Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Rrihen 2 gjimnaziste për një djalë !


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rrihen 2 gjimnaziste për një djalë !  (E lexuar 9856 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #135 më: 01-10-2007, 19:15:17 »

Unë s'mendoj se prindërit janë gjynah si thua ti Elegance. Se po të dinin te ishin prinder te mirë d.m.th. te edukonin një çik fëmijët atëherë nuk do ishin ne këtë deregje.

Ke te drejtë, dhe unë sikur ta dija qe do me kunderviheshin në lidhje me atë qe thashë qe prindërit janë gjynah. Cope-cope doja te shprehja diçka tjetër, desha me thënë domethënë qe më vjen keq edhe për prindërit sepse u duhet të merren me adoleshente te tillë te prapë, qe s'degjojne, qe bëjnë lloj-lloj gjërash te keqija, se mund të kesh ardhur prej familjes me te mirë ne botë dhe te te dalë nami për keq. E me keq te te dalë nami sesa syri. Këtë pra kam dashur me thënë. Por sigurisht gabim i madh prindërit qe i kanë lënë fëmijët e tyre 'te shijne' si të thuash. Liria gjithmonë duhet ta këtë një kufi, GJITHMONE! Këta lloj adoleshentash qe zihen, priten, kanë shumë dashnore qe ne moshe 15-16 vjeçe e qe japin seks oral ne mes te klases e kanë kaluar cakun e kufirin e shumë me tepër sesa kaq. :'(
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #136 më: 02-11-2007, 08:08:51 »

Tenton të mbysë me kabëll rivalen,arrestohet studentja

Sherri mes dy vajzave konviktore ka nisur për motive xhelozie, ngaqë të dyja kishin marrëdhënie me të njëjtin djalë

Elbasan - Takoheshin më shumë se pesë herë në ditë, jetonin në të njëjtën godinë konvikti, por ishin rivale në dashuri, ndaj dhe kanë ngritur sherrin me njëra-tjetrën, një grindje që për pak sa
nuk i ka marrë jetën njerës prej vajzave, që të dyja studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas versionit paraprak të konfirmuar edhe nga burimi zyrtar i policisë, sherri mes dy vajzave ka nisur për motive xhelozie. Mësohet se të dyja vajzat kishin marrëdhënie me të njëjtin djalë dhe këtu e ka zanafillën përleshja e djeshme që e ka bërë 23-vjeçaren të tentojë të vrasë
rivalen e saj, Malvina Toska, e akomoduar në konviktin e universitetit. Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së të mërkurës, kur nga ana e uniformave blu është bërë arrestimi i shtetases Denisa Kuka, 23 vjeç, nxënëse e vitit të katërt në degën Matematikë-Fizikë, lindur në qytetin e Lushnjës, aktualisht studente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Ngjarja
Deri në momentin kur Denisa Kuka ka mësuar që i dashuri i saj ishte njëkohësisht edhe i dashuri i shoqes së saj, Mavlina Toskës, marrëdhëniet mes dy protagonisteve të ngjarjes kanë qenë më se normale dhe miqësore. Por, kur Kuka ka mësuar që shoqja shkonte me të dashurin e saj, atëherë gjithçka është kthyer në një urrejtje ekstreme. Pasi ka mësuar këtë fakt, 23-vjeçarja Kuka rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës, ka shkuar në dhomën e Mavlina Toskës dhe e ka kapur menjëherë prej fyti. Në gjaknxehtësi e sipër, Kuka i lidhi shoqes së saj në fyt edhe një kabëll kufjesh, duke tentuar që ta mbyste. Por fatmirësisht, këtu ka ardhur ndërhyrja e shoqeve të dhomës së Toskës, të cilat përkohësisht arritën që t'ia shkëpusin shoqen e saj nga duart e Kukës. Sakaq, në vendngjarje kishte mbërritur edhe policia e Elbasanit, e cila ishte njoftuar nga konviktore të tjera në lidhje me ngjarjen. Uniformat blu kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore Mavlina Toskën, ndërsa Denisa Kuka është shoqëruar në dhomat e paraburgimit, e akuzuar për veprën penale të "vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë", akuzë e cila, nëse pranohet nga gjykata, i rrezikon 23-vjeçares Kuka minimalisht 10 vite burgim.

Dëshmia
Pas shoqërimit në dhomat e paraburgimit, Denisa Kuka ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se motivi kishte të bënte pikërisht me faktin se shoqja e vet, Mavlina Toska kishte marrëdhënie me të dashurin e saj. Ajo ka deklaruar se kishte shkuar mjaft e irrituar në dhomën e Mavlinës dhe gjithçka ndodhi ka qenë në gjaknxehtësi e sipër. "Situata më doli jashtë kontrollit, nuk mbaj mend se çfarë kam bërë, pasi e kam kapur prej fyti", - mësohet të jetë shprehur Kuka përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe përpara hetuesve, Kuka ka paraqitur shenja nervozizmi dhe urrejtjeje ndaj shoqes së saj, Mavlina Toska, të cilën shpeshherë e shante me fjalë të ndryshme. Pritet që sot, Gjykata e Elbasanit të vendosë masën e sigurisë për Denisa Kukën.

Nga Suela Azemi Gazeta Tema & Shqiptare
E identifikuar

endritii


Shiko profilin
« Përgjigjja #137 më: 02-11-2007, 10:17:03 »

i lumte djalit thuaj qe ka qenë i zoti, bravo djali dhe sa për vajzat ca tju them  FEMRA MAAAAAA
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
Capkenja
« Përgjigjja #138 më: 02-11-2007, 17:34:58 »

Femra debile....kaq mund te them !
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #139 më: 03-11-2007, 10:49:36 »

Epo cmendurite coroditese te Rinise sone (e përse zihen për një mashkull, sikur të mos këtë djem Shqipëria plot) s'kanë anë e fund! Sa me shumë dëgjoj nga këto budalleqe aq me shumë më vjen çudi qe si një Rini aq intelektuale dhe qe shkollohet e arsimohet në shkollë te lartë, është njekohesisht aq budallaqe, naive dhe idiote! I rroftë xhelozia e tejkaluar asaj Denises. Tani debilja rrezikonqe dhjetë vjet te saj t'i kaloje ne burg. E di ç'i thonë 10 vjet burgim apo jo?! Shpresoj - për hatrin e saj - të mos i bëjnë ndonjë dënim të madh, ose maks nja 1 vit burg se jo për gjë por edhe ne atë moshe aq te re (23 vjeç) qe është akoma as ka për ta përballuar te shkretin burgim. Kështu, për një palaco djalë qe siç duket s'ja vlen hiç përderisa e bënte me dy vajza qe ishin shumë shoqe biles, kjo zonjusha po rrezikon të ardhmën e saj. Nëse burgoset, s'do këtë me as shkolle, as edukim, as te dashur, as burrë, as endrra për dasme dhe familje. Ufffffff.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #140 më: 03-11-2007, 11:05:59 »

Mua me shumë çudi më erdhi,skishte pse tu zinte me atë gocen po të bënte fjale me atë çunin.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #141 më: 03-11-2007, 11:11:08 »

Mua me shumë çudi më erdhi,skishte pse tu zinte me atë gocen po të bënte fjale me atë çunin.

Epo kështu janë shumica e vajzave Shqiptare - xheloze ne kulm. Dhe ajo xhelozi kaq e madhe dhe e sëmurë con edhe ne krim apo vrasje pastaj. Prandaj s'është e mirë të jesh shumë xheloze. Ja më merr mua për shembull, s'kam fare natyre xheloze.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Buzeqeshja
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #142 më: 03-11-2007, 11:21:39 »

sa çudi dhe sa xheloze shtriga!! pse?? Një gjë te till e quajn çmenduri!! Të rrihen për një mashkull, ket s'e kuptoj!! Pse të mos mund dhe tjetra ta shijoj te dashurin e saj?? Pse ai për te tjera vajza te jet "moll e ndaluar"?? Sikur ai te ishte pron e saj (18 vjecares)?? Po do doje ai te ket edhe 16 vjecaren, cfar te keqe ka nga kjo!!!??? Megjithat, po ashtu do ishte ne favor te 18 vjecares, ngase ne ket rast ai dëshmon se ajo nuk ka ardhmëri me te (nëse nuk duan një lidhje siç kam un me te dashurin tim, kuptohet, përndryshe aty ku mbreterojn xhelozi te ketilla nuk do funksiononte për askënd). Pse te vret mendjen koti!!??? Edhe, nëse duhet then realiteti, këtu pergjegjesin amorale mban mashkulli, jo 16 vjecarja, meqë ai ka lejuar te zgjerohet kjo e ter dhe te tejkaloj deri tek dhuna e panevojshme!!
E identifikuar

Ne këtë moment Charlin e dua ne shtratin tim!!
Asla


Shiko profilin
« Përgjigjja #143 më: 03-11-2007, 23:23:08 »

i lumte djalit thuaj qe ka qenë i zoti, bravo djali dhe sa për vajzat ca tju them  FEMRA MAAAAAA

 Sa për fjalin e pare ta mbeshtes mendimin
por ama kjo fjala:FEMRA MAAAAAAAAAAA
mos i fut te tera ne një thes ok lol luj syun
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info mbi MJEKSINE, dhe.....!
Asla


Shiko profilin
« Përgjigjja #144 më: 03-11-2007, 23:34:12 »

sa çudi dhe sa xheloze shtriga!! pse?? Një gjë te till e quajn çmenduri!! Të rrihen për një mashkull, ket s'e kuptoj!! Pse të mos mund dhe tjetra ta shijoj te dashurin e saj?? Pse ai për te tjera vajza te jet "moll e ndaluar"??

As un nuk jam dakort me veprimin e aty vajzave,është një gjest shum i ulet,se nuk u shua bota për meshkuj dhe e kundërta.
por ky mendimi yt qe djali s'është një moll e ndaluar!!!!!!!!
ok nëse ke një lidhje respektoje atë lidhje nëse sdo shum mirë mund tja thuash vajzes dhe te ndahesh e te gjesh një tjetër po jo ne te njëjtën koh ,si do reagonte ai djal nëse dashura e tij aktuale ka dhe një ose 2 te tjerë?????
prandaj askush nuk është moll e ndaluar për askënd por 2 kunguj ne një sjetull nuk mbnahen.
ne një çift duhet ket barazi ne te kundërt nuk mund ta quash te till
uroj mos i kem keqkuptuar fjalët e tua se ne te kundërt i bie qe dhe ti ta ndash te dashurin tënd me te tjera femra luj syun
ciao
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info mbi MJEKSINE, dhe.....!
medusa

Shiko profilin
« Përgjigjja #145 më: 09-11-2007, 19:53:19 »

aiha sen nuk kan fitu
E identifikuar
* ~ Xha Milo ~ *
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #146 më: 10-11-2007, 14:50:03 »

Erdha me vrap, këtu se thash se mos ishin zënë për mua.
E identifikuar

Men are like parking spots, the good ones are taken and the free ones are handicapped.

☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺

Marriage is give and take. You'd better give it to her or she'll take it anyway.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #147 më: 11-11-2007, 22:54:50 »

As un nuk jam dakort me veprimin e aty vajzave,është një gjest shum i ulet,se nuk u shua bota për meshkuj dhe e kundërta.
por ky mendimi yt qe djali s'është një moll e ndaluar!!!!!!!!
ok nëse ke një lidhje respektoje atë lidhje nëse sdo shum mirë mund tja thuash vajzes dhe te ndahesh e te gjesh një tjetër po jo ne te njëjtën koh ,si do reagonte ai djal nëse dashura e tij aktuale ka dhe një ose 2 te tjerë?????
prandaj askush nuk është moll e ndaluar për askënd por 2 kunguj ne një sjetull nuk mbnahen.
ne një çift duhet ket barazi ne te kundërt nuk mund ta quash te till
uroj mos i kem keqkuptuar fjalët e tua se ne te kundërt i bie qe dhe ti ta ndash te dashurin tënd me te tjera femra luj syun
ciao

Unë jam shumë dakort me ty Asla po kujt i thua aman?! E vërteta është qe Buzeqeshja e ndan te dashurin e saj me shumë te tjera ndaj s'i bëhet fare vonë dhe s'i bëjnë hiç përshtypje te tilla gjëra, prandaj i duket edhe e çuditshme se pse do të ziheshin dy goca për një çun. Nejse, Asla, është kenaqesi te lexoj shkrime prej teje sërish. Gjithmonë me kanë pëlqyer mendimet qe jep. Ciao. buzeqeshje

Të Perqafoj.  Perqafim
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #148 më: 19-11-2007, 20:07:53 »

Uroj te jetë rasti i fundit ky.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Lefter
I FoRtI i LaGJeS


Shiko profilin
« Përgjigjja #149 më: 22-11-2007, 23:34:42 »

Ju lajmëroj kur te rifen edhe ca goca për mua. zgerdhihet
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |