Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Të mbrojme vajzat adoleshente !


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të mbrojme vajzat adoleshente !  (E lexuar 679 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 24-10-2007, 14:26:58 »

Rezarta Basha Psikologe

Megjithëse shoqëria njerëzore është zhvilluar me përmasa gjigante drejt lirisë, progresit, zhvillimit, abuzimi dhe diskriminimi ndaj vajzave vazhdon të ekzistojë, dhe ky tashmë është kthyer në një fenomen social. Kohët e fundit janë bërë të shpeshta lajmet dhe kronikat mbi abuzimin fizik, psikologjik, emocional ndaj vajzave mbi dhunimin e dinjitetit dhe intimitetit të tyre, gjë që tregon se kjo dukuri sa po vjen dhe po merr përmasa akoma më shqetësuese. Ambienti në të cilin ne jetojmë, paradoksalisht po futet në një çrregullim psikologjik, ku pushteti dhe ndjenja posesive e mashkullit ku çdo femër e cila i del përpara, është e disponuar për të pasur marrëdhënie me të, në rast të kundërt dënimi duhet patjetër që të marrë përmasat e shoqërisë, pasi kështu diskriminimi ndaj saj do të jetë akoma më i madh dhe egoja maskiliste përmbush me devotshmëri synimin e saj.
Në kohëra të ndryshme, në të gjithë botën vajzat dhe gratë kanë luftuar për të drejtat e tyre, për të fituar ndjenjën e respektit, e cila është po aq e rëndësishme sa edhe vetë ajri që thithim. Respekti për veten ka të bëjë me gjithçka që na përket, me zgjedhjet që ne bëjmë, me mënyrën si ndihemi, si sillemi.
Respekt është të ndjerit mirë me veten, me të tjerët dhe në ambientin ku ne jetojmë, të respektosh veten tënde do të thotë të dëgjosh ndjenjat e tua, të udhëhiqesh prej tyre.
Sa më shumë të mendojmë dhe sa më shumë të kemi besim brenda vetes, aq më shumë do të na rritet edhe respekti brenda qenies sonë.
Ndërsa sot në kohët moderne, vajzat po goditen në vazhdimësi nga ky opinion barbar dhe i frikshëm, që po i ndjek ato dita- ditës. Gjatë bisedave me to, shpesh dëgjojmë: “Ndonjëherë, kur të tjerët nuk marrin prej nesh atë që duan, fillojnë të na ofendojnë, të flasin keq për ne”
“Në qoftë se ne nuk sillemi sipas rregullave që shoqëria jonë vendos, përsëri ata na shajnë”,
“Në shumë pak raste veproj ashtu si mund ta ndjej dhe dëshiroj, pasi më trembin thashethemet”,
“Nuk mund ta kaloj gjithë kohën e mbyllur në dhomë, duhet të veproj edhe unë si shoqet e mia”
Pra, që të pranohesh në shoqëri e që të quhesh “vajzë e sjellshme”, duhet të heqësh dorë nga pasionet dhe sjelljet e çuditshme që vijnë si produkt i moshës së tyre të adoleshencës. Tendencat e tyre për të mbartur mbi vete stereotipet gjinore dhe për të dalë nga vetja, bëhen gjithmonë e më të dukshme tek ky brez, pasi të gjitha duhet të jenë “të ndjeshme dhe seksi”; është shumë e rëndësishme për to mendimi i grupit shoqëror ku ato jetojnë, shumë sjellje të tyre janë të ndikuara nga po ky grup.
Dhe në ato pak raste kur përpiqen të jenë vetvetja, ndjenja e frikës dhe e stresit i pushton, sepse as ato dhe as ne nuk e njohim fundin e tunelit. Dhe koha që nevojitet për ta përshkruar, është e mbushur me copëza gëzimi dhe vuajtje, të papritura dhe kalimtare; gjendjet e tyre shpirtërore lëkunden në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë midis dhunimit të turmës dhe ekzaltimit, veçanërisht kjo e vënë re në këtë periudhë jetë.
I gjykojmë vajzat tona shpesh për mënyrën e të komunikuarit, të sjellurit, të vepruarit, të veshurit, pa u munduar të kuptojmë botën e tyre, pa u menduar për të zbuluar se cilat janë shkaqet dhe pasojat që i çojnë ato në këto lloj sjelljesh.
Në seancat e takimit,
ato shprehen:
“Ta dija, kurrë nuk do veproja në atë mënyrë. Pavarësisht që përpiqem, ka raste kur më duket se gjithçka ecën mbrapsht”
“Nuk i njihja pasojat, asnjë nuk më kishte folur për to”.
E në ato raste kur abuzohet dhe dhunohet keqas identiteti dhe intimiteti i tyre, përgjithësisht ndjenja e përgjegjësisë bie mbi to. Pasi të gjithë ne i gjykojmë ato duke u vënë epitetet nga më të ndryshme, pa ditur të vërtetën, pa dëgjuar zërin e tyre. Kjo ndrydhje u shton vajzave tona ndjenjën e kompleksitetit dhe inferioritetit brenda vetes për një koment ndoshta të padrejtë dhe jo të vërtetë. Brenda tyre krijohet një atmosferë mbytëse, ankthi, turpi. Frika ndaj fajit që ato kanë kryer, nuk ka për t’i ndihmuar apo mbrojtur dhe në ato pak raste kur marrin guximin për të treguar të vërtetën. Shpesh abuzimin dhe dhunën ndaj tyre, ato i shikojnë si një çështje vetjake, që kishte të bënte vetëm me to. E në të tilla situata nuk janë të pakta rastet kur të gjithë ne u kthejmë krahët dhe nuk iu japim asnjë mbështetje emocionale, ndjenja e fajit dhe e izolimit brendësohet në qenien e tyre, duke i bërë të mendojnë se e meritojnë dhe se janë të vetmet që duhet të mbartin brenda vetes fajin e tyre.
“I dashuri im shfrytëzonte dashurinë time, ndjenjat e mia, dobësinë time ndaj tij. Më mirë të mos e kisha njohur kurrë, sepse nuk e kemi pyetur kurrë njëri-tjetrin si ndihemi. Unë do doja shumë që ai të më respektonte dhe të mos bënte kurrë sjellje që të më lëndonin, por gabova dhe nuk kisha më mundësi ta ktheja kohën mbrapa. Nuk do doja kurrë që të tjerët të më gjykonin për atë çka unë kam kryer.
Na ndodh që secilit prej nesh të marrë vendime për të cilat më pas do të pendohemi. Pasojat e gabimeve zgjasin shumë dhe ne si të rritur e dimë mirë këtë e megjithatë, gabimet hynë në përvojë, prej tyre mëson, pavarësisht sa të dhimbshme mund të jenë pasojat. Kur adoleshentët gabojnë, tendenca më e madhe e të gjithëve, e sidomos e prindërve, është të humbasin besimin tek to, dhe si rrjedhojë ato humbasin privilegjet e ndryshme që mund të merrnin prej tyre. Të tillë prindër nuk janë kurrë tolerantë, e rëndësishme për ta është fasada, opinioni se çfarë do të mendojnë të tjerët për vajzën e tyre, duke harruar kështu goditjet emocionale që do t’u shkaktonin fëmijëve të tyre. Dhe në të tilla raste, shpesh ndodh që disa prej tyre të shpërthejnë në ndjenja të forta nervozizmi dhe agresiviteti. Kurse pjesa tjetër, i ndrydh këto emocione brenda vetes, duke kryer një protestë në heshtje kundër prindërve të tyre, duke krijuar një hendek marramendës ndërmjet njëri-tjetrit. A nuk do të ishte më mirë t’u mësonim fëmijëve tanë se deri ku shkon kufiri i lirive të tyre brenda në familje dhe kufirin e lirive në ambientet shoqërore që ato i rrethon ? Dita-ditës, gjithnjë e më tepër ato bëhen më të pavarura, duke u përpjekur të gjejnë se çfarë duan në jetë dhe si mund ta fitojnë atë. Në qoftë se do të donim të dinim më tepër rreth dëshirave dhe nevojave të tyre, a nuk do të ishte ndoshta më mirë të komunikonim më tepër me to, të krijonim një urë lidhëse ndërmjet asaj që ata duan të dinë dhe asaj çka vetë ne mund t’u ofrojmë? Të dëgjonim edhe mendimin e tyre, arsyet që i kanë shtyrë për të marrë vendime të gabuara në situata të caktuara, sesa t’i vendosnim në bankën e të akuzuarve e të derdhnim mbi to një lumë me fjalë fyese dhe me sjellje ndëshkuese..Nuk mund t’i lëmë vajzat tona të bëhen pjesë e pengjeve të mentaliteteve të vjetra, nuk mund të ecet me paragjykime të natyrës së marrëdhënieve konservatore. Në qoftë se do të donim një shoqëri të re dhe moderne, duhet të jemi ne të parët që të japim modele sjelljeje tek to, e më pas të kërkonim përvetësimin e tyre.
Të zbulosh se kush je, çfarë përfaqëson, kush janë vetitë e cilësitë e tua, nuk është aq e thjeshtë. Që të ndërtosh respektin për veten dhe për ata të cilët na rrethojnë, duhet kohë dhe përpjekje që do të thotë, ta shohësh botën me një tjetër mënyrë. Të gjithë ne kemi nevojë për t’u respektuar dhe vlerësuar nga të tjerët, pavarësisht nga mënyra sesi jetojmë.
E identifikuar

Grens(Wiliams)
Ec Aty..thyej qafen


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-10-2007, 21:53:40 »

Mbrojtja fillon qe nga familja(sidomos nëna e saj).Duhet te bisedohet sa me shumë me vajzen ne përputhje me moshen e saj për gjërat me te rëndësishme ku duhet te kushtoj kujdes e vëmendje vajza,gjithashtu duhet te këtë nën kontroll sa te këtë mundësi shoqërinë e saj.Të jetë kerkuese e rrepte por edhe ta sqaroje sa me shumë dhe sa me mirë qe te jetë e mundur për aspektet kryesore te jetës. hmmmmm
E identifikuar

...DHE VJEN NJE DITE...TI NUK DO JESH ..GRENS(Wiliams)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 26-03-2008, 19:28:54 »

Ndaj te njëjtin mendim me Willit: Mbrojtja fillon nga familja.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
DOLCE GIRL
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 27-03-2008, 20:10:36 »

uaaaaa.......pse ca kam una qe jam adoleshente merzitje merzitje merzitje
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 28-03-2008, 00:58:39 »

Qe s'ke gjë prandaj duan te te mbrojne.

Qe të mos behesh si ato qe fshehin te dashurit nëpër dollape zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
DOLCE GIRL
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 29-03-2008, 15:16:07 »

BEKIMI...jo mo lal sbohem si ato
E identifikuar
NelaAlba
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 28-04-2008, 13:53:37 »

Përshëndetje
pergezime për temën, shumë e bukur dhe realiste!
Mbrojtja e pare është familja, asnjë diskutim dhe dyshim. Përsa i përket gabimeve te metejshme qe i kryejm ne jet na përket secilit /seciles prej nesh.
Personaliteti qe ne formojm ndaj familjes dhe një shoqerie është krejt i ndryshëm!Ne shoqeri shumë adoleshent vertetojn te kundërtën për te qen vetvetja, mundohen te pershtaten kushteve te shoqerise te re, për te ber hyrje rethit aspak te pershtatshem me personalitetin e tyre .

Gabimi tjetër me i madh dhe i pafalshem, është te fshehesh familjes , për gabimet qe bën.
Vajzat adoleshente për mendim tim jan me shumë te predispozuara për te ber gabime, sidomos kur ato ndodhen  larg familjes, kan me shumë "liri". Kjo liri e kushtueshme,  mund te interpretohet me shumë si një "dalje nga vetvetja" (gjërat qe s'ke patur leje ti besh prej frikes te prinderve dhe gjykimeve te njerzve), tani ne largesi të tyre ke lirine, ti besh,e te shprehesh pa qen aspak e kritikuar nga asnjë njeri!
Ky është një mentalitet qe tek shumë adoleshente ndodh dhe me kohën mund te ler dhe pasoja qe i demton qoftse nga ana fizike ose psihike. Fatkeqsisht fillimi mund te quhet  si një loje e pafajshme por perfundimi mund te jet i dhimbshem dhe i tmershem  për disa.
Për shumë adoleshente është e konsideruar "mësim jetë" për disa te tjerë është veçse një "plage " qe s'ka shpëtim.

Flm qe kalova adoleshencen mirë e bukur perqeshje
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |