|
Rregullorja
e Zëri YT!
|
|
Para
se të bëheni anëtar të komunitetit
të Zëri YT! ju duhet të lexoni rregulloren
dhe nëse i'u duket e pranueshme, atëherë dhe
ta pranoni atë. Pranimi i kësaj rregulloreje ju
vë para përgjegjësisë kundrejt
atyre që keni pranuar. Funksionimi i këtij komuniteti
bazohet në këtë rregullore dhe për
sa kohë ju e pranoni atë para se të
regjistroheni, atëherë stafi i Zëri YT! ka
të gjitha të drejtat të veprojë
në bazë të kësaj rregulloreje
të pranuar nga vetë ju. Gjithashtu dhe stafi
Zëri YT! ka detyrimet e tij ndaj anëtarëve
duke u bazuar në këtë rregullore.
Asnjë veprim nuk lejohet të ndërmerret
në kundërshtim me rregulloren. Për
çdo rast shkeljeje do të ketë masa pa
marrë parasysh statusin e secilit. Këto masa do
të merren gjithashtu duke u bazuar në
këtë rregullore.
*Ju
lutemi ta lexoni rregulloren!
|
|
1.
-=
Liria e shprehjes është e garantuar =-
Pika një e
rregullores së Zëri YT! është Neni
22 pika 1 e Kushtetutës së shtetit shqiptar. Duke
qenë se projekti Zëri YT! ka për
qëllim t'i japë zë dhe liri shprehje
çdokujt që ka diçka për
të thënë atëherë dhe pika
një e rregullores tonë është
një nga nenet themeltare të kushtetutës
shqiptare. Secili është i lirë të
shprehë mendimet dhe idetë e tij pa u penguar.
|
2.
-=
Gjuha zyrtare në Zëri YT! është
shqipja =-
Pika dy e rregullores është Neni 14 pika 1 e
kushtetutës së shtetit shqiptar. Zëri YT!
është një nismë shqiptare dhe
për shqiptarët, pra dhe gjuha e këtij
komuniteti është shqipja. Të gjitha shkrimet
e vendosura duhet të jenë në shqip.
Përjashtim bëjnë vetëm
fjalë të veçanta, shprehje dhe shkrimet
origjinale të sjella si citime burimi dhe të
shpjeguara qartë në vijimësi të
postimit. Gjithashtu përjashtim nga ky rregull
bëjnë disa rubrika të veçanta
të ndodhura nën kategorinë "Babilon Forum".
|
3.
-=
E drejta e autorit =-
Postimet,
shkrimet dhe materialet e publikuara në forum dhe në
revistë janë pronë të atij
që i vendos. Dhe duke qenë se vendosen në
platformën virtuale të Zëri YT!
atëherë dhe merr të drejtën e
përdorimit të tyre, por gjithmonë duke i
ruajtur dhe i njohur emrin autorit. Ndërkaq, nuk lejohet
që autori i shkrimeve t'i heq apo fshijë postimet e
tij tërësishtë nga forumi. Pjesa
tjetër është pronë ekskluzive e
Zëri YT! si e tillë mbrohet me ligjet e copyright-it.
Vendosja e softver-eve, programeve, skripteve dhe çdo
gjëje tjetër të mbrojtur me ligjet e
copyright-it është rreptësisht e ndaluar.
|
4.
-=
Përgjegjësitë e Zëri YT! ndaj
shprehjes së ideve dhe mendimeve të
anëtarëve -=
Zëri
YT! nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj
mendimeve të hedhura në faqet e tij. Ato
janë vënë me vullnetin e lirë
të anëtarëve. Stafi i Zëri YT! nuk
monitoron në këto aspekte - në postimet e
bëra. Prandaj Zëri YT! nuk mban
përgjegjësi ndaj vlefshmërisë dhe
ideve të hedhura në to, apo thjeshtë
vlefshmërisë dhe
vërtetësisë së materialeve dhe
shkrimeve të paraqitura në forumin e Zëri
YT!.
|
| |
5.
-=
Diskutimet dhe postimet në forumin e Zëri YT! -=
Diskutimet
dhe shkrimet në përgjithësi duhet
të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti
për të tjerët dhe mendimin e tyre.
Anëtarët e Zëri YT! janë
të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë,
shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht
polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili,
provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive
të ndryshme të njerëzve, që
synojnë të sulmojnë,
përçajnë, denigrojnë dhe ulin
poshtë shqiptarët, Shqipërinë dhe
kombin shqiptarë në përgjithësi,
që prekin intimitetin dhe jetën private të
të tjerëve, që prekin të drejtat e
mbrojtura të autorit, që synojnë të
prekin dhe të ulin vetë integritetin e Zëri
YT! dhe stafit të tij. |
| |
6.
-=
Propaganda fetare në forum =-
a) Ndalohen temat apo postimet
që kanë qëllim të pastër,
apo të ndërsjelltë propagandues
fetarë nëpër forum
përveçse në tri rubrikat
përkatëse të fesë; Bota e
Këndvështrimeve Teologjike, Forumin e
Krishterë dhe Forumin Islam. Këto diskutime ndalohen
pasi prekin ndërsjelltas çështjen
kombëtare, e cila është primare në
këtë forum, si dhe vetë integritetin e
forumit.
b)
Ndalohen diskutimet që kane karakter të
mirëfilltë polemizues midis feve. Diskutime
të tilla sjellin vetëm sherr dhe polemika pakrye si
dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve
të feve të ndryshme.
|
7.
-=
Shkrimet dhe materialet e vendosura në forum =-
Për
të ruajtur estetikën e forumit të
Zëri YT! duhet të ndiqen disa rregulla.
Mundësitë teknike që parashikon forumi
janë të shumta, por ato duhet të
përdoren me kujdes:
a)
Shkrimet duhet të kenë madhësi dhe
formë germash, ashtu si janë përcaktuar nga
stafi. Me forma, ngjyra e kode të veçanta mund
të postohet vetëm në rastet kur paraqitet
një fjalë e veçantë, fjali a
shprehje dhe jo tërë shkrimi. Shkrimet me germa
të trasha, pjerrëta dhe nënvizuara
janë të ndaluara. Këto kode mund të
përdoren vetëm në rastet e
përmendura më sipër.
b)
Nënshkrimi, apo firma e anëtarëve duhet
të jetë konform rregullores. Kodet e ngjyrave dhe
të formave të germave në nënshkrim
janë të lejuara, por jo ato të
madhësisë. Kodet e tjera janë të
ndaluara. Në nënshkrim nuk mund të
përdoren imazhe. Në çdo rast shkeljeje
stafi i forumit të Zëri YT! do të
ketë të drejtën të
ndërhyjë e të ndryshojë postimin,
apo përmbajtjen e nënshkrimit tuaj.
|
| 8.
-=
Moderimi =-
Stafi bazohet në
rregulloren e mësipërme në punën e
tij. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen
shkrimet dhe përmbajtja e tyre pa u bazuar në
rregullore.
|
|
|