Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Komuniteti Shqiptar
Forume të tjera
Rinia Shqiptare
(Moderatore:
Lisa
,
Vogelushja Korcare
)Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm ! (E lexuar 1922 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia:
Postime: 24143
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
më:
26-09-2007, 15:31:53 »
Duke qenë pjesëtar i një brezi, i cili në rininë e tij të pasurit e një pale pantallonash xhins apo kadife e kishte luks ta madh, ndjej kënaqësi kur shikoj se si gjimnazistët dhe studentët e sotëm kanë të gjitha mundësinë dhe hapësirën për ta shijuar ndryshe këtë fazë të jetës. Por pikërisht, mënyra e të shijuarit të jetës nga rinia sot, ka ngrënë shumë herë diskutim. Është kjo një mënyrë moderne, pra normale për kohën që jetojmë, është shumë ekstravagante (jo në kuptimin e shfaqjeve të huaja të periudhës së para viteve ‘90), është e tepruar, apo edhe më keq, e degjeneruar dhe e degraduar? Për pasojë mund edhe të pyesim nëse brezi i sotëm është një rini normale, është mjaftueshëm i shkolluar e i edukuar për të qenë i gatshëm të marrë në dorëzim Shqipërinë e së nesërmes dhe i aftë për ta dërguar më përpara e për ta bërë më të begatë se etërit e tyre vendin e tyre? Këto pyetje hanë shumë diskutime dhe shumëkush mund të ndajë opinione të ndryshme e kontradiktore. Personalisht do t‘i bashkohesha grupit të njerëzve që ndjehen të shqetësuar për brezin e ri, për cilësinë e shkollimit, për nivelin kulturor, për nivelin e edukatës dhe mirësjelljes dhe për pasojë edhe për të ardhmen e tij.
Ndërsa ecnim një ditë trotuarit të bulevardit të kryeqytetit, tri vajza, në moshë të gjimnazit, bisedonin shpenguar me zë të lartë. Njërës i ra telefoni dhe u përgjigj: "Hë me kurve, ku je? Nga mutin ku ke humbur një javë?". Pasi mbylli bisedën, shoqja e pyeti se kush ishte. "Ajo shoqja ime e Qemalit (mesa duket e shkollës së mesme "Qemal Stafa"), Lola". "Kush me? - ndërhyri tjetra - ajo shurra që pallohet me atë mallistin, që ndau atë shoqen time nga dashnori?". Biseda mes tyre vazhdoi në të njëjtën temë, kur një djalë i ra borisë së makinës. "Ata robt ku t‘i kesh shkërdhatë" - ia priti e treta, me sa fuqi që kishte. Shumë njerëz kthyen kokën të nxitur nga kjo shprehje, por kjo nuk ndikoi fare që vajzat të ndryshonin temën e bisedës.
I kërkojmë një mijë herë ndjesë lexuesit dhe gazetës për përdorimin e shprehjeve të mësipërme. Por e riprodhuam dialogun me korrektesë për të qenë më realë në ngritjen e një problemi vërtet serioz dhe shqetësues si dhe për të ndarë me ju një brengë që të mbetet pas, kur shikon tri vajza të bukura e të veshura hijshëm, të flisnin mes turmës së njerëzve me një gjuhë tejet ordinere. Në fakt, fillimisht rrezen e shqetësimit e pata shumë të ngushtë, kur mendova se çfarë përgjigje do të merrja, sikur njëra prej tyre të ishte nesër nusja e tim biri (i cili për fat është ende herët për kësi punës) dhe unë t‘i kërkoja, ta zëmë, të më bënte një kafe? Këtë episod e bëmë objekt diskutimi mes një grupi kolegësh, duke shprehur shqetësimin për degradimin e fjalorit në radhët e rinisë. "Je shumë i vonuar - më thanë. Vajzat kanë kohë që ua kanë marrë frenat djemve. Janë ato tashmë që përdorin si të zakonshme shprehje nga më ordineret, që të shajnë mbarë praptë, siç e themi ne meshkujt, me libër shtëpie. Në rrugë, në shkollë, në kafene, e madje edhe në familje, fjalori i tyre është një degjenerim total".
Konstatimi i vonuar na u kujtua sërish këto ditë kur Elsa Ballauri, ngrinte në një artikull një shqetësim vërtet serioz: fatin e rinisë "bllokiste". Asaj rinie që braktis shkollën dhe dergjet tërë ditën kafeneve, rinisë që diskuton për çdo gjë, veç për një libër, për një film apo një teatër jo. Të asaj rinie, ku individi që lexon është një humbameno, ai që shkon rregullisht në shkollë është një debil, ai që krahas shkollës bën edhe një punë është fakir. Duhet të jemi seriozisht të shqetësuar për fatin e individëve që do të përbëjnë shoqërinë produktive të së nesërmes, të cilët nuk dinë ku bien dyert e bibliotekave, por dinë adresat e të gjitha pabeve, klubeve të natës dhe moteleve. Koha është duke prodhuar vërtet një kategori të rinjsh shumë të aftë, që po formohen bindshëm edhe në universitete të famshëm në botë. Por ata janë fare pak të për ndikuar në përqindjen e lartë të injorancës që do të mbushë shoqërinë e së nesërmes, pa llogaritur që një përqindje e konsiderueshme e tyre nuk kthehen më në Shqipëri.
Produkte të një shoqërie ku edukimi ishte çështje e partisë dhe ku mirësjellja dhe të nxënit imponoheshin, prindërit e rinisë së sotme mjaftohen me shpenzimet për të mos u munguar gjë fëmijëve të tyre dhe përgjithësisht nuk kanë në axhendë edukimin e tyre. Shumë syresh që kanë mundur të krijojnë komoditete financiare mjaftohen të paguajnë shtrenjtë në shkollat private dhe nuk e dinë se sa efektivisht notat e tyre janë ekuivalente me njohuritë. Shumë syresh mjaftohen me regjistrimin në universitete private dhe presin fundin e katër viteve për të marrë diplomën e blerë me para. Shumë syresh krenohen që u bëjnë surpriza me BMË ditën e lindjes së fëmijëve të tyre gjimnazistë, të cilët megjithatë nuk kanë një libër në shtëpi. Rinia e sotme nuk ka simbole, nuk ka idhuj për të ndjekur dhe është e prirur të rrëshqasë lehtësisht drejt degjenerimit. Për më shumë se një muaj, idhulli i rinisë dhe adoleshentëve të Tiranës ishte videoja e një artisteje që ishte filmuar nudo ndërsa merrte drogë, të cilën të rinjtë e qarkullonin në telefonat e tyre celularë.
Me këtë brez nuk bëhet fjalë të flasësh për parime, si p.sh., vullnetarizmi, pasi ata po edukohen me frymën e trotuareve. Media nga ana e saj nuk ofron asgjë edukative. Ekranet televizive kanë në qendër edicionet e lajmeve dhe debatin politik, ndërsa pjesa tjetër e kohës mbushet me telenovela, të cilat kanë të gjitha të njëjtën fabul: një mjedis ku gëlon thashethemi, intriga dhe tradhtia seksuale, ku nëna ngatërrohet me djalin, vajza me babanë e ku si nëna, ashtu edhe vajza, kanë të njëjtin të dashur. Përtej fatalitetit me të cilët po ngrejmë këtë shqetësim, realiteti duhet të na bëjë të mendojmë seriozisht për ta ndryshuar atë. Dhe në radhë të parë sytë duhet t‘i drejtojmë nga shkolla.
Gjithkush që ka pasur përvojën e pjesëmarrjes apo të asistimit në një institucion arsimor në vendet e qytetëruara, ka parë që të paktën në orën e mësimit nxënësit, studentët dhe mësuesit e kanë të ndaluar rreptësisht të përdorin telefonin celular e aq më shumë të ndezin cigaren. Gjithkush që ka pasur këtë përvojë ka parë që askund nuk ka vajza në shkollë me mini e mikrofunde si në shkollat tona. Shkolla duhet të rrisë shkallën e disiplinimit dhe shkallën e bashkëpunimit me prindërit. Ajo nuk është një institucion argëtimi, ku vajzat shkojnë për të zënë të dashur e djemtë të dashura, por një vatër të nxënit dhe detyrimisht edhe edukimit. Duhet të ndjejmë frikë seriozisht për të ardhmen e shoqërisë sonë.
Nga Mentor Kikia Gazetar i Top-Channel
E identifikuar
www.lojravirtuale.c
om
www.sfonde.com
www.filmime.com
www.albgaleria.com
www.galeriashqiptar
e.net
www.celebritete.com
www.how-to-make-money-on-line.com
www.zeriyt.com
berni@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia:
Postime: 4918
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #1 më:
12-01-2009, 10:11:38 »
Ky artikull ka mbi nje vit qe eshte shkruar,
por qe vlen dhe per sot,,, ndoshta dhe per vitin tjeter
E identifikuar
Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Luaj Lojra Online
diplomati
Zërist
Karma: 0
offline
Postime: 4
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #2 më:
12-01-2009, 11:43:29 »
Rinia jone e sotme eshte e shkelqyeshme krahasu me ate cka po i ofron shoqeria shqiptare dhe shtetet shqiptare !
E identifikuar
h75
Anetar
Karma: 15
offline
Gjinia:
Postime: 492
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #3 më:
10-07-2009, 22:12:28 »
Moskuptimi i brezave eshte i vjeter sa njeriu.
Ky artikull eshte per te gjitha koherat por gjithmone eshte gabim. Bota ecen para. Ndoshta me ulje-ngritje, por gjithmone perpara.
Sa per rinine , mendoj qe eshte e mire ,dhe megjithese ka raste devijante ato nuk duhet pergjithesuar.
E identifikuar
DOLCE GIRL
..*BEBUSHE..*..
Anetar
Karma: 6
offline
Gjinia:
Postime: 309
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #4 më:
26-11-2009, 20:17:24 »
booooooooooo ,, rinia e sotme nuk eshte se eshte kaq OUT sa thoni ,, ne do te ecim perpara
E identifikuar
**.TE GUXOSH ... Ky eshte kushti i perparimit ...
sorelina
Anetar
Karma: 6
offline
Postime: 1480
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #5 më:
27-12-2009, 19:51:29 »
Cfare i ofrohet ikesaj rinie??????
Githmone themi eshte dembele, e pavullnetshme, e lokaleve e Pubeve etj etj. Harrojme shkaqet, perse eshte e tille????
E identifikuar
Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
GHOST RIDER
Zërist
Karma: 0
offline
Gjinia:
Postime: 3
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #6 më:
27-12-2009, 20:11:29 »
nuk di gje un qe brezi im po shkoka dem
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia:
Postime: 4918
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #7 më:
28-12-2009, 12:42:32 »
Cituar nga: GHOST RIDER në 27-12-2009, 20:11:29
nuk di gje un qe brezi im po shkoka dem
Jo te gjithe kuptohet, megjithate eshte e veshtire te japesh mendim apo te analizosh brezin tend.
Pas nje djetevjecari do i kesh portat e hapura per vleresuar brezat qe do te vijne.
E identifikuar
Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Luaj Lojra Online
MAJMUNI1
Anetar
Karma: 2
offline
Gjinia:
Postime: 66
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #8 më:
28-12-2009, 18:36:25 »
zotria qe e ka shtruar temen ka mar dy breza te rish si shembuj ate te para 90s dhe kete sot, ne se do flasim per ate te para 90s, nuk ja vlen te flasim fare, per te vetmen arsye se dashnija behej neper bunker, ose neper vagonat e trenit te punes, ndersa sot jan te lir dhe te vetdijshem per car bejn. nuk esht rinija sot asnjeher me e shthur se ajo e viteve 70 , perkundrazi esht shum e permbajtur, nese esht fjalaa per veshjet, sot ke qef ta shikosh femren , sot e shikon si krijes te zotit ndersa para 90 ishte si prona e mashkullit, sot me femren kur flet e kupton me mir se flet hapur .ndersa para 90 ishte e ndrythur dhe ishte e veshtir ta kuptoje, dhe ska se si te mendosh per kete rini qe po iken dem . perkundrazi duhet te jemi krenar qe kemi kete rini kaq te mbrekullushme
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia:
Postime: 4918
Rinia e sotme, Brezi që po shkon dëm !
«
Përgjigju #9 më:
29-12-2009, 13:52:09 »
Te pakten fjalor te piset nuk degjoje neper rruge besoj?
Sot vertete gezojme lirine e shprehjes por jo te perdoret per kete qellim.
E identifikuar
Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Luaj Lojra Online
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Postimet e fundit ne ZY
Doja te thoja..
Cdo te deshironit te kishit kete nate?
Pyetje-Përgjigje
PO ose JO?
Cfare do të shkruanit ne një xham te veshur nga avulli
Anketa
qka mendoni super sexi
po
6
(54%)
jo
5
(45%)
Numri total i votave: 11
Shiko temen
Sponsor