Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Si duhen veshur te rinjtë në shkollë?!


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si duhen veshur te rinjtë në shkollë?!  (E lexuar 5755 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 25-06-2007, 16:02:13 »

Jetojme ne një botë ku Liria ka marrë fundin, ne kuptimin qe është pa diapazon, aq sa shumë veta këtë liri e kanë shijuar shumë me tepër sec duhet dhe kjo duket qe nga mënyra sesi vishen e c'fare hane, deri tek veprimet qe bëjn e te dashurit qe nderrojne siç ndërron viti - stine. E pikërisht ne ditet e sotme, sidomos nga Shqiptarët dhe në shkollat Shqiptare shikon veshje nga me te ndryshmet në shkollë, disa prej tyre qe te lënë me pikepyetje dhe lind pyetja: a duhen pranuar këto veshje në shkollë?! Mos harrojmë qe shkolla është një djep dije, diturie dhe mësimi. Nëse vajzat i mbajnë minifundet e shkurtra dhe dekoltete e hapura dhe nëse çunat veshin bluza po aq te ngushta sa balerinet, e si do të fokusohen ata kaq shumë tek shkolla, po mesuesit e shkrete ku dhe si duhet ta kenë mendjen?!

Prandaj unë po hap këtë teme: si mendoni ju si duhet te vishen te Rinjte Shqiptare nëpër shkolla, qe nga shkollat tetevjecare e gjimnazet e deri ne fakultet apo shkolle te lartë?! Me thoni sec mendoni dhe pershkruani veshjet me detaje, madje. Le të diskutojmë se bashku.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 26-06-2007, 19:13:34 »

"Sipas vendit, bëhet kuvendi" thotë një shrehje e urte popullore. pra dhe mënyra apo stili i veshjes ka vendin e vet. Është e vërtetë qe rinia jonë ka prirje te theksuara drejt ekstravagances. Është diçka fatkeqe qe rinia jonë..me "Të bukuren" kupton "ekstravaganten". Le ta shijoj këtë veshje ne mbrëmje, festa,nuk mund te gjykoj apo te nderhyje por në shkollë apsolutisht jo. Shkolla është institucion serioz ndaj dhe veshja duhet te jetë serioze. Kemi folur diku edhe ne një teme tjetër rreth uniformes. Mendoj se shkolla duhet ta këtë një te tillë, pak rëndësi ka nëse e vendosin "te lartet" apo vete nxenesit për stilin, por e rëndësishme është te jetë e hijshme dhe e bukur.
Për studentet pak e vështirë për te diskutuar..megjitha të jam për thjeshtesine.
 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Capkenja
« Përgjigjja #2 më: 26-06-2007, 20:28:56 »

Ama vetëm te vishen se kështu si janë sot me shumë lakuriq me duket mua !
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 26-06-2007, 22:23:58 »

Ama vetëm te vishen se kështu si janë sot me shumë lakuriq me duket mua !

Ahahaha Capkene. Qesharake kjo, por është e vërtetë fatkeqësisht. Ehhh, edhe nëpër shkolla kanë filluar te lakuriqosen pa le gjetke. Siç ka thënë edhe Erlehta, veshja ekstravagante, apo trupi shumë i ekspozuar ka vendin e vet.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
prijsi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 27-06-2007, 10:24:13 »

pse kjo teme është monopolizuar nga gocat,kush e ka fajin për këtë diskriminim ndaj meshkujve  zgerdhihet

Një veshje standart normale qe sdo këtë me ,iku koha e xhaxhit ku te gjithë me fustan te zi edhe ne çunat,i thonin perparese  hahahah

Mendoj se gocat e kanë ne natyre ekstravagancen dhe përveç një kategorie te caktuar,shumica bën çmos te duket me seksi se c'është...Kjo vjen si pasoje edhe e degjenerimit te ajrit europian qe hyri pa dogane pas 90'...po ti kishim vënë ajrit dogane do kishin shkuar gjërat ndryshe... luj syun


Gjithsesi ,goca vishuni si te doni, vetëm me jo, sdu, s'e di dhe smund mos na torturoni  zgerdhihet
E identifikuar

kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 27-06-2007, 11:12:29 »

E pra nuk shkohet ne varrim me rroba gazmore dhe anasjelltas.
Këtë "ajrin" qe përmend Prijsi, kam përshtypjen qe e kapem për bishti neve, sepse ne Evrope, te paktën këtu ku unë jetoj, ka rregulla te veshjes në shkollë. Pra në shkollat këtu smund të shkosh gjysmë e vdeshur.

Po të jesh ne kohën kur fillon mësimi shkollore dhe t'i shohësh te rinjtë tanë duke shkuar në shkollë ( kam fjelen për Kosovë ), vajzat e shminkuara , mendon qe është ndonjë sfilate mode. Vetëm tek-tuk sheh disa qe kan uniformat shkollore veshur, atëherë e kupton se ke te besh me nxënës, ndryshe jo.
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
prijsi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 27-06-2007, 11:16:20 »

me fal kengajote po ne ca vendi te europes qenkan këto uniformat për ne gjimnaz...se këtu ne itali skam pa ndonjëherë uniforma përveç shkollave fetare....

P.s me fal për injorancen qe sja fal vetes,po e shminkuara ca d.m.th.
E identifikuar

kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 27-06-2007, 11:38:11 »

Prijsi, unë jetoj ne Gjermani.

Këtu ku unë jetoj, nuk kam pare te vishen uniformat në shkollë, por nxenesit kanë rregulla se si te vishen. Shembull vajzat nuk kanë te drejtë te vishen me mini funde dhe me barkun gjysëm jashtë. Po u veshe kështu te dergojne ne shpi ose te detyrojne te veshesh një T- shirt XXXL qe te vie deri te gjunjte. luj syun
Shminke do të thotë makiazh
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
prijsi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 27-06-2007, 11:42:21 »

rrofsh për shminke,pasurojme fjalorin,plus qenka dhe fjale qe duhet...

është vete tradita e shumë shkollave qe nuk e lejojne gocen te nxjerri jashtë me shumë se cduhet...shkollat e forta e me tradita ashtu bëjnë edhe ne itali...megjithëse gjermankat qe vijnë ne rome i ke me minipantallona...te jetë valle sipas vendit edhe kuvendi....
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 30-06-2007, 12:52:01 »



është vete tradita e shumë shkollave qe nuk e lejojne gocen te nxjerri jashtë me shumë se cduhet.

Bravo i qoftë, kur i thonë fjalës e jo si këta tanet qe e kanë kthyer shkollën tamam ne pasarel mode..

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 03-07-2007, 22:54:29 »

Të me falni po me thënë te drejtë s'kam as nerva e as kohe te lexoj gjithçka sa keni shkruajtur, por thjesht nga subjekti i temës po nisem te jap mendimin zgerdhihet
Të rinjtë nëpër shkolla DUHET t'i permbahen etikës se te veshurit modest e klasik, pa e ekzagjeruar dhe keqinterpretuar lirine e te veshurit për ato institucione akademike qe s'kanë kod veshje.
Mua me pëlqen fakti qe këtu ku jam nxenesit i ke me uniforma dhe janë te rregullt qe tek kepucet dhe corapet njësoj ne ngjyrë dhe formë. Pra qe ne detaje janë te kompletuar tamam dhe ne vijë me shoket/qet e tjera te shkolles apo klasave paralele. Sepse ne baze te moshes këtu ndryshojnë dhe ngjyrat e pulovrave apo kemishave qe vesh buzeqeshje
Nuk mendoj se kështu dhunohet e drejta e tyre për paraqitjen në shkollë, thjesht kështu arrijnë te respektojne shkollën si kult edukimi por gjithashtu tregojnë pastërti e rregullesi si për veten por dhe për atë grup nxenesish qe përfaqëson klasa e tij/saj.
Ndërsa për ato shkolla qe vazhdojnë te jenë shumë liberale kundrejt fenomenit  te "shthurjes" se veshjeve te te rinjve, do të ishte e mirë qe te perfshinin te paktën disa pika ne rregulloren e tyre ku te specifikohej deri ne c'gjatesi lejohet fundi apo fustani për një vajzë, nëse si mashkull dhe femra janë te lejuar te veshin pantallona sa t'iu duken mbathjet apo te ndenjurat apo kerthiza perjashta fare... etj. Këto duhen ndaluar, sepse nëse e bën si hane me 10 porta shkollën... athere sigurisht qe nxenesit marrin superxhiro edhe me shumë. Ne atë moshe jo te gjithë dinë te menaxhojne e kuptojnë se çfarë është e mirë dhe e keqe, prandaj duhen guidelines, d.m.th. udhezime! luj syun
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 04-07-2007, 00:21:15 »

Unë jam ne gjimanz dhe ne i kemi uniformat d.m.th. fundin e kemi ngjyrë hiri,kemishen te bardhe,setren(sakon) dhe kravaten e kemi te zeze mua me pëlqejnë dhe i bartë rregullisht ndërsa te tjerët nuk i përmbahen rregullave dhe vin ne shkollë pa to,por profesorët dhe drejtori i shkollës çdo mëngjes pret tek dera qe te shoh se a janë te gjithë nxenesit en rregull dhe a e kanë te gjithë uniformen nëse e ka mund te hyj në shkollë nëse nuk e ka duhet te shkoj ta marr prinderin me vete dhe të vij drejt e ne zyren e drejtorit.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
angel80

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-07-2007, 17:33:40 »

Prsh
Do te doja te thoja se liria nga shqiptarët u mor qe pas 90' se ne kohën e xhaxhit nuk kishim probleme te këtij lloji.Ne atë kohe bëhej nami vetëm pse nuk shkoje ne parakalim e jo me te visheshe si po vishen studentet e ditëve te sotme.
Thuhet qe njeriu duhet ti përshtatet ambjentit qe e rrethon kjo ka te beje edhe me veshjen.Personalish t nuk me peqejne fare veshjet e vajzave në shkollat e mesme.Një veshje e tillë mund te jetë e përshtatshme për diku tjetër por vetëm ne ambjente shkollore jo.Do te doja qe edhe gjimnazisteve ti vihej uniforme ose n.q.s. nuk pranojnë një gjë te tillë te paktën te respektojne pak normat e etikës.
E identifikuar
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 30-07-2007, 17:19:21 »

Si duhen veshur te rinjtë në shkollë?!

Me Uniform sigurisht! luj syun
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 31-07-2007, 02:57:32 »

Uniform.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |