Ju përshëndes vajza!
Mos harroni një gjë, ka edhe njerëz qe s´janë te kënaqur me paraqitjen e tyre, qe s´u ka bërë ne jetën e tyre as edhe një kompliment dikush. Këta njerëz shohin tek Make-Up- i shpetimin e tyre nga shemtia.
Kur kam qenë me e re lyhesha e ngallosesha goxha. Këtë gjë e fillova se jam anemike dhe te tërë anemiket po t´i vini re, kanë rrathe blu tek sytë, si te jenë te lodhur apo jo, ose te ngopur me gjume apo jo.
Për mua makjazhi ishte një sfide ndaj paraqitjes gjithnjë te lodhur, derisa u shnderrua ne një maske te vërtetë.
Ka zgjatur vite derisa kuptova se nuk është e nevojshme te ngallosesh.
Por për këtë, duhet te zbulosh së pari vetveten, edhe përsa i përket paraqitjes.
Ne pune duhet te paraqitem ne fakt gjithmonë sa më bukur e me mirë te jetë e mundur, dhe c´ka qenë me pare kenaqesi ( se he po zbukurohem ca...

) është tani pune për mua. S´ma ka qejfi hiç me u ly ne gjashtë te mengjesit. Makjazhin e bëj sa me te lehtë te jetë e mundur.Ne shumicen e rasteve, sa për te thënë;-))
Ju jap te drejtë qe është shumë mirë te jeshe e natyrshme, ne këtë konkluzjon kam dalë edhe vete.
Edhe goces i them qe makjazhi nuk është i nevojshem se po u mesove një here me Make-Up është vështirë te cmesohesh.
Tung!
Emira