Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pse kaq shumë vetvrasje?  (E lexuar 9931 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
wiliams
« Përgjigjja #60 më: 08-05-2007, 00:23:14 »

Vetvrasja është një akt qe e bëjnë jo vetëm njerëzitë por edhe gjallesat tjera...
Individet njerezor qe bëjnë vetvrasje ne 99.9 % te rasteve janë gjysëm apo krejte analfabete(jo te marrë)

Vetvrasjet qe kanë marrë hov pas ardhjes se "demokracise" janë produkt i vetmashtrimit dhe mashtrimit demokratik për një jetë "ideale" pas monizmit dhe lirisë se levizjes,vjedhjes,vrasjes,plaçkitjes,kontrabandimit,perdhunimit,mosnjohjes se obligimeve ndaj shtetit  etj...etj...Vetevri ten vetëm te sinqertit dhe te mashtruarit nga kjo klime... e s`vetvriten fare kriminelet,mahtruesit dhe kontrabandistet...
Sot vetevriten kryesisht te rinjtë te cilët klasa me e vjetër e tyre  u ka premtuar  dhe premtuar parajsen pas rrezimit te Bustit te Enverit...
Busti u rrezua por Enveri mbeti.Asgje nuk fitoi Shqipëria  si dhurate nga bota për rrezimin e Gurores se Enverit perpos mundesise  qe te bëhet skllave dhe lavire për Evropianet pleq dhe te sëmurë...
Të rinjtë dhe të rejat shqiptare qe po vetevriten,këtë po e bëjnë tanime te bindur se e tera e folura dhe e shkruara e "demokracise" qenka  kriminale dhe mashtruese
vetvrasja është një fenomen qe do pare ne një kendveshtrim me realist dhe me thelle o albnbody..jo kaq ceket hmmmmm
E identifikuar
OXSA
,,_--"GAZI"--_,,
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #61 më: 08-05-2007, 07:08:02 »

Papunesia ndodh te moshat e mëdha jo te adoleshntet,të gjitha vetvrasjet qe bëjn adoleshntet bëhen për hirëëë te dashuris.
Mir e ke po nuk po bajn vetvrasje nën moshen 18 vjeqare,femit nuk bëjn vetvrasje..!!!!! Apo kupton mosha 18 vjet e pembi nuk edhete mosh femirore,..!!!
E identifikuar

<<<Nuk je vetëm, me ke mua.!!>>>
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 08-05-2007, 14:49:23 »

Mir e ke po nuk po bajn vetvrasje nën moshen 18 vjeqare,femit nuk bëjn vetvrasje..!!!!! Apo kupton mosha 18 vjet e pembi nuk edhete mosh femirore,..!!!
Po...
Për hirë te dashurisë po e bëjnë por  kjo do të thot se për hirë te mosekzistimit te dashurisë po vetvriten...
Dashuria nuk ekziston me askund ne botë ashtu siç e kemi mësuar dhe lexuar ne nëpër romane shqiptare apo botërore.Ka ndryshuar çdo gjë teresisht!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #63 më: 08-05-2007, 21:26:15 »

ngajehere s'po mbetka alterntative tjetër....ja po s'besuat shikojeni serialin "The Sopranos'    buzeqeshje
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
wiliams
« Përgjigjja #64 më: 09-05-2007, 03:40:39 »

vetvrasja është një fenomen qe lidhet me 2 shkaqe:te brendshme(ka lidhje me karakterin,personalitetin dhe ndonjë semundje psikike te vet personit) dhe te jashtme(ambjentin shoqeror,nivelin kulturor e ekonomik..etj te personit)..pastaj varet nga ekuilibrat e këtyre shkaqeve se si anon puna.. hmmmmm
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #65 më: 05-06-2007, 16:13:23 »

Ngel në 3 lëndë, hidhet nga kati i tretë

Pragtragjedie në oborrin e shkollës, shpëton 16-vjeçarja


DURRES – Humbja e vitit të dytë, pasi kishte mbetur në tre lëndë, e ka shtyrë një 16-vjeçare të tentojë vetëvrasjen. Adoleshentja nga Gramshi, e cila ndiqte gjimnazin “Leonik Tomeo” në qytetin e Durrësit, është hedhur mesditën e djeshme nga kati i tretë i godinës së shkollës. Shoqet e klasës së A.Rudhës kanë dëshmuar se ajo ka marrë dje përgjigjen nga mësuesja e lëndës së tretë, e cila ishte vendimtare për vazhdimin ose jo të shkollës. Kur ka mësuar përgjigjen negative, vajza ka nisur të qajë me ngashërim. Në këtë gjendje ajo ka qëndruar deri rreth orës 12:15, kohë e pushimit mes lëndësh. Sapo ka rënë zilja ajo është ngjitur në dritaren e katit të tretë dhe është lëshuar përtokë. Të alarmuar nxënësit e mësuesit që kanë parë skenën kanë nxituar t’i shkojnë në ndihmë. Megjithë qëllimin për t’u vetëflijuar, fati ka dashur që toka ku u rrëzua nxënësja të jetë me dhe, duke shmangur vdekjen e menjëhershme të saj. Me urgjencë është transportuar në spitalin e Durrësit, ku për disa orë ka qenë në gjendje kome, derisa pasdite ka dalë prej saj. Në gjimnazin ku ndodhi ngjarja kanë zbarkuar forca të policisë, të cilat kanë marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e klasës së vajzës nga Gramshi. Ajo qëndronte te disa të afërm të saj në qytetin bregdetar dhe fakti se do të zhgënjente familjarët me humbjen e vitit ka ndikuar në depresionin e çastit për të. Sipas mjekëve, ndonëse në gjendje traumatike, vajza është jashtë rrezikut për jetën.
E ëma e vajzës pohon se ajo nuk ka pasur kurrë më përpara probleme. Ajo në shkollë ishte nxënëse mesatare dhe ishte një tip shumë i ndjeshëm.

G.Panorama
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 19-07-2007, 21:05:28 »

Anita Mjeshtri, 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri vetëm pak orë para mesnatës së djeshme. Ajo ka qëlluar veten me çifte, duke mbetur e vdekur në vend në shtëpinë e saj në Laknas, zonë periferike e kryeqytetit. Burimet zyrtare policore thanë se viktima e vetëvrasjes është nga Burreli dhe prej tre viteve frekuentonte fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 22:45. Një orë para mesnatës policia është lajmëruar për ngjarjen duke dërguar në banesën e viktimës grupin e gatshëm si dhe inspektorin e zonës. Grupi i hetimit fillimisht ka verifikuar dhomën e vajzës ku ajo kishte vrarë veten. Eshtë sekuestruar arma me të cilën 21-vjeçarja ka vrarë veten ndërsa lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje babai i vajzës, i cili ka provuar para grupit hetimor se armën e mbante me lejen përkatëse. Më pas efektivat e policisë kanë filluar të marrin në pyetje familjarë të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Uniformat blu kanë pyetur të afërmit e viktimës nëse ditën e djeshme por edhe më parë, kanë pasur konflikte apo mosmarrëveshje me vajzën. Nga deklarimet e  familjarëve, policia mësoi disa prej të dhënave për mekanizmin si ka ndodhur ngjarja. Grupi i hetimit duke u bazuar në deklarimet e familjarëve të vajzës ka ngritur edhe versionet e para të hetimit.
Shkaqet e vetëvrasjes
Një prej të afërmve të vajzës ka dëshmuar se studentja e Juridikut për shkaqe ende të panjohura kishte të paktën tre muaj që konsumonte ilaçe antidepresivë. Nuk dihet cili ka qenë shkaku i kësaj gjendje apo i përdorimit të medikamenteve të tilla nga studentja. Policia dhe grupi i hetimit u interesua lidhur me provimet në shkollën që frekuentonte vajza 21-vjeçare, por është mësuar se Anita Mjeshtri kishte vetëm pak ditë që kishte dhënë provimet pa ndonjë problem shqetësues lidhur me rezultatet dhe me notat. Më pas hetuesit janë interesuar lidhur me problemet e jetës private të vajzës dhe kanë mësuar se ajo ka pasur një lidhje intime, e cila nuk dihet si ka shkuar. Këtu mësohet se ka mbetur hetimi i policisë pasi edhe rrëfimet e familjarëve lidhur me këtë argument është vendosur të merren në një kohë tjetër. Gjatë rrëfimit të dëshmitarëve të ngjarjes dhe të afërmve të viktimës për grupin e hetimit në vendin e ngjarjes, burimet zyrtare policore thanë se është mësuar se vajza ishte gjetur pa jetë në dhomën e saj nga njëri prej prindërve. Tentativa për transportimin e studentes në spital ka qenë e kotë, pasi ajo kishte humbur jetën menjëherë. Forcat e policisë kontrolluan jo vetëm në dhomë por në gjithë banesën për ndonjë letër apo mesazh të lënë nga vajza, por deri mbrëmë në mesnatë nuk ishte gjetur ndonjë provë e kësaj natyre.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
774758

Shiko profilin
« Përgjigjja #67 më: 27-02-2008, 22:17:17 »

hmmmmm:Vetvrasja është një qe një çështje qe ndodh jo vetëm ne vendet e tjera por edhe ne trojet shqiptare ky fenomen është zhvilluar dukshum ne vitet e fundit,
--Doshta është shkak lerja anash e rregullave fetare unë mendoj se po, sepse statistikat tregojn se ne vendet islame ka me se paku vetvrasje
--Pasi qe Kur'ani sqaron çdo qe edhe vetvrasjen duhet ta sqaron
--Psikologet thon se duhet vepruar ne 2 mënyra
***kshilluse dhe kercnuse***
-As Kur'ani nuk e ka anashkaloj këtë

*mënyra kshilluse ,''Dhe mos e mbytni veten tuaj vërtetë Zoti është i meshirshem ndaj jush

*mënyra kercnuse *ai i cili e ndermer një hap te ti keni për ta futur ne zjarr te xhehnemit qe një gjë e till është leht për Allahun (met ringjall dhe me tu fut ne zjarr te xhehnemit-ferrit)

Dhe një hadith i Muhammedit a.s. thot se ai i cili bën vetvrasje me anë te armes se ftohet,dote vijë ne ditën e gjykimit duke e shkrepur plumbat e saj ne koken e tij
-ai i cili kercen nga një lartesi vetëm për te bërë vetvrasje,do të kercen kodrat me zjarr te xhehnemit(ferrit) përgjithmonë

Ai i cili e ze veten ngusht dhe nuk din çka te veproj let ti lutet Zotit: ''O Zoti im nëse nuk ka me jet për mu ma merr shpirtin,e nëse ka ende jet për mu ME BEN TI TE JETOJ''
www.d-luzha.piczo.com
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #68 më: 28-02-2008, 12:12:42 »

Ndodhin sepse :

1-Tek ne gjen arme kur të duash e për tia futur vetes
2-Depresioni i madh nga papunesia
3-tradhëtia ne familje(gruaja apo burri se duron dot këtë gjë dhe ia fut një plum)
4-Presioni shoqeror.bobobo çdo thoje bota po mori vesh qe jam shtatezane,qe kam ngelur ne provime etje etje

5-Ekonomia.......se po pate parane sdo e vrasesh mendjen kaq thelle çdo hane fëmijët e tuaj nesër...

Mgjs është një plage e madhe shoqërore dhe një fenomen tepër i perhapur tek ne.....
E identifikuar
nardlushnja
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #69 më: 09-04-2008, 19:08:27 »

Mendoj se problemet e mëdha qe ka sot shoqëria ,e gershetuar edhe me karakterin e dobët,sjellin vetvrasjet e shumta.
Fatkeqsisht qe këto janë shtuar se shumti
E identifikuar

Ti Shqipëri me jep nder
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #70 më: 10-04-2008, 17:05:26 »

Ky vit qe ka nisur me duket me ndryshe nga kjo anë, skam dëgjuar e lexuar me për vetvrasje qe bëhen ne Shqipëri, vjet ka qen vërtetë shumë keq, çdo ditë degjoje për te tilla ngjarje.
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #71 më: 12-04-2008, 14:57:32 »

Ky fenomen ndoshta mund te zbutet por vështirë është të thuash se do të zhduket njëherë e pergjithmone.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #72 më: 21-04-2008, 11:17:12 »

Arsyet natyrisht janë të ndryshme si me sipër, por për mua nuk janë mirë nga "komiteti qendror", se jeta është një, me ulje ngritje por një ngelet e shkreta, dhe sido qe te jetë ia vlen ta jetosh.
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
hapesiraime.com
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #73 më: 04-05-2008, 21:22:50 »

unë mendoj se ne Shqipëri ka shumë paragjykime, thashetheme dhe femrat ndiehen shumë te ndryedha. Mendoj se edhe me mamane ose babane nuk mund te flasin shumë sepse pamvaresisht se Shqipëria po ndryshon ne mendime, zakonet e vjetra akoma kan ngele. Shumë vajza nuk dijnë se si te reagojne ne shqifje, thashetheme etj etj, dhe pastaj mendojnë se vetvrasja është një zgjidhje për to. Mënyra me e mirë është komunikime, si qoftë me prinderin, njerëz te aferm ose edhe me një mjek.
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #74 më: 11-07-2008, 14:50:19 »

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 24-vjeçar ka vrarë, në Prishtinë, të dashurën e tij dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, në rrugën "Nëna Terezë" afër Toskanës. Sipas hetimeve të para të policisë dyshohet se, Matjan Hashani, i lindur në vitin 1984, me vendbanim në Obiliq, ka qëlluar fillimisht me armë zjarri të dashurën V.J., e lindur në vitin 1985 dhe me vendbanim në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë, e më pas ia e ka qëlluar edhe veten. Zëdhënësi Veton Elshani ka bërë të ditur se policia ka arritur në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas incidentit ku dhe ka vërejtur dy persona të shtrirë në tokë, si dhe armën me të cilën është kryer vepra. Sipas Elshanit, për momentin nuk mund të flitet për motivet, ndërkaq ka bërë të ditur se njësiti i hetuesisë në kuadër të rajonit të Prishtinës është duke e hetuar këtë rast.
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |