Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)“Pseudonimet” e drogave, zhargoni i ri i metropolit !


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: “Pseudonimet” e drogave, zhargoni i ri i metropolit !  (E lexuar 613 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-09-2007, 16:01:24 »

Të rinjtë e Tiranës mund të bëjnë një pazar të mirë droge edhe “poshtëë hundës” së policit më të zot të kryeqytetit. Dhe kjo jo në sajë të ndonjë teknologjie të përparuar, apo të ndonjë fshehtësie ekstreme. Çdo gjë është shumë e thjeshtë. Mjafton që në bisedën që bën të mos përmendësh emrat realë të lëndëve narkotike, por emrat me të cilat të rinjtë kryeqytetas i kanë pagëzuar ato. Të ndodhur gjithmonë nën trysninë e frikës së zënies më “presh në dorë” nga policia, të rinjtë kryeqytetas kanë krijuar një fjalor të koduar. Ashtu si edhe të tjera zhargone të krijuara në gjimnazet e metropolit shqiptar për të mos lejuar mësuesen, apo prindërit të kuptonin bisedat e tyre, ky i fundit i shndërron në “injorantë” edhe vetë policët. Nëse deri pak kohë më parë përcaktimi “mall” apo “miell” do të kryesonte, tashmë ai duket shumë i rëndomtë. Moria e përcaktimeve të futur kohët e fundit në fjalorin e përdoruesve të lëndëve narkotike janë sa të çuditshme, aq edhe të padeshifrueshme nga shumëkush. Si më të shumta në numër dhe më të lira në çmim, “pagëzimet” më të shpeshta u takojnë, përgjithësisht, drogave të lehta. Cananabis sativa, apo hashashi, ashtu edhe marijuana kryesojnë në këtë listë emrash me rreth 6 emërtime: bixh, rab, e zezë, kallo, kërp, bar apo presaqe. “Nuk përdor asnjëherë emrin e vërtetë, por vetëm këto lloj përcaktimesh”, tregon për “Albania”-n B. D., 19 vjeç, përdorues i narkotikëve. “Duke folur në këtë mënyrë, jam i qetë nga policia, apo nga të tjerët se askush nuk më kupton”, - vijon ai. Ndërsa emrat e mësipërm shërbejnë vetëm për ta identifikuar tipin e narkotikut, të tjera përcaktime tregojnë të dhëna më të detajuara për të. Pra nëse thuhet “spinel”, duhet kuptuar që bëhet fjalë për një cigare hashashi në madhësinë e një cigareje normale. Kurse lloji i asaj që përmban në brendësi thuhet me “5-fletësh”, për hashashin dhe “7-fletësh”, për marijuanën. Nuk duhet të habitemi që edhe “çokollata” për këta të rinj nuk është asgjë tjetër përveçse të tymosësh kanabis të patharë.
Fantazia e të rinjve për emërtimet e drogave arrin majat te lëndët narkotike haluçinogjene. Në varësi të cilësisë dhe çmimeve ata i identifikojnë ato me marka makinash, marka veshjesh apo me fjalë të tjera jo shqipe. “Smile” (smail) është ekstazi më cilësor dhe si rrjedhim më i shtrenjti në qarkullim. Ndërsa pas saj vijnë ekstazitë e pagëzuara “Dolce-Gabana”, “Smart” , “Mitcubishi” dhe “Ferrari”.
Për drogat e forta, ngaqë janë më të shtrenjta dhe më pak të përdorura, të rinjtë janë “kursyer” në emërtimet në zhargon të tyre. “Përdoren më pak, dhe kështu edhe emrat i kanë më të paktë”, - thekson i riu B. D. Në “zhargonin narkotik” ato radhiten me emrat “kokaqe” për kokainën dhe “e kuqe” për heroinën.

Pseudonimet për Cannabis-in dhe marijuanën
“Bixh”
“Rab”
“Kallo”
“E zezë”
“Presaqe”
“Bar”

Pseudonimet për ekstazi:
“Smile”
“Dolce gabana”
“Smart”
“Mitcubishi”
“Ferrari”

Armand BAJRAMI
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-09-2007, 09:41:56 »

Dhe kjo jo në sajë të ndonjë teknologjie të përparuar

Po,patjetër teknologji shumë shumë faree perparuar.
 E vënë ne pune ndonjëherë SNQ,qoftë edhe njëherë te vetme për "te miren" e tyre??
Perdorimi i drogave,te lehta apo te renda,lënë pasoja tepër serioze te abuzuesit. Me vjen keq por kjo kategori e shoqerise  është e mbaruar nëse nuk i thuhet "stop"


E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |