Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Si i keni marrëdhëniet me familjen !


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si i keni marrëdhëniet me familjen !  (E lexuar 2415 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 09-05-2007, 00:51:56 »

Si te rij qe jemi dihet qe bejm shumë gabime se jemi ne një moshe te papjekme e kam fjalën për ato qe janë 22 e poshte se ka dhe te rritur këtu.Unë shumë te mira i kam si me babin,mamin dhe vllezrit e motren pavarsisht se është e vogël,flasim për çdo gjë te mirë e te keqe,sidomos kur isha ne Shqipëri nuk ju ndaja atyre  perqeshje nuk rrija dot ne shtepi se si mu dukte,ne çdo vend qe do shkonin mbrapa i shkoja dhe nëpër dasma,kam qenë aq shpesh thuajse ne çdo dasëm vetëm me ndonjë te largët jo kur martonin nuset e xhajallareve vllezrit ose vende te tjera,lija te ikte motra zgerdhihet dhe tani qe i kam pak larg nuk rrij dot pa i marrë ne telefon 3 her ne jave i marrë sesben,kam dhe babin shumë merakci për mua len koken ai,ma bën O DASH I BABIT qesh me te madhe hajde flisni ju tani.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-05-2007, 08:02:47 »

Berni, Miremengjes njëherë dhe Urime për temat e mira qe paske hapur. Unë si një 20 e ca-vjeçare, sidomos këto 2 vitet e fundit kam patur dhe kam shumë marredhenie te mira me familjen time. Nuk mund te them qe para 2 vjetësh nuk ishin te mira, por është e pamundur qe një i ri te mendoje 100% njësoj si prindërit e vet, normale qe do këtë edhe lekundje, ndonjë grindje apo keqkuptim, mos-përputhje mendimesh etj. Fundja prindërit dhe fëmijët (evlatet e tyre) u perkasin brezave te ndryshëm. Megjithatë, me plot gojen mund te them qe marrëdhëniet me prindërit e mi nuk kanë qenë asnjëherë te stuhishme apo shumë te lekundura. Jam bekuar me një familje fantastike. Madje këtu kam jo vetëm prindërit, por krejt rrethin familjar timin (jemi nja 6 familje gjithsej). Jam me fat për këtë dhe nuk e marr asnjëherë si diçka te vogël. Shkoj shumë me te gjithë kusherinjte e mi, përveçse me vellain apo motren. Bëjmë shumë për njëri-tjetrin. Dhe te paktën 1-2 here ne vit, ne familjen time bëhen haenge, apo darka te mëdha qoftë për ndonjë sebep apo thjesht just because... Është kenaqesi te ulesh te hash darken e Krishtlindjeve me gjithë njerëzitë e mi. Muzika është shumë perzgjedhese dhe ze-lartë, vallet janë pa fund, muhabetet e mira gjithashtu, secili vishet për qejfin e vet dhe ndjehet sikur te jetë vete ne shtepine e tij, dhe gatimet janë për te lepire gishtat meqë edhe femrat e familjes sime janë amvisa shumë te mira!

Pra, shkurt, bukur, pastër unë kam marredhenie fantastike me njerëzitë e mi dhe me familjen time te shkelqyer! Falenderoj Zotin për këtë dhe për familjen qe më ka dhënë!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 09-05-2007, 12:06:41 »

Jam bekuar me një familje fantastike. [/b]

Elegance e ke thënë bukur këtë frazë.
Të njëjtën gjë do thoja edhe unë për familjen time.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-05-2007, 12:55:32 »

Mamin e kam icik shumë kontrolluese si tip, e nganjëherë mërzitem me te me vjen turp por ne përgjithësi kam marredhenie mjaft te mira. Jemi shumë te lidhur me prindërit, si unë, ashtu dhe vellai. Kemi bërë te pamunduren për t'i dëgjuar, respektuar, vleresuar çdo sakrifice qe kanë bërë për ne... dhe gjithmonë jemi perpjekur qe ata te ndjehen përherë krenar me ne i/e mire
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Capkenja
« Përgjigjja #4 më: 13-05-2007, 07:04:17 »

I kam shumë te mira..edhe pse kanë qenë te rrepte me ne ne kohën e adoleshences tani e kuptoj pse-ne?Kuptohem shumë mirë me te dy..por mbi të gjitha kam shoqe te ngushta motrat e mia me te cilat hapem pa problem.Jam shumë e lumtur qe kam një familje te tillë dhe qe çdo ditë na jep shembull si duhet te ecin me jetë,atje ku ka ulje ndihmojme njëri-tjetrit sebashku!
E identifikuar
OXSA
,,_--"GAZI"--_,,
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 13-05-2007, 07:28:41 »

unë i kam shum mir me familjen time. me qen se jam taqi  hehehe me dojn me se shmuti, babes edhe  nanes jau rrespektoj  mendimin edhe fjalën ater normel se shkoj gjërat mir....!!!!!
E identifikuar

<<<Nuk je vetëm, me ke mua.!!>>>
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 22-05-2007, 09:54:47 »

 Nihem shumë e lumtur me anetaret e familjes. I kam te mrekullueshem. Perqafim
 Kemi respekt dhe dashuri apsolute për njëri-tjetrin.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 22-05-2007, 11:03:43 »

Të them te drejtën  si çdo adoleshente edhe unë kam pasur disa mosmarveshje apo probleme me familjen,sepse shumë gjëra qe bëjmë ne adoleshentet e sotëm,i duken çmenduri prinderve tanë zgerdhihet por mbi të gjitha familja ime është një vater e ngrohte për mua ku unë mbeshtetem për shumë gjëra. Nga prindërit kam marrë kritika,vërejtje,këshilla dhe detyrime,disa nga te cilat sme kanë pëlqyer(dhe sidomos këto te fundit) te cilat shpesh here kanë sjelle mosmarveshje,me kanë nevrikosur,me kanë bërë te mbyllem ne dhome e te qaj,por në fund te fundit jam e lumtur,sepse kjo tregon se zinxhiri jonë familjar është tepër i fuqishem,tregon shqetesimin dhe kujdesin e prinderve te mi ndaj meje( sepse siç e dimë te gjithë ka shumë prinder qe çdo gjë e lënë ne dorë te fëmijëve të tyre,dhe pa menduar mirë për moshen e tyre i thonë shumë qete "Bej c'të duash".)
Unë e ndjej se fuqia e familjes time është tepër e madhe dhe mardheniet e mia me familjen time janë te balancuara,dhe antaret e familjes i ndjej pranë ne çdo moment,e sidomos vllain tim te cilit i besoj gjithshka dhe me kupton për gjithshka si një i rritur.Duke ditur qe shumë njerëz pasi rriten sadopak shkeputen nga familja ne mënyrë instiktive,jam e lumtur qe karakteri i prinderve te mi nuk ka lejuar qe kjo gjë te ndodhi tek unë,qe jam  një adoleshente dhe marr zjarr kur me pengojne realizimin e shumë deshirave.
Familja ime është baza ku ka nisur edukimi si dhe zhvillimi im psikologjik.Ne familjen time unë bëj një jetë normale(dhe tek normalja futen edhe grindjet e vogla me prindërit) te ngritur mbi themelet e rregullave dhe disiplines te nevojshme.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
« Përgjigjja #8 më: 23-05-2007, 04:52:30 »

Lepurushe..ne atë rrugë kemi kaluar te gjithë(nëse bie fjala p.sh. me te mite për lidhje ehehe se kanë idenë qe kam te dashur pak nga larg e kanë dëgjuar..kanë dëgjuar qe e kam shok te ngushtë nejse)Mendoj se çdo prind kujdeset për ne,vetëm se ka perplasje mendimesh opinoinesh këto na bëjnë qe here pas here te këtë ulje ngritje ne bisede.Por nëse femija sillet mirë,dhe prindi sillet mirë !
E identifikuar
neril

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 05-07-2007, 11:35:43 »

Ne fakt nëse prindërit te konsiderojnë si shokë aty ku duhet dhe bëjnë rolin e prindit përsëri aty ku duhet çdo gjë shkon me së miri. Kjo është eksperienca ime personale. luj syun luj syun luj syun luj syun luj syun luj syun
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 05-07-2007, 15:07:48 »

Ne fakt nëse prindërit te konsiderojnë si shokë aty ku duhet dhe bëjnë rolin e prindit përsëri aty ku duhet çdo gjë shkon me së miri. Kjo është eksperienca ime personale. luj syun luj syun luj syun luj syun luj syun luj syun

Dhe kjo është mëse e vërteta neril. Ne fakt ti ke dhënë përgjigjen me te shkurter, por atë me te rendesishmen. Prindi duhet ta dije rolin e tij dhe ta kryeje si rolin e shokut ku edhe kur duhet, si rolin e prindit ku edhe kur duhet. P.sh. e ve re shumë këtu ne USA qe baballaret dalin me djemtë e tyre për një dorë bilardo, apo poker. Kështu kënaqen dhe atë e bir janë tamam si dy shoku, por nga ana babai e gjen kohën apo situaten të thuash ne raste te tilla, kur del me te birin qe ta keshilloje për gjëra te hollesishme e te rëndësishme, qe nga marrëdhëniet me gocat e deri tek prishja e lekut.

Unë i shikoj marrëdhëniet e prinderve me fëmijët e tyre si marrje dhe dhenie. Njëherë do leshosh ti pe e njëherë ata, njëherë do mblidhesh ti si shumë e njëherë ata, e kështu me rradhë.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 12-08-2007, 23:22:42 »

unë kam raport shumë te mirë me familjen,speçalisht me babin(lavderohesha gjithmonë,duke thënë se e kam babin evropian)ka shumë kuptueshmeri e gjeja me e rëndësishme qe më ka mësuar,jo me fjale por me vepra,është respekti.e marr çdo ditë ne telefon,se s'mund te rri pa i dëgjuar zërin,por kthehem edhe shpesh ne shtepi
E identifikuar
Mjalta01

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 07-09-2007, 17:40:47 »

Familja është një mrekulli e pa zavendesushme,unë me antaret e familjes time kalojm shum mir,natyrisht qe ndonjher kemi mosmarvshje heh për ndonjë gjë,por prap pajtohemi, (ne fëmijët gjithmon flasim shum e pak degjojm)...megjithat mir është shpresoj qe  gjithmon te mbeten te respektuar familja nga femeijet  e tyre.
E identifikuar
Poseidon"E"2

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 07-09-2007, 22:49:36 »

o po bereqaves deri tani gjyna te qahemi
po këta te mijet  dhe po  plaken dhe me duket  se po oritin nga mendja e kokës
E identifikuar
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 08-09-2007, 13:17:19 »

Kam marredhenie shumë te mira me familjen time!
Me te gjithë kaloj shumë mirë, kuptohet se kemi ndonjëherë mosmarrëveshje, por këto gjëra janë te përditshme sepse te rrish tërë kohën me një njeri nuk mund të mos këtë ndonjë keqkuptim ose mosmarrëveshje!
 
Me nënën jam shumë e afert dhe me motren, ndërsa me babain kam afersi poashtu, por ai është pak i largët, si te them është shumë serioz, ka karakter te fortë dhe qëndrimi i tij me bën mua dhe te gjithë te tjerët të kemi admirim dhe respekt te thelle luj syun!

Ndërsa me vellaun, kemi një raport te shkelqyeshem, për shkak te karakterit te tij karizmatik, është shumë i shkathet dhe shumë komik, kështu qe, sa here qe ai është ne shtepi, duhet ta dini se shtëpia bucet nga britmat dhe te qeshurat tona nga shakate e tij!
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |