Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Si duhen veshur te rinjtë në shkollë?!


Faqe: 1 [2] 3 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si duhen veshur te rinjtë në shkollë?!  (E lexuar 5499 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eagle2


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 03-08-2007, 16:05:29 »

si tju doje qejfi.
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 03-08-2007, 21:41:56 »

si tju doje qejfi.

Mevjen keq por s'jam dakort me ty. Se po të ishte ashtu si tu donte qejfi, një ditë mund te vinin gocat në shkollë me minifunde, barkun perjashta dhe pa brecka, poshte. Atëherë c'u be?! Shkollat s'janë dhe nuk duhen kthyer ne klube, harleme, bordello apo shtepi publike.

Nëse ke dashur të thuash qe rinia Shqiptare duhet te këtë liri ne veshje, d.m.th. mos jetë me uniforme por te vishet normale siç duhet veshur një nxënës apo student në shkollë por brenda normave dhe rregullores se shkolles. Pra nëse ke dashur të thuash këtë, atëherë te mbeshtes. Nuk me pëlqejnë dhe nuk do të sugjeroja shumë unifmormat, për veten time. Se ato kanë si te mirat edhe te keqijat e tyre. Jam shumë me tepër për një veshje tenden se fundja tregon edhe individualin/en tek ty, ama mënyra si vishet duhet t'i përshtatet bankave e katedrave te shkolles, jo ndryshe.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 03-08-2007, 22:56:29 »

si tju doje qejfi.

... ne shtepit e tyre.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 04-08-2007, 02:41:32 »

Uniform, ose veshje te matur!

p.s. Një ditë një profesorit tim një goce ia shpaloste gjoksin (dhe bëhej sikur po rri e qete) dhe ai nder sy te te gjithë nxenesave i tha: "hajt, se s'jam nxorr te te shikoj" zgerdhihet dhe aty plasen te qeshurat, pasi qe shumë prej nesh jemi mësuar t'i shohim ca profesor (ca pra perqeshje), qe i vezellojne syt, porse ky jo, dukej serioz!  i/e mire

Pra, nuk qëndron problemi vetëm tek nxenesit, porse veshja e keqe dhe amorale e vajzave ndikon edhe tek profesoret!  zgerdhihet
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 04-08-2007, 02:42:39 »

... ne shtepit e tyre.
Aty dirigjojne prindërit  zgerdhihet
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Loni2007


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 04-08-2007, 16:38:00 »

Për mendimin tim duhet te vishen me një uniforme, qe t'i tregoje te veshur dhe te rregullt. Lakuriqesine kanë ku e tregojnë gjetke, pasi në shkollë shkohet për te marrë dije dhe jo për parade.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 06-08-2007, 06:37:52 »

Për mendimin tim duhet te vishen me një uniforme, qe t'i tregoje te veshur dhe te rregullt. Lakuriqesine kanë ku e tregojnë gjetke, pasi në shkollë shkohet për te marrë dije dhe jo për parade.

E pra, për këtë jam edhe unë. S'është e thënë qe te jetë uniforme veshja, ne kuptimin qe te gjithë njësoj. Por te jenë uniforme ndaj rregullave, vlerave, mesimeve dhe policise (d.m.th. rregullore) se shkolles ne rradhë të parë. Sa për fjalinë e dytë, sikur e nxorri vete goja ime. Tamam ke folur. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 06-08-2007, 07:41:36 »

I fortë fare ky Icebergu!

I ra ne te muhabetit qe i lumte goja! (dora;-))

Mbaj mend qe pas ditës se fundit te shkolles m´u be e qartë qe perparesen e zeze nuk do ta vishja me dhe më erdhi shumë shumë keq.S´më ka prishur asnjëherë pune perparsja e shkolles as në shkollë dhe as ne jetën private.
Kur i them unë goces qe mami vishte ne moshen e saj një perparese te zeze me jake te bardhe ajo habitet se nuk e imagjinon dot. Shyqyr qe kam fotografi dhe ia tregoj.
Me te vërtetë kanë ndryshuar kohët dhe s´e mbaj veten fare për tip njeriu shumë koservativ apo siç i thonë: fanatike.Perkundraz i!!!!!!!
Por për mua shkolla apo një institucjon tjetër ne te cilin fusim brenda kembet për t´u pasuruar menderisht janë për mua vende te shenjta dhe duhen respektuar edhe ne pikëpamjen e veshjes.

Ju uroj një ditë te këndshme kalamaja
 luj syun
E identifikuar
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 07-08-2007, 02:04:04 »

C'janë këto pyetje?
Ashtu siç na thonte Sali Berisha duhen veshur.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 07-08-2007, 06:04:08 »

I fortë fare ky Icebergu!

I ra ne te muhabetit qe i lumte goja! (dora;-))

Mbaj mend qe pas ditës se fundit te shkolles m´u be e qartë qe perparesen e zeze nuk do ta vishja me dhe më erdhi shumë shumë keq.S´më ka prishur asnjëherë pune perparsja e shkolles as në shkollë dhe as ne jetën private.
Kur i them unë goces qe mami vishte ne moshen e saj një perparese te zeze me jake te bardhe ajo habitet se nuk e imagjinon dot. Shyqyr qe kam fotografi dhe ia tregoj.
Me te vërtetë kanë ndryshuar kohët dhe s´e mbaj veten fare për tip njeriu shumë koservativ apo siç i thonë: fanatike.Perkundraz i!!!!!!!
Por për mua shkolla apo një institucjon tjetër ne te cilin fusim brenda kembet për t´u pasuruar menderisht janë për mua vende te shenjta dhe duhen respektuar edhe ne pikëpamjen e veshjes.

Ju uroj një ditë te këndshme kalamaja
 luj syun


Ahhh c'na kujtove ditet e bukura dhe te prapambetura te shkolles tetevjecare, moj Emira. I mbaj mend shumë mirë perpareset e zeza, jakat e bardha te qendisura dhe shamite e kuqe te pinonerit, sigurisht. Ehhh qe për momentin s'e di ku me ndodhet ndonjë foto se mua më ka marrë malli ta shoh veten ashtu.

Nejse, shkurt muhabeti, i ke rënë ne te me atë paragrafin e fundit. Ne një institucion dije dhe mësimi njeriu duhet veshur për te mësuar e studiuar, jo për te bërë fotografi, për te flirtuar apo sikur janë gati për te shkuar ne një takim me te dashurin, apo ne një dhome hoteli. Institucionet shkollore duhen respektuar si te tillë qe janë dhe pikë.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 07-08-2007, 09:53:49 »

Unë si fillim them DUHET TE VISHEN njëherë. Pasi shkojnë në shkollë gjysëm lakuriq, a thua se shkojnë ne një ankand lakuriqesie, kush e kush te nxjerre me shumë pjesë trupi, karrikatura te vërteta. Duke qenë se nuk dinë te vishen është me mirë te përcaktohet një uniforme qe te përdoret në shkollë. Ose nëse nuk përdoret uniforma, te paktën te vendosen rregulla strikte për veshjen në shkollë.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 07-08-2007, 16:55:26 »

Për rregullat strikte jam edhe unë Ami, me mirë të jesh ne veshjen tënde sesa ne uniforme mendoj. Ama nëse këta studente s'do të bëhen (pra të mos i bindesh apo t'i pjekesh dot) duke gjetur rrugën me te mirë te mesme te zgjedhin vete veshjet e tyre qe i perkasin shkolles, pa i imponuar te veshin uniforme, atëherë jam për uniformen njësoj në shkollë edhe pikë, siç bëhet gati ne të gjitha shkollat private, sidomos shkollat private katolike.

Të vesh në shkollë i thonë te vesh ne një tempull diturie, ne një institucion edukimi e studimi, jo ne parade mode, ne plazh, apo ne xhiro nga blloku. Për çdo veshje ka një kohe te posacme, një kohe te posacme. Ne shkolle duhet te vishesh si për në shkollë edhe pikë: për shembull xhinse dhe bluze T-shirt ne Vere, ose pantallona trecerekeshe edhe T-shirt, dhe xhinse me pulover apo triko ne Dimer. luj syun Sa me thjesht aq më bukur e aq me rehat do të jesh, plus do të arrihet qe si nxenesit edhe mesuesit ta kenë me tepër mendjen ne mësim, te fokusohen tek klasa, tek leksionet, tek librat dhe derrasa e zeze, jo gjetke.

Hajde me te Mira dhe Faleminderit te Gjithëve qe kanë shkruajtur ne këtë teme. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Lilishja

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 09-08-2007, 18:17:32 »

"Sipas vendit, bëhet kuvendi" thotë një shrehje e urte popullore. pra dhe mënyra apo stili i veshjes ka vendin e vet. Është e vërtetë qe rinia jonë ka prirje te theksuara drejt ekstravagances. Është diçka fatkeqe qe rinia jonë..me "Të bukuren" kupton "ekstravaganten". Le ta shijoj këtë veshje ne mbrëmje, festa,nuk mund te gjykoj apo te nderhyje por në shkollë apsolutisht jo. Shkolla është institucion serioz ndaj dhe veshja duhet te jetë serioze. Kemi folur diku edhe ne një teme tjetër rreth uniformes. Mendoj se shkolla duhet ta këtë një te tillë, pak rëndësi ka nëse e vendosin "te lartet" apo vete nxenesit për stilin, por e rëndësishme është te jetë e hijshme dhe e bukur.
Për studentet pak e vështirë për te diskutuar..megjitha të jam për thjeshtesine.
 

Të njëjtin mendim e kam dhe unë Erleta. Ska me mirë se thjeshtesia ne çdo aspekt...

Repsket!
E identifikuar
..*..LOVE..*...
..*BEBUSHE..*..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 25-08-2007, 15:11:34 »

patjetër qe nxenesit duhen veshur me uniforma.se adoleshentet këto kohët e fundit po e teprojne me veshjet ekstravagante nëpër shkolla.....DUHET TE MERNI SHEMBULLIN E NEVE QEMALSAVE O NJEREZ     ........E SHIKONI SA LEZET NA KA KUR DALEM NE RRUGE............DU KEMI QE JEMI NXENES TE DISIPLINUAR NE TE QEMAL STAFES
E identifikuar

..*..LOVE ..*.. is like a war...EASY to start .. HARD to END .. IMPOSIBLE to FORGET ..sooooooooooooooo ..... Don"t love ANYONE..
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 25-08-2007, 20:50:55 »

Veshja në shkollë duhet te jetë e përshtatshme me ambientin e vet shkolles! Nuk mund te vishesh sikur je nisur ne disko e të shkosh ne bankat e shkolles, çfarë ndjenjë do të jetë, çfarë përshtypje do të jetë dhe në fund çfarë dije do të marrësh, kur i vetmi preokupim do të jetë se si te vishesh sa me ekstravagant, sa me mirë, sa me zdeshur te them te drejtën se jo veshur!
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Faqe: 1 [2] 3 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |