Mjafton se sa ke dituri dhe kapacitete qe ti perballoosh dyelit pastaj....sepse secili mund te fabrikoje nje ngjarje mbi ngjarje....
Perpos romanit te tije apo mbi librin e ketije autori a e dini se sa libra tjere po lulezojne dita me dites ?
I ka nxjerrur prej izolimi sa e sa autore tjerë ky roman qe deri dje jetonin ne mjerim....e tani iu ka nxjerrur punë me kete trillim edhe te tjerve.
Me ka shkuar mendja edhe mua ti bashkangjitem kesaj valle !!!!
E identifikuar
- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
ginger
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #12 më:
14-05-2005, 08:24:46 »
Kodi DaVinci eshte me te vertete nje liber i shkruan ne menyre perfekte, por suksesi i tij vjen nga fakti qe shkrimtari ka prezantuar si fakte, interpretaconet e tij mbi te kaluaren.
Do gjeni shume perjigje mbi te gjitha pyetjet qe mund te keni tek disa libra te tjere qe jane shkruar me pas dhe qe shpjegojne enigmat e Kodit Da Vinci ; " Ne hapat e Kodit DaVinci" nga Peter Caine, "Code Da Vinci : L'enquête" nga Marie-France Etchegoin , "Code Da Vinci : Decrypted" nga Simon Cox dhe shume te tjere. (Te gjitha keto libra mund ti gjeni tek dyqanet Fnac neper vended frankofone dhe ne Spanje).
Atyre qe i pelqen misteri, arti dhe metafisika, duhet te lexojne "Heren Tjeter" te Marc Levy. Sigurisht nuk krahasohet, as nuk i afrohet, Kodit Da Vinci, por eshte nje liber shume shume i bukur me shume intriga.
(P.S.E dini qe papa i ri Benedikti i VIX ka beatifikuar para disa ditesh fondatorin e Opus Dei?)
E identifikuar
Bruna Isolana
Gjinia:
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #13 më:
02-06-2005, 20:42:46 »
Solist,
Ti e ke lexuar kete liber? C'mendime personale ke pasur mbi te?
E identifikuar
Se jeta eshte vetem 1 cast...
Solist
: Kodi i Da Vincit nga Dan Brown.
«
Përgjigju #14 më:
16-06-2005, 10:27:23 »
Personalisht me ka pelqyer jashte mase/. Histori konspirasish me kane terhequr gjithmone edhe kur ne te perfshihehn mistere te vjetra me mijera vjet libri merr permasa madhore. Dan Brown jo vetem germon thelle ne historine e Krishtit qe eshte 'arguably' njeriu me i rendesishem ne historine e njerezimit por ama i bashkangjit edhe histori mitologjike sic eshte prania e KNIGHT TEMPLARS, heretikeve qe vete kisha i luftoi edhe i perselutoi.
Jo me kot kam filluar te lexoj literature mbi personazhet e parashtruara ne plot si psh: Po lexoj nje liber per Assasins qe perfaqsohet ne fakt ne librin e tij tjeter Angels And Damons...
Historia e Templareve edhe e shoqerise se vjeter PRIORY OF SION gjithashtu kane literature te gjere per ke do te zgjerohet.
E identifikuar
There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Faqe: [
1
]
2
3
4
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Letërsia Shqiptare - Albanian Literature
-----------------------------
=> Revista Letrare Zeri YT!
=> Letrarët e Mëdhenj Shqiptar
=> Fragmente nga Letërsia Shqipe
=> Poezia dhe Proza Shqiptare
=> Folklori Shqiptar
=> Përralla dhe Anekdota
-----------------------------
Letërsia Botërore - World Literature
-----------------------------
=> Letrarët e Mëdhenj Botëror
=> Fragmente nga Letërsia e Huaj
=> Poezia dhe Proza Botërore
=> Folklori Botëror
-----------------------------
Letrarët e Rinj
-----------------------------
=> Letrarët e rinj
=> I Dashur Ditar..
=> Konkurse Letrare
=> Rreth Librave dhe Autorëve
=> Këndi Letrar për Fëmijë
-----------------------------
Gjuhësi
-----------------------------
=> Gjuha Shqipe
=> Dialektet
=> Gjuhë të Huaja
=> Kurse Gjuhësh Online
Anketa
Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
Po
17
(43%)
Jo
18
(46%)
Se di
0
(0%)
Kam harruar
4
(10%)
Numri total i votave: 38
Shiko temen