Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Nëse do t'i beje gjërat ndryshe, si i ri/e re qe je...?!


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Nëse do t'i beje gjërat ndryshe, si i ri/e re qe je...?!  (E lexuar 1296 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 21-02-2007, 22:42:01 »

Ti je një i Ri apo një e Re Shqiptare, ashtu sikurse jam unë. Atëherë pyetja ime është kjo: nëse do i beje gjërat ndryshe ne jetën tënde si i ri/e re qe je, dhe, për Rinine Shqiptare ne përgjithësi (po flas për Rinine Shqiptare ne Shqipëri), c'fare do të ndryshoje dhe PSE?! Pra c'fare do të ndryshoje përsa u përket rregullave, shkolles dhe universitetit, ligjeve, te dalave, shoqerise qe ka Rinia, jetesen e te rinjve te sotëm, mënyrën e jetesës se tyre, sjelljen dhe komunikimin me prindërit, punën/punët qe bëjnë, etj. etj.?!

Ne këtë teme le të flasim për ato gjëra qe do të benim ndryshe apo qe do dëshironim te ndryshonim si te Rinj Shqiptare qe jemi, nëse do të ishte ne doren tonë. Faleminderit te gjithëve për Pergjigjet Tuaja.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
« Përgjigjja #1 më: 22-02-2007, 17:24:18 »

E dashur Eleganceashtu siç pëlqen ti te theksosh emrin.

Së pari te pergezoj për temën qe ke hapur,dhe frymën e edukimit apo te optimizmit tënd.Ke bërë një pyetje me vend,do të dish ne si te rinj si e shohim veten ne një te ardhë dhe m.q.s. ne jemi e ardhmja e një vendi çfarë mund te bëjmë për te ndryshuar.

Nëse gjërat do të vareshin prej meje,(flasim pa qenë një njeri me poste,thjesht një e re)do të ishin te shumta:

Nëse do të kisha mundësi do të ofroja kurse trajnimi për vajzat e reja,kurse për te te qenë dikush për te patur një personalitet te dinë çfarë te drejta kanë.Mendoj se gruaja shqiptare ka nevojë për shumë gjëra,ndërsa përsa i përket djemeve ata kanë nevojë për me shumë arsim dhe pune.Është një Rini qe ka potencial,janë te zgjuar dhe këtë duhet ta marrim parasysh çdo kush prej nesh.
Ti ke parashtruar shumë probleme,te premtoj ndonjë ditë kur te jem me e lirë(është një periudhe kaos tek unë ne moment)do të ulem dhe do të te përgjigjem.

 Me Sinqeritet Capkenja !
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 22-02-2007, 23:13:19 »

Faleminderit e Dashura Capkene qe more kohën tënde (shumë te çmuar mesa po kuptoj) dhe i dhe e para kësaj temës sime te re, një përgjigje. Faleminderit për këto qe shkruajte dhe për mendimet e tua. Mezi pres qe t'i rikthehesh temës përsëri. buzeqeshje Dhe tani, ftoj te gjithë te tjerët te me japin idetë e tyre sesi mund ta ndryshojnë ata botën dhe jetën e te rinjve, nëse do të vareshe nga ta, kuptohet për Rinine ne Shqipëri. FLMD TE GJITHEVE PARAPRAKISHT.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 03-03-2007, 07:38:17 »

Ju lutem te tjerëve - jo vetëm Capkenes - qe po të duan te me thonë si do t'i bënin gjërat ndryshe me dhe për Rinine Shqiptare si te rinj/të reja qe janë vete, c'fare do të ndryshonin përsa i përket kushteve te jetesës, shkollimit, edukimit, argetimit, rregulloreve dhe ligjeve, etj. etj.?!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 03-03-2007, 10:02:42 »

Rinia jonë ka nevojë për me tepër edukim...dhe punesim. 
Po të mundja do të shtoja fuqishem veprimtarite edukuese nëpër shkolla pasi rinia jonë ka nevojë për një trajnim te tillë.

Punesimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Do te fuqizoja  një  ligj qe çdo person mbi moshen 18 ka te drejtë punësimi. Duke siguruar një drejtim tillë do të eliminoheshin anet negative, alkooli, droga, e shumë pislliqe te tjera.
Ka shumë pika te tjera qe duhen ndryshuar..por këto janë me te rendesishmet.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 04-03-2007, 04:30:49 »

Rinia shqiptare ne te sjellur te jetë me shumë Shqiptare, dhe jo everopiane ! Të sillen si shqiptare.
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 04-03-2007, 08:11:17 »

Rinia shqiptare ne te sjellur te jetë me shumë Shqiptare, dhe jo everopiane ! Të sillen si shqiptare.


Ne c'kuptim e ke këtë qe po thua?! Mos do të thuash qe mohojne vendin dhe shtetesine e tyre?! C'fare do të thuash konkretisht nëse s'te vjen keq ta shpjegosh?! Faleminderit paraprakisht. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 13-03-2007, 05:52:44 »

Ti je një i Ri apo një e Re Shqiptare, ashtu sikurse jam unë. Atëherë pyetja ime është kjo: nëse do i beje gjërat ndryshe ne jetën tënde si i ri/e re qe je, dhe, për Rinine Shqiptare ne përgjithësi (po flas për Rinine Shqiptare ne Shqipëri), ç'farë do të ndryshoje dhe PSE?! Pra ç'farë do të ndryshoje përsa u përket rregullave, shkolles dhe universitetit, ligjeve, te dalave, shoqerise qe ka Rinia, jetesen e te rinjve te sotëm, mënyrën e jetësës se tyre, sjelljen dhe komunikimin me prindërit, punën/punët qe bëjnë, etj. etj.?!

Ne këtë teme le të flasim për ato gjëra qe do të benim ndryshe apo qe do dëshironim te ndryshonim si te Rinj Shqiptare qe jemi, nëse do të ishte ne doren tonë. Faleminderit te gjithëve për Pergjigjet Tuaja.

Po ti c'do të beje NDRYSHE?! Si do ta beje?! buzeqeshje

Pres Replikat Tuaja. Faleminderit.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 13-03-2007, 22:10:44 »

Unë mendoj qe rinia shqiptare të merren më me shumë pune dobi-prurse. Me shumë edukim, lexim, sjellje te mirë me prindërit, etj.

Pra koha mos te na kaloj kot. Sot për ne duhet te jet me mirë se dje, e dje me mirë se pardje, e kshu me rrallë.

Kjo është një filozi e e imja për rinine tonë te bukur.

gezuar..
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-03-2007, 17:34:12 »

Nëse do i bëja gjërat ndryshe?!
Do te zhdukja krimin, dhunen ne familje, prostitucionin.
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 19-03-2007, 22:03:17 »

Nëse do i bëja gjërat ndryshe?!
Do te zhdukja krimin, dhunen ne familje, prostitucionin.

Shumë bukur, por si do t'i zhdukje e dashur?! Se kjo shoqeri siç e përmend ti është shoqeri ideale, nuk besoj se ekziston një botë e tillë, një shoqeri/society e tillë. Jam kurioze ta di se c'fare do beje to brenda mundesive te tua për ta bërë botën sadopak ideale?! buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 20-03-2007, 22:27:26 »

Ligjet dhe zbatimi i rrepte i tyre e vënë ne vijë gjendjen.
Kuptohet po të ishte gjithçka ne doren time.

U be një krim, krimineli te ndeshkohet rëndë e të mos i shkoj ndërmend te tjerëve te bëjnë te njëjtin veprim.

Nejse dhe ju e thate, sot ideale asgjë nuk është dhe për tu bërë diçka e tillë është shumë shumë e vështirë. Idealja është pjesë vetëm e endrres.
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |