|
Berni
|
 |
« më: 07-04-2008, 07:34:40 » |
|
Shqipëria ne NATO, një e ardhme e evropiane për te rinjtë shqiptare
3 prilli hyri ne historinë e Shqipërisë si një ditë e madhe e një endrre te kahershme te te gjithë shqiptareve. Ishte një mirëseardhje e gjallë dhe e ngrohte qe aleatët dhe miqte i thanë Shqipërisë, ne këtë prill te kësaj pranvere te paharrueshme te vitit 2008.
Fati i historisë trokiti ne dyert e shqiptareve, ne 17 shkurt me pavarësinë e Kosoves dhe ne 3 prill me ftesen e anetaresimit ne NATO te Shqipërisë.
Dhe pak jave me pas, ftesa e NATO-s realizoi amanetin e rilindesve tanë, elites se viteve 30 - 40, dhe i qindra mijëra intelektualeve te persekutuar nga diktatura komuniste.
Realizoi endrren tonë, thirrjet e shqiptareve, te etur për liri, "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa".
Ne ishim te gjithë atje për lirine dhe demokracine, por thirrja e te rinjve, përpjekjet e pareshtura të tyre, e sollen me pranë ditën e madhe te 3 prillit.
Shqipëria ka hyrë ne NATO dhe kjo nuk është me një fjali abstrakte, apo retorike politike e një force ne pushtet, por ky është një realitet evropian qe shqiptarët patën fatin ta prekin dhe ta ndjejne ne këtë pranvere.
Ftesa e NATO-s hapi kapitullin e një te tashmeje me te sigurt, e një te ardhmeje evropiane.
Dhe kjo ditë, me tepër se te gjithë ne, i përket sot te rinjve, sepse ata gezojne pa paragjykime, endrren dhe fitoren e te pareve tanë qe me pende, lufte dhe vuajtje, priten këtë ditë te madhe te lirisë dhe progresit
Ata e ndjejne sot me pranë se kurrë Shqipërinë ne BE. 3 prilli është dita qe vulos sigurine, stabilitetin, realizimin e shpejte te reformave, arsimimin e te rinjve me standarde evropiane, dhe te një ardhmeje te tekonologjise dixhitale.
3 prilli sjell për te rinjtë shqiptare barazine, shanset dhe uljen e ndasive mes tyre dhe te rinjve te Evropes. Shinat e zhvillimit dhe sfidave ne NATO janë sot te hapura për ta..
Të rinjtë tanë duhet te jenë sot, me garues se kurrë me njohurite , pjesemarrjen, vendimmarrjen, idetë dhe aftësitë e tyre ne radhet e bashkemoshatareve italiane, franceze, kroate, rumune, ukrainas e shumë e shumë shteteve te tjera.
Por sot është dhe dita qe te rinjtë te kuptojnë dhe te ndergjegjesohen se porta e pare e madhe drejt Europes, nuk na u hap për meshire, sepse lirine dhe demokracine e shumepritur nuk na e dhuruan....
Atë e fituam me sakrifice dhe vetemohim te te pareve tanë, me burgim, vuajtje e përpjekje për te drejta njerëzore, qe për shumë vite na u ndaluan, me reforma dhe pune, ne te gjithë këtë tranzicion te gjatë te post -diktatures.
Dhe ftesa e fituar ne 3 prill nuk mund te merret lehtë, nuk mund te cohet dem.
Ajo është pasaporta jonë drejt progresit, energjise dhe përpjekjeve për një Shqipëri te begate, te sigurt dhe me te ardhme.
Le ti besojme rinise, busullen e këtij rrugetimi te bukur dhe plot sfida.
Migena Reci
|