Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Vajzat e këqija  (E lexuar 362 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 23-03-2008, 17:25:11 »

Pijnë, dhunojnë dhe vjedhin si djemtë. Nga Parisi në Londër, nga Kopenhagën në Berlin, po rritet gjithnjë e më shumë dhuna e adoleshenteve mes dëshirës së rivalitetit dhe shpëtimit

Ndodh çdo të premte mbrëma. Rreth 50 vajza të moshës 14-15 vjeçe mbushin rrugët e qytezave të Anglisë, duke shtyrë një karrocë supermarketi me rrota, të mbushur plot me shishe alkooli. Gjatë gjithë rrugës vetëm pijnë deri sa alkooli i zë, më pas vjellin, zihen dhe rrihen. Thyejnë dritare, banka, dyqane e çfarë t‘u dalë përpara. Banorët e zonës kanë frikë të dalin nga shtëpitë gjatë fundjavave. Në muajin janar, në Edinburg një grup gangsteresh të vogla, veshur me kambale dhe taka të larta, rrahën për vdekje një grua 47 vjeçe, pa asnjë shkak. Për shumë vende situata nuk ndryshon shumë. Pak javë më parë, në një stacion autobusi, në një qytezë të vogël jo shumë larg nga Parisi, shpërtheu një luftë mes dy bandave rivale femrash. Nga njëra anë ishte grupi i Noisel, i armatosur me shkop gome dhe thika, nga ana tjetër adoleshentet e vendit. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje pak minuta para se të mbyllej përleshja, u shokua nga dhuna e tyre që përfshiu qindra vajza të moshës nga 13-18 vjeçe. Tetë prej tyre përfunduan në komisariat.

Problemi që deri më sot ka qenë një fenomen i përhapur më tepër në Shtetet e Bashkuara, ka filluar të shqetësojë edhe Evropën. Sipas "Observatorëve kombëtarë të kriminalistikës" në Paris, numri i minoreneve përgjegjëse për "veprimet me paramendim kundër dhunës fizike ndaj personave të tjerë" në Francë është dyfishuar mes viteve 2002-2007, ndërkohë që në të njëjtën periudhë shtimi në rastin e meshkujve ka qenë 33%.

Nga statistikat e ndryshme, enti që kujdeset për të rinjtë në rrezik tregon se gjatë periudhës 2005-2006 numri i krimeve të kryera nga vajzat me moshë nga 10-17 vjeçe është rritur 38 për qind, kundrejt përqindjes së djemve që është 6,6.

Krimi më i përhapur mes adoleshenteve angleze është vjedhja (më shumëse 19 mijë raste) dhe dhuna kundër personave të ndryshëm në rrugë (15525 raste), dhunë e cila ndonjë herë edhe mund të ndalohet.

Në mars të 2007-ës, shtatë adoleshente nga Londra rrahën për vdekje një bashkëmoshatarin e tyre, duke e detyruar të zhvishej dhe të kryente akte seksuale, ndërkohë që ato e filmonin. Pas pak kohësh videoja ra në duart e familjarëve të djalit, i cili nga turpi që ndiente vendosi të tregonte gjithçka që kishte ndodhur.

Në Danimarkë, në fillim të vitit, një pesëmbëdhjetëvjeçare u rrëmbye për dy ditë nga tre bashkëmoshatare që e dogjën me cigare dhe e spërkatën me urinë. Vajza, pasi e mori veten nga ajo çka kishte ndodhur, vendosi t‘i denonconte abuzueset, të cilat u dërguan në qendrat e specializuara për rikuperimin e të rinjve kriminelë dhe u dënuan me gjashtë muaj deri në dy vjet heqje lirie.

Me sa duket këto janë raste të rralla, por "policia është e vendosur t‘i marrë seriozisht krimet e kryera nga vajzat e vogla", pohon një sociologe nga një shkollë ekonomike në Londër.

"Vajzat pijnë e drogohen më shumë në krahasim me të kaluarën dhe kryejnë vjedhje që lidhen me abuzimin ndaj alkoolit dhe substancave narkotike. Por problemi i vërtetë vazhdojnë të mbeten bandat". Nga një kërkim i entit anglez vërehet se pjesa më e madhe e vajzave që bëjnë pjesë në një bandë gangsteresh kanë pas shpine një familje të dhunshme dhe një jetë të vështirë. Grupi u jep atyre mbrojtje dhe bëhet modeli i vetëm pozitiv, bazuar në lidhje të forta.

Një studente e liceut, e cila quhet Louis Lumière dhe është mikeshë e një prej të arrestuarave të policisë, thotë: "Në shkollë janë krijuar klane të ndryshme, të cilat shpesh herë kanë fërkime mes tyre". Vajzat lënë takim përmes mesazheve duke zgjedhur vendin se ku do të "luftojnë".

Shpesh herë incidentet janë nxitur nga xhelozitë, apo si në këtë rast nga një flirt "i ndaluar" mes një adoleshenteje të vendit dhe një bashkëmoshatareje të një qyteti rival.

Edhe fërkimet mes klaneve etnike (afrikane, indiane, kineze) mund të shndërrohet në një betejë femrash. Për një sociologe angleze, vajzat tregojnë autoritetin e plotë të tyre "duke riprodhuar gjeste të rënda kundër individëve të tjerë".

Vajzat nga getot e periferisë së Francës, të cilat deri tani kanë qenë viktima të dhunës, kanë filluar të tregohen agresive. "Kujtojnë se kjo do të thotë të jesh e emancipuar. Ekziston një dëshirë për të kopjuar sjelljet mashkullore: arrogancën, inatin, dhunën", shprehet një nga pjesëtarët e entit. "Kjo është edhe një mënyrë për të treguar se ekzistojnë, për të pohuar se as gratë dhe as emigrantët nuk konsiderohen më elementë të padobishëm të shoqërisë".

Ndërsa në Gjermani, arsyet që i çojnë vajzat të ndërmarrin akte aq makabre janë racizmi dhe ekstremizmi politik. Në vitin 2006, 22 për qind e personave të denoncuar apo të fajësuar për krime të vazhdueshme neonaziste ishin kryer nga femrat.

"Në ambientet naziste vajzat kanë pasur gjithmonë një rol të parëndësishëm. Sot ato frekuentojnë kampet paramilitare, marrin pjesë në rrahjet e grupit, veprimet ndëshkuese dhe atentatet ndezëse", thekson eksperti i të djathtës ekstreme, Klaus Farin.

Kjo është tendencë e konsoliduar shumë kohë më parë në Shtetet e Bashkuara, ku bandat më të famshme hispanike dhe zezake, si "Latin Kings", "Crips" apo "Bloods", kanë variantin femëror: "Latin Queens", "Cripettes" dhe "Blondettes". "Në moshën 12-vjeçare isha në krye të bandës së lagjes sime, ‘Latin Queens‘, po m‘u desh të hiqja dorë në moshën 14-vjeçare për shkak se mbeta shtatzënë me fëmijën tim të parë", tregon me krenari në "YouTube" një grua e re e mbushur me tatuazhe.

Një studim i "National youth gang center" (Nygc) ka treguar se pothuajse 10 për qind e pjesëtarëve të bandave të Amerikës janë femra, një përqindje kjo që rritet në qytetet e vogla dhe zonat rurale.

Vajzat, kriminelet e zgjuara, preferojnë më shumë armët e ftohta se sa ato të zjarrit dhe për këtë arsye përfundojnë në burg më pak herë se meshkujt, të cilët i lënë për t‘u kujdesur për drogën dhe prostitucionin, deri sa të kthehen ato.

Gazeta Shqip
E identifikuar

trimo
IQ


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 23-03-2008, 18:12:43 »

Faliminder për këtë burim lajmi..buzeqeshje ngelesh i pershendetur
E identifikuar

Mendo 3 here dhe shprehu 1 here.
Harrakate ..jam
Amore per te coniglio
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 23-03-2008, 23:49:05 »

s'po dal me unë...qyqa këtu ke frikë dhe nga femrat...eh bela
E identifikuar

I... sai come e un giorno sensa te merzitje vuoto...
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 24-03-2008, 00:09:44 »

U prish dynjoja. zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 24-03-2008, 12:18:00 »

Këtë teme e vura këtu, se faktikisht nuk flet për Rinine shqiptare, po ka goca shqiptare sa të duash ne këto shtete qe flet dhe shkrimi.
E identifikuar

DOLCE GIRL
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 24-03-2008, 16:00:05 »

lloj-lloj gjonash degjon
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 25-03-2008, 04:49:15 »

Kjo teme me kujton filmin Taxi me Queen Latifah. Pjesë e filmit është dhe një bande femrash  e drejtuar nga  aktorja Gisele Bündchen ( Vanesa). Këto miket kishin pikë te dobët bankat  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 25-03-2008, 15:29:26 »

Ne qytetin tim nuk kam dëgjuar ende te ekzistojne banda te tilla femrash, po turma njerezish (te rinjsh ne përgjithësi) dalin kohe pas kohe dhe rrahin njerëz te pafajshem rrugëve. Nuk kam dashur ta besoj se dikush mund te me ngacmoje pa faj, pasi jam shumë paqedashese vete, por jam bindur kur para dy vjetësh me duket, doli një goxha artikull ne gazete ne te cilin kish dalë një dhender me plage ne fytyren e mavijosur si mos më keq.
Sipas tradites gjermane, një nate para martses, dhendri bën një gosti vetëm me shoket e tij meshkuj, për t u ndare nga "djaleria". Pas gostise, tek stacjoni i autobuzit ishin shfaqur pikërisht këta lloj egersirash qe "thjesht" e kishin rrahur për qejf, pasi nuk i kishin vjedhur asgj dhe as nuk e njihnin viktimen e kafsherise se tyre, ndërkohë te tjera egersira nuk linin te tjerë njerëz te nderhynin ne këtë spektakel parahistorik.
U kapen a jo fajtoret, nuk e di, por policia u alarmua dhe derisa erdhen ata...

Sa për femrat qe bëhen te tilla, e besoj dhe skandalizohem. Janë larguar shumë larg botës se tyre. Të mbrosh vetveten edhe nga ana fizike nuk është "qejf" por instinkt. Atë qe bëjnë ato, nuk e konceptoj dot... Me vjen keq qe ndodhin te tilla gjëra...po janë edhe pasoje e te drejtave (me se ) te tepruara te rinise se sotme. Nuk ja kercet dot një shpulle bytheve kalamanit sot se ka te drejtë te te fuse ne burg. Po ne te rriturit, prindërit, nuk kemi fare te drejta?!
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 25-03-2008, 15:30:58 »

Ah se harrova: kur kam qenë 15 vjeç luaja akoma me litar gjithë ditën perjashte, para pallatit ose me kukull, kur binte shi  perqeshje
E identifikuar
Lamtumire
I qete dhe i rezervuar.


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 30-03-2008, 17:42:15 »

hmm, shum e mir kjo. Tani askush ne bot s'mund t'i fajesoj veç djemt shqiptar. Me te vërtetë dikur ndihesha keq kur po degjoja veç për djemt shqiptar, por tani edhe për femrat, shum ma mir.
E identifikuar

Mjafton ta shprehesh mendimin tënde veç një here qartë dhe korrekt.
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 31-03-2008, 14:19:49 »

 zgerdhihet po jo re jo, nuk bëhet fjale për gocat shqiptare, por për te huajat  luj syun ne shqiptarkat te marrim gjak ne vetull me te tjera arme  qesh me te madhe
E identifikuar
NelaAlba
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 28-04-2008, 13:11:11 »

Ah se harrova: kur kam qenë 15 vjeç luaja akoma me litar gjithë ditën perjashte, para pallatit ose me kukull, kur binte shi  perqeshje
perqeshje ashtu kemi qen ne brezi dikurshem. Tani jan te dhunshem si gjenerate e re, sepse realiteti është shumë  ndryshe nga çfarë ishte dikur! Rezultati shikohet qartë qe te rinjt kan humbur çdo interes ndaj shkolles, ndaj shoqerise te vërtetë, edukaten ndaj familjes etj. Nuk e di si do shkojn punët ne kte ritm, çfarë do e pres valle brezin e ardhshëm??? Jan pyetje qe kam frikë dhe ti mendoj...
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |