Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Lamtumire Londer.....erdha nenoke


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Lamtumire Londer.....erdha nenoke  (E lexuar 146 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 05-07-2008, 19:48:06 »

Dy oshetima. Zeri i fuqishem i atij qe iken duke thënë Lamtumire Londer dhe zëri i mekur i atyre qe pyesin. Dy tonë, qindra shpirtra dhe zemra. Zeri qe iken është zëri  i Punes, Ditët e Javes, se kështu dua t'i quaj. Ndërsa zerat qe pyesin, do t'i quaj thjeshtë - Fundjave, për me gjatë: Mesnata e Premte, e Shtuna dhe e Diela. A janë djem a vajza, kjo s'ka rëndësi, rëndësi ka qe janë te rinj, moshataret tanë.
 
Tani, me thjeshtë akoma: Zeri i parë: Ku po shkon more djalë, ku? - pyet Fundjava. Njerezit atje ...ne Shqipëri janë te uritur për Lekë, korrupsioni është i madh. Duhet te japësh para te futesh ne pune. Ku po shkon, pra more çun valle? Këtu je i lumtur, ke punën tënde, ke makinen tënde, ke shtepine tënde...
 
Mami, soooonte është e Premte....Të lutem bije, me blej një bostan. Nene - vjen zëri i zgjatur dhe paksa frikesues. Friiiiday Night....
 
Kjo nuk është një loje me ditet, por është loja e vërtetë e imja. Ja, iku edhe një ditë si te tjerat. Pak janë ata qe i gëzohen ditës se re te punës. Shumë ata qe i gëzohen fundjaves.
 
"Edhe unë jam i përfshirë ne këtë gezim, realisht, - me thotë një shoku im, edhe mjaft shokë te tjerë. Nganjëherë je i sforcuar te besh pune shumë te madhe dhe nuk merr atë qe te takon, se nuk ke kualifikimin e duhur, apo ajo qe na bren te gjithëve Anglishtja. Nuk vlen shumë gezimi yt kur prindërit pastrojne tërë ditën....
 
Ku po shkon more djalë, ku po shkon? - ushtojne zerat e fundjaves ne Londer me standardin e lartë te jetesës, me kushte te mira, pa kokecarjen e mungesës se dritave, ujit, parase, pa hallin e mungesës se ndihmes kualifikuar mjekesore, pa... Kjo është mëse e vërtetë. Dhe zëri i Diteve te Punes, Zeri i Perspektives vjen i fuqishem si oshetima e lumenjve qe zbresin nga mali dhe sjellin freskine dhe bukurite e bjeshkeve, te gjithë Shqipërisë.
 
- Shoqeria e ngrohte është ne vendindjen tënde, shoqëria e sigurtë është ne vendin tënd; këtu shoqëria është e akullt, sot mund te flesh me te dashuren tënde dhe nesër e shikon ne shtrat me dike tjetër. E ti mund të përfundosh ne burg...
 
- Jo, - thotë Nata e Premte, mua nuk më vjen turp qe dashnori me tradheton.
 
S'kam përse ta mbys veten, siç veprohet ne Shqipëri.
 
- Po nëse do t'i ndodhte femijes tënd? - pyet Java e Punes.... Ne këtë rast e Premtja sheht, bëhet serioze, dhe me e bukur sec është, skuqet paksa dhe bëhet nervoze pse shoferi para saj bën ndalesa te panevojshme, nuk ndjek ritmin e rrjedhes se lumit (trafik). Ndaj kembengul me marrjen e pergjigjes para se biseda te ndërroje temën e blerte. -... Do te ndiqte kulturën e prinderve, pra te rinve ku po kthehet djali. Ja, pra kurrë nuk humbasin rrenjet. Se ka njerëz qe japin shembuj, se ka njerëz qe frymezojne. Ajo, e Premtja, nis te qeshe me sinqeritetin e bukur te një vajzë qe rritet duke mësuar, qe nxitet nga kultura e konkurenca, por qe edhe reflekton me sinqeritet. I pëlqen debati dhe logjika e fakteve, por edhe thotë; unë për veten time nuk kthehem kurrë mbrapa.
 
Ti, i dashur miku im nuk ke fituar ndonjë llotari qe te kthehesh, apo jo? Po llogarine e ke të hapur ne Shqipëri, për këtë ke te drejtë qe je i ndërgjegjshëm. Kaq mund te them, as më pak e as me shumë. Unë e di ashtu si dhe qindra te tjerë se njerëzitë tuaj edhe mund te te kërkojnë lek pasi ke shumë vite qe jeton ne Angli. Por t'i je i përgatitur për këtë. E di rendesine së pari te punës dhe pastaj te parase. Shpirti kthehet drejt te bukures, drejt rrenjeve. Reflektimi yt provon dashuri, ndaj unë e kam shumë te lehtë teksa shkruaj këto radhe te gjej kornizen e protretit tënd, o mik. Ti nuk kërkon faqet e gazetave, por synon hapësirat e punës ne Atdheun tënd, hapësirën e madhe te turizmit shqiptar dhe te sportit gjithashtu. Kornize me te bukur nuk ka dhe s'mund te këtë se ajo e Atdheut, qe aq fort te tërheq. Vendilndja është pikërisht ajo dashuria e madhe e shiprtit tënd, është piedestal i monumentit te njeriut të ri shqiptar qe po gjen vetveten pikërisht atje, mes tyre njerëzve zemerbardhe qe na rriten me aq mund e sakrifica. Ne moshjen kur ti erdhe ne tokën e endrruar ishe i vogël. Periudha e qendrimit ne Angli te dha mesimin me të madh të mos harroje kurrë se nga vjen e, aq me tepër moshen kur erdhe ne Angli. Të dha kuptimin me te  mirë se ku po shkoje. Shpesh, shumë te rinj nuk kanë qenë gjithnjë te mirë, edhe kanë gabuar, nuk kanë qenë te përkryer, mbase edhe....Por, rëndësi ka, qe te reflektosh dhe te veprosh.
 
Unë nuk e ve ne dyshim perspektiven e tij. Se ai është plot energji dhe forca rinore. Ai beson fort te Shqipëria dhe shpirti punëtor i shqiptarit.
 
Kështu ndodh kur e nderon deren e shtepise. Ajo bëhet me e fuqishme dhe s'ka dallge qe e tund e jo si shumë shtepi këtu, "ndertuar" mbi baze letrash e kontratash, qe çdo ere mund t'i shemb. Dhe dihet se dallget me te forta ne Perëndim fryjne, së pari. Ererat me te forta këtej nisin e bëhen ciklone dhe uragane. Pyetja bëhet: "Pse u shua Guri i Veriut?", por përgjigjja nuk dihet. Por unë di se shembinjte janë mijëra vjeçare. Edhe "anija" - Amerikë po lekundet dhe shumë njerëz por pergatiten te kercejne ne te. "Oh my god, not my goce!" - i thashë se Premtes qe vazhdonte te me degjonte me vëmendje.
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 25-07-2008, 14:23:34 »

Shumë interesant buzeqeshje

P.s Dallga, ju jeni autorja  buzeqeshje
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 25-07-2008, 23:48:40 »

Interesant është vërtetë, por autorja nuk jam unë.
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
Babyygirll
Shpirt i embel...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 26-07-2008, 09:37:56 »

Me pëlqeu dhe mua..diçka qe te bën trupin me pupriza... buzeqeshje
E identifikuar

I..L..U..
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 27-07-2008, 16:03:00 »

Guri i rëndë peshon në vend te vet...

p.s.: kush e ka shkruar moj dallga? buzeqeshje
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 27-07-2008, 21:15:59 »

Një qytetare e Londres e cila ka dëshirë te qëndrojë anonime.
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 01-08-2008, 14:44:57 »

Hmmmmmmmmmmmm, jam shumë konfuze ndaj asaj qe me bën te ndiej ky shkrim.
Njerezit ne Shqipëri nuk janë ata qe kanë qenë me pare...gjërat kanë ndryshuar shumë...po të ish aq mirë situata atje, nuk do dilte njeri me nga Shqipëria...nejse...atij qe do kthehet i uroj fat dhe i realizofte enderrat e veta...
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |