Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Princi Leka II, kerkoj një vajzë shqiptare


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Princi Leka II, kerkoj një vajzë shqiptare  (E lexuar 1323 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 18-02-2008, 15:29:49 »

Princi Leka dhe jeta e tij mes Oborrit mbretëror dhe administratës publike. Gjaku blu që rrjedh në venat e tij, nuk e kanë transformuar aspak karakterin e djaloshit të ri 26 vjeçar, i cili shquhet për klas, elegancë dhe thjeshtësi. Në ndryshim nga gjyshi dhe i ati, që e lidhën jetën me princesha europiane, për Princin e ri e përzgjedhura mjafton të jetë vetëm shqiptare. Edhe pse jo me gjak blu, pasi të gjitha vajzat shqiptare janë princesha.   



Ishte 20 vjeç kur erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe puthi tokën e adheut.

Kjo ishte ëndrra e Princit Leka, e ushqyer prej vitesh në emigrim nga familja me gjakun blu. Gjithçka që gjeti përputhej me përfytyrimin që ai kishte krijuar për Shqipërinë nga leximet, rrëfimet, lajmet që qarkullonin e që shpesh herë përzienin gjumin e princit.

Ka bërë një betim si Princi Trashëgimtar i shqiptarëve dhe që nga ajo ditë çdo gjë e ka vënë në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një angazhim që kërkon të gjithë seriozitetin e mundshëm dhe që princi po e përmbush çdo ditë. Pavarësisht se është trashëgimtar i Monarkisë, ai prej pak kohësh është vënë në shërbim të administratës publike, pasi kjo detyrë për të do të thotë angazhim në një moment historik të kombit. Dhe si princ i gjithë shqiptarëve, si moment të rëndësishëm historik ai vlerëson sidomos shpalljen e pavarësisë së Kosovës. E konsideron si një finale të madhe të një lufte shumëvjeçare e cila po jep rezultatet dhe po finalizohet, mbas kaq sakrificash dhe vuajtjesh të popullit të Kosovës.

I zgjuar, me një sjellje delikate dhe të rafinuar, Princi Leka gjithmonë ka zgjuar vëmendje: me shfaqjet e tij të kujdesshme në publik, me jetën e shtruar dhe të pa bujë, me edukatën dhe maturinë që tregon kudo e me këdo. Për vetë moshën e re të tij, ngaqë është një Princ, mashkull simpatik dhe mbi të gjitha beqar, është mjaft i lakmuar sidomos për vajzat e reja dhe tërheq vazhdimisht vëmendjen e tyre. Tashmë Princi nuk është një ëndërr e largët për vajzat e thjeshta shqiptare. Deklaratat e tij se do të martohej vetëm me një vajzë shqiptare, mjafton që ajo të jetë e sinqertë, të ketë personalitet dhe inteligjencën e duhur, me siguri do të gjallërojë shpresat e vajzave shqiptare. Ku i dihet, nesër mund të jetë secila prej tyre.     

Çfarë do të thotë për ju të jeni Princi i Shqiptarëve?

Unë kam një titull dhe ai është Princi i Shqiptarëve, kur bëra betimin si Princ Trashëgimtar, u betova se do t’i shërbej kombit tim dhe nuk do të kursej asgjë për të. Titulli më ka dhënë mundësinë që të kontribuoj në jetën politike, sociale dhe unë kam ndërmend ta shfrytëzoj këtë, në të mirë të vendit tim.

 
Princ Leka, si po e përjetoni eksperiencën në administratën publike?

Nëse më lejoni, nuk mund ta përkufizoj vetëm si eksperiencë, por për mua siç edhe e kam thënë më parë është një angazhim në këto momente historike të kombit. Një angazhim i cili kërkon të gjithë seriozitetin e mundshëm dhe të gjithë potencialin shqiptar. Si eksperiencë e deritanishme do ta përkufizoja shumë të këndshme, jam duke punuar me njerëz të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar në punën e tyre.

Çfarë ju shtyu për një angazhim të tillë dhe si do ta përkufizonit këtë eksperiencë?

Një mundësi më shumë për të kontribuar në përmirësimin e jetës së bashkëkombësve të mi, dëshira për t’u njohur më shumë me administratën publike dhe për të qenë brenda problemeve të cilat kërkojnë një zgjidhje.

Për shkak të gjakut mbretëror dhe udhëtimeve të shumta, sa i keni shfrytëzuar lidhjet me Botën, në shërbim të punës në Ministrinë e Jashtme?

Sa herë që ka qenë dhe do të paraqitet nevoja, kemi vënë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe lidhjet tona në të mirë të interesit kombëtar. Kjo besoj që ka qenë edhe njëri nga kontributet e Familjes Mbretërore Shqiptare për Shqipërine dhe për shqiptarët.   
 
Duke qenë në pozicionin e këshilltarit, ju vetë a ndjeni nevojën e këshillave nga Naltmadhnia e Tij, Leka I?

Absolutisht po, çdo veprim i imi merr pëlqimin e NMT Leka I, siç edhe e kam shprehur jo vetëm që është babai im, por është Mbreti dhe miku im më i mirë, eksperienca e tij është e mrekullueshme dhe unë mundohem që të përfitoj maksimalisht.

Si mund ta përkufizoni lidhjen që keni me  Shqipërinë?

 Si çdo shqiptar, ndjehem krenar për përkatësine time kombëtare, dhe i obliguar të luftojë për të.
 
Familja Mbretërore ka kaluar mjaft vite në emigrim. Cilat janë kujtimet më dominante që ruani nga ajo kohë?

Janë të shumta, por nga më të veçantët ka qenë takimi me shqiptarët e parë, të cilët kërkonin lirinë, ishin vitet e 90-ta dhe ishin vitet e ndryshimeve të mëdha. Nëse më lejoni do t’ju tregojë një histori personale timen me kumbaren tim, Mbretin Baudoin të Belgjikës.

“Në moshën 10-vjeçare, Familja Mbretërore Shqiptare u ftua nga Ajo Belge, për mua ishte takimi i parë me kumbaren tim, Mbretin Baudoin.

Përpara se të shkonim, isha në një presion të madh, Mbretëresha Suzan, më kërkoi që të isha sa më i kujdesshëm me sjelljet e mia gjatë vizitës në Pallatin Mbretëror Belg. Gjatë drekës unë po qëndroja si i ngrirë dhe po zbatoja të gjitha ato që më kishte mësuar Nëna Ime, kur papritur Mbreti Baudoin, merr një copë buke dhe më gjuan me të. Në fillim u shtanga, por kur pashë se, që të gjithë po qeshnin atëherë u çlirova. Atë ditë Mbreti Baudoin lejoi që qentë të hynin në Pallatin Mbretëror dhe unë të luaja me ta”.

Cili është kujtimi më i bukur që ruani nga fëmijëria juaj? Si ka qenë kjo fëmijëri?

Kisha thënë e ngarkuar me sfida jo të natyrshme për një moshatar, shumë e ndryshme nga një fëmijë i zakonshëm. Shkollimi ka qenë i ndryshëm nga fëmijët e tjerë, po i referohem kolegjeve më të mira, të cilat kërkonin përkushtim të jashtëzakonshëm dhe për të mos mjaftuar kjo kisha edhe detyrat si Princ. Kjo më detyronte që të organizoja kohën maksimalisht, mund të them që koha e lirë ishtë një luks nga i cili isha i privuar.
 
Jeni rritur me praninë e dy grave shumë të çmuara, gjyshes, Mbretëreshës Geraldina dhe nënës suaj, Mbretëreshës Suzana. Cilat janë mësimet më të mira që keni marrë prej tyre?

Ajo që sot ndihem me gojën plot shqiptar, krenar dhe i përkushtuar kombtarisht. Mund të them që kemi patur gjithmonë fat me gratë në Familjen Mbretërore. Këtu dua të kujtoj edhe Nënën Mbretëreshe Sadije, e cila diti të ishte një shtyllë e fuqishme e Familjes Zogolli.

Cili është përjetimi që merrni, tani që Kosova po fiton pavarësinë e saj, meqë keni qenë një nga mbrojtësit e pavarësisë?

Është një ëndërr e cila po kthehet në realitet, një luftë shumëvjeçare e cila po jep rezultatet dhe po finalizohet, mbas kaq sakrificash dhe vuajtjesh. Nuk mund të them që kam qenë vetëm një nga mbrojtësit, por mund të them që kam kryer obligimin tim si shqiptar, dhe këtë kontribut do vazhdojë ta jap...
 
Cilin nga politikanët shqiptarë vlerësoni më tepër?

Vlerësojmë të gjithë ata politikanë që punojnë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sa vjeç keni ardhur në Shqipëri dhe sa përmbushej ajo me përfytyrimin që kishit krijuar për të?   

Kam ardhur në Shqipëri në moshën 20 vjeçare. Përfytyrimi për Shqipërinë u përputh thuajse plotësisht me realitetin, me atë çka pashë: Atdheun Tonë të shtrenjtë. 

Tani që ju jetoni vetëm me babanë, Naltmadhninë e Tij, Leka I, a e ndieni nevojën e një femre në shtëpi, për të zbutur klimën mashkullore? A ka ndonjë projekt martese?

Ndiejmë mungesën që na ka shkaktuar humbja e pazëvendësueshme e Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe e Mbretëreshës Suzanë.

Shpresoj të trashëgoj fatin e gjyshit dhe babait tim…

 
Jeni shprehur se do të zgjidhni një vajzë shqiptare. Cilat cilësi do pëlqenit që ajo të kishte?

Po! Do të zgjedh një vajzë shqiptare, që të kenë si cilësi sinqeritetin, personalitetin dhe inteligjencën.

Mjaft femra janë vënë “në garë” për ju. Ju çfarë mendimi keni për vajzat shqiptare?

Qesh…  Unë i vlerësoj shumë vajzat shqiptare. 

Po kërkoni një vajzë me cilësi aristokrate, e cila t’i shkojë për shtat rregullave të Oborrit Mbretëror, apo kjo gjë nuk përbën problem për ju?

Të gjitha vajzat shqiptare për mua janë “Princesha”. Në Familjen time nuk kemi paragjykime.

Cila është shoqëria që keni dhe ç’vend zë ajo te Princi?

Shoqëria dhe miqtë e mi janë nga të gjitha shtresat, kategoritë dhe profesionet.   
 
Ju shohim shpesh në festat, ndërsa në lokalet e natës, që pas nisjes së punës, disi më rrallë. A është jeta juaj aq aktive sa do të donit të ishte?

Përkundrazi! Qëkurse kam filluar punë në ministrinë e Jashtme, daljet e mia janë më të shpeshta, duke iu përgjigjur ftesave të miqve dhe të të njohurve të mi. 

Si do ta përcaktonit veten, mashkull tradicional apo modern?

E përcaktoj veten si mashkull modern, por kam nostalgji për traditën shqiptare.
 
Trashëgoni një bibliotekë të pasur me libra…Cilët prej tyre preferoni të lexoni?

Ne kemi një bibliotekë me 14 mijë libra. Por i jam rikthyer pasionit për librat filozofikë.

Çfarë ju tërheq më shumë në jetë, është fjala për hobitë tuaja…..

Më pëlqen të bëj një jetë aktive. Kam hobi sportet dhe artet…
 
Rregullat e Oborrit Mbretëror a janë të rrepta për t’u zbatuar dhe a ka pasur, ose ka momente, që këto rregulla ju kufizojnë në jetën private?

Eshtë e vërtetë që Familja Mbretërore ka një protokoll. Por kam mësuar që në momente ta caktuara ta anashkaloj këtë protokoll.
 
Ka patur herë pas here lajme për lidhje të mundshme me femra VIP. Media ka keqkuptuar shoqërinë tuaj, apo kanë qenë lajme spekulative për të bërë “boom”?   

Ka më shumë keqkuptime, thashetheme dhe lajme spekulative. Më shumë në Kosovë sesa këtu në Shqipëri.

Revista Shqip
E identifikuar

Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 18-02-2008, 21:01:26 »

Suksese po ishalla nuk e shoh anej nga lagja ime se do i thyej kembet po mi pa fqinjet e mia!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 18-02-2008, 21:45:03 »

I shkreti.

Le ta provojn at faqen AlbanianPersonals. Edhe myspace, nuk është keq.  zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 19-02-2008, 12:59:45 »

AD ishte e interesume për këtë zgerdhihet Kshu lexova andej nga Galeria hahaha
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 19-02-2008, 19:55:50 »

Po ky akoma nuk e paska gjetur??
Para disa muajsh a ndoshta një viti,nuk më kujtohet,  kam dëgjuar tek emisione i Top-Channel "Good Morning Albania"  Aldon qe ngacmonte Palomen zgerdhihet   Paloma po kërkon princi nuse  zgerdhihet

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
DOLCE GIRL
..*..AMBICIOZEE..*..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 20-02-2008, 10:35:39 »

TA gjej me anë të internetit...por pa e treguar këtë fytyre qe ka .........se pastaj ngeli ne dere...
E identifikuar

..*UNE..*do jem gjithmonë aty ku je..*TI*..te dy sebashku ne ..*PERJETESI*..
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 20-02-2008, 10:42:27 »

Kot ja qajm hallin atij zgerdhihet Pse pak goca ka ne Tiranë ai,plus qe punon dhe ne Ministri te Jashtme.
E identifikuar

labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 20-02-2008, 16:23:40 »

princi i Shqipërisë??????
ik ore bëj cicin andeja.u bene prince këta.tradhetaret janë tradhetara jo princa
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
LuLiKraS
LuLiKraS
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 21-02-2008, 20:31:36 »

erlehta Mus hup kohe fare gjej mënyrën për te ra ne kontakt me djalin hahahah e ndoshta mas pak kohe po të bënë princesh dhe ty :p
E identifikuar

www.shqip.be
Komuniteti Shqiptar në Belgjikë
PHP - Java programming - LK
---------------------
Mos keqkupto as një fjalë timen.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 21-02-2008, 20:50:32 »

Unë e kam gjetur Princin tim  zgerdhihet
E kam me te mirin e botës  buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 22-02-2008, 17:23:29 »

Ehehe uen e kam princ tamam,prej Elbasani me sy bojqielli buzeqeshje ka gjak blu ai druqi qesh me te madhe
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
DOLCE GIRL
..*..AMBICIOZEE..*..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 23-02-2008, 17:06:50 »

UUUUUUU...sa qejf...i paskeni gjet princat ju....edhe un e kam gjet....bo sa i bukur është...hahhahah
E identifikuar

..*UNE..*do jem gjithmonë aty ku je..*TI*..te dy sebashku ne ..*PERJETESI*..
LuLiKraS
LuLiKraS
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 25-02-2008, 01:54:09 »


Unë e kam gjetur Princin tim  zgerdhihet
E kam me te mirin e botës  buzeqeshje
UUUUUUU...sa qejf...i paskeni gjet princat ju....edhe un e kam gjet....bo sa i bukur është...hahhahah

Po thash te ju boj Princesha unë karrocier tu i kra kalit :p
Kisha ardhë jav kisha shtu tepin e kuq...
Unë marova s'po kam fat me qellu ne Pricesh :p
Po ta kisha gjet buken se kisha hanger that Buk e Pricesh ani tash qysh  u boh Kosova pavarsi Pubk e Pavarsi + me pricesh :p
E identifikuar

www.shqip.be
Komuniteti Shqiptar në Belgjikë
PHP - Java programming - LK
---------------------
Mos keqkupto as një fjalë timen.
salipestili


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 25-02-2008, 12:26:36 »

princi i Shqipërisë??????
ik ore bëj cicin andeja.u bene prince këta.tradhetaret janë tradhetara jo princa

Ahmet Zogu vërtetë ishte një "zog" qe s'mbahej ne grusht.
Ai për hirë te interesave te veta, për egoizmin e tij prej aziatiku tradhtonte, vriste, priste. Me dinakerin e lindur dhe vetit e kasapit, kundershtaret e tij jo vetëm se i mposhti tmerresisht, por i hodhi ne dyert e botës për ti poshteruar e vrarë një nga një ata te paluhatshmit dhe për ti korruptuar, blere e lidhe ata te luhatshmit.
Hasan Prishtina herët parandjeu rrezikun nga Zogu, andaj u propozon Gurakuqit, Nolit e Bajram Currit "Ta vritet Zogu, te vritet sa s'na ka vrarë".

Turp e tmerr për këtë popullin tonë pa fije dinjiteti qe u bën nderime këtyre qeneve..
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 25-02-2008, 13:25:29 »

Po more ti Salipestili, por për fat te keq apo te mirë është e vetmja familje mbreterore shqiptare, e nuk ka tjetër,kështu sa keq e keq qe ka bërë Ahmet Zogu,familja e tij nuk duhet te fajesohet.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |