Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Letrar - Letersia Shqiptare - Poezi Shqip
Gjuhësi
Gjuha Shqipe
(Moderatore:
Untouchable
,
toleranca
)Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe (E lexuar 18680 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
më:
05-04-2006, 14:10:45 »
SHENJAT E PIKËSIMIT
Shenjat kryesore të pikësimit janë:
pika(.), pikëpyetja, pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(" ââ¬ÅŸ), viza lidhëse(-) .
Pika,pikëpyetja,pikëçuditësja, dhe tri pikat
përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur.
Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja
shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë
Pikëçuditja
shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat
tregojnë që fjalia përmban një nëntekst ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)
Presja,pikëpresja,kllapat përdoren brenda fjalisë
Presja
shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë .
Ajo shërben për të vënë në dukje: - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene:
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozitive të popullit: urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme:
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg.
Pjesët e një fjalie të përbërë
: Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr.
Pikëpresja
shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën ( ata që s'më donin , nuk erdhën .
Dy pikat
shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallet, limonet , mandarinat i pjekin frutat në dimër .
Kllapat
shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Të fusha e kuqe ---( ajo quhej kështu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .
Thonjëzat dhe vizat
Thonjëzat dhe viza
shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku.
Thonjëzat
shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj.:
Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #1 më:
05-04-2006, 14:14:13 »
SHKURTIMET
Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime.
Shkurtimet më të përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh:
d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.
Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #2 më:
05-04-2006, 14:16:40 »
FOLJA
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mesojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër
, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet .
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht
një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë
, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor:
fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare.
për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma
, formën veprore dhe formën joveprore :
Forma veprore:
janë foljet që
tregojnë se subjekti vepron
( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
Forma joveprore:
janë foljet që
tregojnë se subjekti pëson
, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri ( lahem nga dikush ) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #3 më:
05-04-2006, 14:20:17 »
KOHET E FOLJEVE
Kohët themelore të foljes
janë
e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja
tregon
diçka që bëhet tani
.
Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara
ka pesë nëndarje:
e pakryera
,
e kryera e thjeshtë dhe e kryera
që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe
më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar
që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.
E ardhmja
ka dy kohë
të ardhmen
dhe
të ardhmen e përparme
.
E ardhmja
shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim
ose që do të kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme
shpreh një
veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen
:
Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohet e foljeve janë:
të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshta
janë
e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja.
Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e
Të përbëra janë:
e kryera
( kam mësuar ),
më se e kryera
( kisha mësuar ),
e kryera e tejshkuar
( pata mësuar ),
e ardhmja e përparme
( do të kem mësuar ). Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.
VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE
Vetë e foljes
quhet
forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
( unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato ):
VI unë punoj ne punojmë
VII ti punon ju punoni
VIII ai punon ato punojnë
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:
Unë punoj ( v I njëjës )
Ne punojmë ( v I shumës )
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #4 më:
05-04-2006, 14:25:59 »
MBIEMRI
Mbiemra quhen
fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri
(qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane).
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
- përshtatje
në gjin
i :
mjeku i ri
mjekja e re
- përshtatje
në numë
r :
mjekët e rinj
mjeket e reja
- përshtatje
në rasë
:
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe
: mbiemra
të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm
janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër.
Mbiemra të panyjshëm
janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
NUMËRORI
Numërorë quajmë
fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh
:
një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra
Fjalët që tregojnë radhë
si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave,
nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.
Numërorët përdoren për të treguar:
- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
- një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
- notat në shkollë :
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.
Kur përdoret me nyjen e përparme
"të"
numërori
ka një kuptim përmbledhës
:
Erdhën të dhjetat.
Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?
Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës është treshi.
Përdoret në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.
Numërorët janë:
- fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
- fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
- fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.
Numërorët
në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë
: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim
numërori
tre
i cili
e ka kategorinë e gjinisë
:
tre djem
,
tri vajza
, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
Numërori
e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës
:
Sa djem erdhën? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën? Të dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët
kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore
të rasës
:
RASAT e Numërorit
Mashkullore - Femërore
Emërore
dy të dy të dyja
Gjinore (i,e, dyve)
i,e,të dyve
i,e, të dyjave
Dhanore (dyve)
të dyve
të dyjave
Kallzore (dy)
të dy
të dyja
Rrjedhore (dyve)
të dyve
të dyjave
PËREMRI
Përemra quhen
fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave
:
Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë.
Vjollca i do shumë dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Përemrat janë shtatë llojesh:
-
vetorë:
unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;
-
vetvetorë:
vetja, vetvehtja;
-
dëftorë:
ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë të atillë, të atilla;
-
pronorë:
I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;
-
lidhorë:
që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa,
-
pyetës:
kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se;
-
të pacaktuar:
dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili, cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj.
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #5 më:
05-04-2006, 14:29:18 »
NDAJFOLJA
Ndajfolje quhen
fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.
Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.
Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.
NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës
luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre
:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.
Ndajfoljet kryesore të mënyrës
janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.
- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.
- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.
- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).
NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit
luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.
Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).
- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:
NDAJFOLJET E KOHËS
Ndajfoljet e kohës
luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.
Ndajfoljet kryesore të kohës janë:
- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).
- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.
NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut
luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë:
përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.
NDAJFOLJET E SASISË
Ndajfoljet e sasisë
luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.
SHKALLËT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet
përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore
,
kryesisht ndajfoljet e mënyrës:
mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj.
Shkalla
krahasore dhe shkalla sipërore
e ndajfoljeve
formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.
- Shkalla pohore
Miri ecën shpejt
- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #6 më:
05-04-2006, 14:34:10 »
PARAFJALA
Parafjalë janë f
jalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve
duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve:
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për ty.
Beni është i dashur me të gjithë.
E njohin për mirë.
Parafjalët,
sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje
:
-
të thjeshta
: me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
-
të përngjitura
: nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
-
shprehje
: ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.
Parafjalët
sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:
-
parafjalë të rasës emërore:
nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.
-
parafjalë të rasës gjinore:
me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.
-
parafjalë të rasës kallëzore:
në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.
-
parafjalë të rasës rrjedhore:
prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.
PJESËZA
Pjesëzat janë
fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat,
sipas kuptimit
, mund të grupohen si vijon:
-
dëftuese:
ja:
Ja kush erdhi…
-
përcaktuese
- saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.
-
përforcuese:
vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
-
përafruese
- veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë punonin.
-
përafruese
: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
-
pohuese:
po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
-
mohuese:
jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
-
pyetëse:
a, ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
-
dyshuese:
ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?
-
zbutëse:
pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
-
emocionale shprehëse:
ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë goje u zumë.
Pjesëzat janë dy llojesh:
me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
Të parat
qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.
Pjesëzat me vend të lirë
mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?
PASTHIRRMAT
Pasthirrmat janë
tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit
ose përdoren për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.
Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.
Pasthirrma emocionale që shprehin:
- ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;
- frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;
- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
- mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;
- pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;
- nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen etj.;
- përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
E identifikuar
Ωμέγα
Gjinia:
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #7 më:
05-04-2006, 14:44:02 »
EMRI
SHUMËSI I EMRAVE
Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
Në përgjithsi,
trajta e shumësit formohet me anë mbaresash
.
Nga këto
më të përdorshmet janë:
-ë , -a , -e , p.sh.: anëtarë , grurë , lekë , shoferë , etj . ; dema , fusha , kodra , pëllumba , vegla etj . ; aksione , fise , kombe , shtete , etj.
Një vend të rendësishëm
ndër mjetet e formimit të shumësit
zënë
edhe mbaresat:
-nj e -ra , p.sh. : arinj , mullinj , penj , heronj , ftonj , etj . ; dhjamëra , fshatra , mallra , ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë
me trajtën e njëjësit , p.sh. : një nxënës - shumë nxënës , një mësues - shumë mësues , një ditë - shumë ditë , një kala - shumë kala , një ide - shumë ide , një shtëpi - shumë shtëpi , një lagje - shumë lagje , një depo - shumë depo etj .
Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrimë tingujsh në temën e tyre .
Ndërrimet kryesore janë : a > e , e >i , k >q , g > gj , ll > nj , r > j . Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë , p.sh. : breg - brigje , rrezik - rreziqe , kunat - kunetër , etj ., kurse të tjerët nuk marrin mbaresë : dash - desh , mik - miq , plak - pleq , kungull - kunguj , bir - bij etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme
, për
disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende
dy ose më shumë trajta shumësi
, p.sh. : oficer
a
e oficer
ë
, xhepa e xhepe , nxënës ( trajtë pa mbaresë ) e nxënësa , dardhë , gjurmë ( trajta pa mbaresa ) e dardha , gjurma etj. Në këto raste zakonisht,vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.
SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË
E formojnë shumësin rregullisht
me mbaresën -ë
emrat mashkullorë që dalin me:
-ac : kupacë , përtacë , tullacë etj . ;
-aç : gungaçë , gjembaçë , kulaçë , trazovaçë , ( por ilaç - ilaçe )
-af : çarçafë , fotografë , paragrafë , etj . ;
-ak : binjakë , fshatarakë , fusharakë , kapakë , rosakë , ushtarakë , etj . ;
-aq : hutaqë , shkataraqë , etj . ,
-ash : balashë , gjumashë , larashë , etj . ;
-eç : gjyveçë , kryeneçë etj . ;
-ek : byrekë , direkë , dyfekë , dyshekë , fishekë , hendekë , lejlekë , mjekë etj ;
-en : hostenë , kapitenë , legenë , sejmenë , sergjenë , etj . ( bëjnë përjashtim : beden - bedena , liqen - liqene )
-ik : akademikë , calikë , diabetikë , historikë , ibrikë , klerikë , romantikë , zhapikë , etj . ( por : armik - armiq )
-in : beduinë , kofinë , latinë , pinguinë , qejfinë etj . ;
-ist : aksionistë , aktivistë , artistë , ballistë , futbollistë , çiklistë , kapitalistë , specialistë sportistë , turistë , etj . ;
-ok : maçokë , malokë , misërokë , patokë , shokë etj . ;
-or : agresorë , ambasadorë , banorë , dëshmorë , fjalorë , frymorë , profesorë , punëtorë , traktorë , vaporë etj .
( por : auditor - auditore , kor - kore , korridor - korridore ) ;
-osh : baloshë , barkoshë , mjekroshë , trimoshë , etj . ( bëjnë përjashtim : kosh - kosha djalosh - djelmosha ) ;
-ot : despotë , himarjotë , patriotë , suljotë etj . ( bën përjashtim lot , që e ka shumësin njësoj si njëjësin , por në trajtën e shquar lot-ët ) ;
-tar : çlirimtar , këngëtarë , lojtarë , luftëtarë , shkrimtarë etj . ;
-tor : fajtorë , konsumatorë , kultivatorë , muratorë , punëtorë etj . ;
-uk : bishtukë , kopukë etj
Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë ,
edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore
p.sh.: djem binjakë , shkrimtarë romantikë , nxënës punëtorë etj . E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë , që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë . artistikë , çamarrokë etj . (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar klasifikues a karakterizues i saj)
E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
-(i)an : aeroplanë , evropianë , fazanë , filxhanë , fizikanë , gjerdanë , jargavanë , jorganë , havanë , hidroplanë , historianë , kazanë , luanë , matematikanë , partizanë , politikanë , republikanë , sahanë , shandanë , shejtanë , timpanë , tiganë , tiranë , etj . ;
-ar : barbarë , detarë , fshatarë , hambarë , kalendarë , këpucarë , korçarë , skenarë , ushtarë , etj . ;
-ec : dordolecë , guralecë , memecë , mistrecë , pijanecë etj . ;
-er : berberë , fenerë , frigoriferë , kaloriferë , oficerë , shoferë etj . ;
-ir : Ilirë , vampirë , zinxhirë etj . ;
-ol : gogolë , kaqolë , etj . ;
-on : bidonë , timonë , vagonë etj . ;
-un : bastunë , majmunë , pirunë , sapunë , spiunë etj .
Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme , p.sh. : djalosharë , grindavecë , barkalecë etj .
Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e . Më poshtë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre .
Me mbaresën -a :
-an : mana , patëllxhana ;
-ec : bishtaleca , karkaleca , kastraveca , keca , speca ;
-on : gramafona , magnetofona , mikrofona , telefona ( dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra , që kanë si gjymtyrë të dytë -fon ) , kupona , napolona ;
-ol : gola , stola ;
-un : çuna , zhguna .
Me mbaresën -e :
-an : divane , duhane , dyqane , hane , karvane , mejdane , oqeane , organe , plane , stane , tavane , vullkane ( të gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e , nuk shënojnë frymorë .
-ar : honorare , orare , pazare , qilare , seminare , tipare , thesare , visare , zare etj .
-ec : kotece ;
-er : dikastere , karaktere , mermere , mindere , mistere , etj . ;
-ir : hirëëëë , manastire , panaire ;
-on : ballkone , ciklone , elektrone , frone , hone , hormone , kone , protone , sallone , shabllone , zakone ;
-un : kanune .
7- Emrat që dalin me -al , -ant, -at , -az , -el , -ent , -ez , -id , -it , -ont ,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojmë frymorë , dhe me -e ( ndonjëherë me -a ) , kur nuk shënojnë frymorë :
-al ÃÂ -ë admiralë , gjeneralë , intelektualë , vandalë , vasalë etj . ;
-al ÃÂ -e centrale , festivale , ideale , kanale , karnavale , korale , kristale , lokale , male , materiale , minerale , etj .
(por : kuintalë )
-ant ÃÂ -ë aspirantë , elefantë , diversantë , gjigantë , kursantë , maturantë etj . ;
-ant ÃÂ -e diamante , restorante , variante etj . ;
-at ÃÂ -ë argatë , delegatë , diplomatë , kroatë , labeatë , vlonjatë etj . ( kunatë - kunetër )
-at ÃÂ -e agregate , aparate , atentate , fosfate , kampionate , kate , kombinate , pallate , silikate , shpate etj . ( por : shtrat - shtretër
-az ÃÂ -ë matrapazë , xhambazë etj . ;
-az ÃÂ -e kafaze , pullaze etj . ;
-el ÃÂ -ë dembelë , kriminelë , teveqelë etj . ( por : harabela );
-el ÃÂ -e akuarele , duele , hotele , pastele , tunele , zabele , etj . ;
-el ÃÂ -a bela , çengela , gjela , tegela etj .;
-ent ÃÂ -ë agjentë , asistentë , docentë , elementë , klientë , studentë etj . ;
-ent ÃÂ -e aksidente , argumenta , bazamente , dokumente , eksperimente , elemnte ( kimike ) , fermente , fragmente , instrumente , komente , kontinente , etj . ,
-et ÃÂ -ë atletë , dasaretë-t , deputetë , etj . ( por personalitete ) ;
-et ÃÂ -e dete , fakultete , marifete , qytete , shtete , tërmete , etj . ( por magnetë , planetë ) ;
-ez ÃÂ -ë berlinezë , borgjezë , kinezë , vietnamezë etj
-ez ÃÂ -e qymeze , trapeze etj . ( por : breza ) ;
-id ÃÂ -ë heraklidë-t , invalidë etj . ;
-id ÃÂ -e hibride , okside , romboide etj . ;
-ier - jer ÃÂ -ë artiljerë , aventurierë , brigadierë , infermierë , inxhinierë , karrocierë , magazinierë , portierë etj.;
-ier - jer ÃÂ -e kantiere , kuartiere etj . ;
-it ÃÂ -ë gjirokastritë , komitë , parazitë , petritë etj . ;
-it ÃÂ -e boksite , deficite , fosforite , grafite , pirite , suficite , etj . ( por : satelitë , shirita ) ;
-ont ÃÂ -ë kontë , rinocerontë , etj . ;
-ont ÃÂ -e fronte , horizonte etj . ;
Emrat që mbarojnë me -il , -oz , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojnë frymorë , dhe me -a , kur nuk shënojnë frymorë :
-il ÃÂ - ë civilë , katilë , kopilë ;
-il ÃÂ -a fitila , kandila , karafila , trëndafila etj . ( por : idile )
-oz ÃÂ -ë bajlozë , karagjozë , marangozë , tifozë etj . ;
-oz ÃÂ -a kavanoza , mitraloza , rrogoza , etj . ( por : lloze )
Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë , idealë , normalë , italianë , injorantë , dembelë , kriminelë , tekanjozë , vitaminozë etj .
GJINIA E EMRAVE
1-
Gjinia e emrave
në shumicën e rasteve mund të
dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit"
Emrat
mashkullorë
marrin
mbaresën -i
ose -u: plep-i , mendim-i , vëlla-i , burr-i ( burrë ) , gjum-i ( gjumë ), zog-u, dhe-u etj.
Emrat
femërorë
marrin
mbaresën -a ose -ja
( këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm.
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës , p.sh. Lekë - Leka , Dedë - Deda , Kolë - Kola , Koço - Koçoja janë emra mashkullorë , megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë , nga ana tjetër , emra si Nermin-i , antigoni etj ., janë emra femërorë , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë . po kështu disa emra si axhë - axha , dajë - daja , gegë - gega , toskë - toska , që shënojnë frymorë të seksit mashkullor , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë , i përkasin gjinisë mashkullore , janë emra mashkullorë të lakimit të tretë ) .
Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm , të përveçëm e të përgjithshëm , shprehet sintaktikisht : Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra , vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh. : Leka i Madh ; Kola është punëtor i dalluar ; Nermini është punëtore e dalluar ; axha im ; daja i vogël etj.
2-
Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës
dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t , p.sh, : drithë-t , gjalpë-t etj . Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër.
Në gjuhën letrare të sotme këta emra
përdoren si mashkullorë
, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit
me mbaresën -j
dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in . Emrat në fjalë janë:
ballë - balli - ballin
brumë - brumi - brumin
djathë - djathi - djathin
drithë - drithi - drithin
dyllë - dylli - dyllin
dhallë - dhalli - dhallin
dhjamë - dhjami - dhjamin
grurë - gruri - grurin
gjalpë - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti - mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
Trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike , p.sh, : m'u ngjeth mishtë , ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë , p.sh. : ujët ( në kuptimin " ujët e hollë ââ¬ÅŸ ) , dhjamët ( në mjeksi , p.sh. : operoi dhjamët ).
Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t , p.sh. : më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin " kryetar , i parë ââ¬ÅŸ ose " kapitull ââ¬ÅŸ ( libri ) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u , p.sh. : kreu i vendit , kreu i tretë etj.
3-
Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë
ose përdoren ende kështu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar
sot përfundimisht në gjininë mashkullore
, p.sh.:
borxh-i , djep-i , kryq-i , ligj-i , lot-i , nder-i ( për këtë arsye duhet thënë faleminderit , falemnderit dhe jo faleminderës , falemnderës) , pyll-i , qiell-i , shëndet-i , turp-i etj . ; Po kështu edhe : problem-i , program-i , organizm-i , reumatizm-i , sarkazm-i , etj .
Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera,problema,reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri furrë është i gjinisë femërore: furra ( dje jo furri ).
E identifikuar
albert devaja
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #8 më:
28-12-2007, 11:14:56 »
a eshte e drejtë "klientë individualë" apo "klientë individual"
E identifikuar
angle
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe
«
Përgjigju #9 më:
15-04-2009, 16:30:18 »
Unë mendoj se është e saktë.
E identifikuar
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Letërsia Shqiptare - Albanian Literature
-----------------------------
=> Revista Letrare Zeri YT!
=> Letrarët e Mëdhenj Shqiptar
=> Fragmente nga Letërsia Shqipe
=> Poezia dhe Proza Shqiptare
=> Folklori Shqiptar
=> Përralla dhe Anekdota
-----------------------------
Letërsia Botërore - World Literature
-----------------------------
=> Letrarët e Mëdhenj Botëror
=> Fragmente nga Letërsia e Huaj
=> Poezia dhe Proza Botërore
=> Folklori Botëror
-----------------------------
Letrarët e Rinj
-----------------------------
=> Letrarët e rinj
=> I Dashur Ditar..
=> Konkurse Letrare
=> Rreth Librave dhe Autorëve
=> Këndi Letrar për Fëmijë
-----------------------------
Gjuhësi
-----------------------------
=> Gjuha Shqipe
=> Dialektet
=> Gjuhë të Huaja
=> Kurse Gjuhësh Online
Anketa
Si të emërtohet në shqip?
Vikipedia
24
(48%)
Uikipedia
16
(32%)
Wikipedia
10
(20%)
Numri total i votave: 48
Shiko temen