Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Talente e botes!!  (E lexuar 1574 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11563



Shiko profilin
« më: 20-03-2009, 14:54:36 »

Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e qindra konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare "Eseja më e mirë" u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shkrimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli "Eseistja më e mirë" i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama.

Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme.

Talenti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë, moderatore e programeve dhe pjesëmarrja në aktivitete humanitare. Gjatë shkollimit fillor, ajo me vetë iniciativë themeloi shoqatën bamirëse "5-shja bamirëse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore "Mustafë Venhari", shkollë në të cilën edhe Shpresa vijoi mësimet.

Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia për të qenë e para ose për të fituar mjete materiale, por ishte malli për babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin "Letër babait".

Leter babait

Dita po merrte krah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim.

I dashur baba

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s'dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere.

Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga ty, ta di ç'zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s'dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s'më kujtohet as edhe një cik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua...

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë.
Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë.
E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që kur të vij tek ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s'do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë.

TË DON ME GJITHË ZEMËR!

Bija jote

Shpresa Rama

 merzitje

Marre nga mesazhi.com
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Oqeani
Stafi


Karma: 41
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1965



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 21-03-2009, 00:56:54 »

E shkruar me shume talent dhe prekese..
E identifikuar

Everything should be as simple as it is, but not simpler.!!
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 23-03-2009, 13:02:17 »

Suksese te metejshme buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do ti shikoni akoma serialet spanjolle tash qe Spanja nuk e pranon Kosoven shtet te pavarur?
  • Dot PO
  • 12 (44%)
  • -
  • Dot JO
  • 15 (55%)
  • -
  • Numri total i votave: 27
  • Shiko temen

* Sponsor