Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr  (E lexuar 6167 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 10-10-2007, 16:20:28 »

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Irma Hoxhaj

LUSHNJE -Shkolla, klasa e saj, shtëpia, rrugët që kalon përditë dhe ku e njohin, i janë shndërruar në një ferr. Shumica e tregojnë me gisht, të tjerë cicërojnë vesh më vesh: Ja kjo vajza e videos seksi. Bëhet fjalë për vajzën 16-vjeçare të gjimnazit "18 Tetori" në Lushnjë, të cilën i dashuri i vet e filmoi duke bërë seks me të dhe më pas e përhapi në celularët e të tjerëve, duke bërë kështu që lajmi të marrë dhenë. Madje, megjithëse mundohen ta justifikojnë duke folur fjalë të mira për nxënësen e tyre A.Gj, edhe mësuesit pa dashje e pranojnë se e paragjykojnë që në komentin kur thonë: "Mos na e publikoni në gazetë emrin e gjimnazit, për të mos e njollosur atë". Po jo vetëm shoqëria është makthi i vajzës që ra viktimë e hakmarrjes së të dashurit të saj, pasi më parë ajo e kishte lënë njëherë. Nëna e saj zihet çdo ditë e natë me të. Ndërsa frika se mos e marrin vesh babai dhe vëllai i saj që ndodhet në Itali si emigrantë, është makthi më i tmerrshëm i saj. Megjithëse nuk mund ta ndërpresë, shkollën as që do ta shohë me sy. Madje, dje ajo ka menduar në mësim. Me anë të një mikes së saj, vajza ka mundur të tregojë vetëm pak detaje në telefon, ndërsa nuk ka pranuar të flasë nga afër me askënd.

Rrëfimi
Uron që çdo ditë që kalon të fshijë sadopak efektin e videos së famshme që ka gati 20 ditë që e ka fundosur në një ferr të vërtetë. Ky është urimi që tashmë pret nga të gjithë ata që i flasin apo e mbajnë afër vajzën gjimnaziste të vitit të dytë në qytetin e Lushnjës, e cila ka kohë që është bërë objekt i bisedave të tavolinave në lokale dhe rrugë të qytetit myzeqar. Por më së shumti në shkollën e saj, "18 Tetori". Një çast intim i filmuar, edhe pse pabesisht ka krijuar një shok të vërtetë tek miqtë e vajzës 16-vjeçare dhe për më tepër tek nëna e saj. "Uroj që këtë gjë të mos e marrë vesh babi dhe vëllai im, të cilët ndodhen në Itali", - thotë mes pikëllimit vajza. Ajo rri në ankth në çdo telefonatë që bëhet prej pjesës tjetër të familjes nga jashtë, me frikën se mos një "bombë" që ka plasur në Lushnje mund të jetë marrë vesh edhe andej. "Tani nuk është e vështirë që si u përhap këtu në celularë të shkojë dhe andej, prandaj jam në ankth. Kur hap sytë në mëngjes nga gjumi, dua t'i mbyll sërish, për të mos u ngritur dhe të përballem me realitetin që shoh çdo ditë. Dua të mos dal në rrugë për një periudhë kohe dhe të mos më shohë njeri deri sa të harrohet ajo që të tjerët kanë në dorë për mua", - tregon ajo. Një luftë e vërtetë ka gati 20 ditë që ka nisur në familjen e saj, e cila kohë më parë është shpërngulur nga Divjaka për të jetuar në qytetin e Lushnjës. Ajo jeton me nënën e saj, ndërsa i ati së bashku me vëllain më të madh kanë emigruar në Itali për të siguruar më shumë të ardhura për ta. "Kur e ka marrë vesh nëna ime ka qenë një tmerr i vërtetë. Nuk di si ta shpjegoj. Ajo ndihet shumë e tërbuar dhe ka të drejtë për këtë", - thotë vajza. Nëna e adoleshentes, e cila e ka marrë vesh nga fjalët e të tjerëve, por që nuk e ka parë vetë videon, çdo ditë dhe çast shpreh dufin dhe turpin mbi vajzën e saj duke e sharë dhe i kërkuar pse-në, e cila nuk ka një përgjigje.

Kurthi
Askush, madje dhe ajo nuk e di vetë se si u mashtrua dhe u fut në kurth nga ish-i dashuri i saj. Ajo është një vajzë në vitin e dytë të shkollës së mesme, ndërsa ish-i dashuri, një djalë 19-vjeçar, po nga ky qytet. Kishte gati një vit që ishin njohur dhe kishin një lidhje të rregullt. Para 3 muajsh vajza vendos që ta ndërpresë lidhjen me djalin dhe për këtë kishte shkruar dhe tek një gazetë e përjavshme, kryesisht që lexohet nga femrat, ku cilën shkruajnë dhjetëra njerëz, duke treguar dhe motivet e ndarjes së saj. "Ndihem paksa e vetmuar, se sapo jam ndarë nga i dashuri im. Nuk e di nëse bëra mirë apo jo, por nuk duroja dot më. Ai ishte xheloz, fanatik dhe madje ishte një përdorues droge". Këto në mënyrë të përmbledhur ka shkruar vajza tek kjo gazetë, e cila kishte rënë në dorë dhe të vetë djalit për të cilin bëhej fjalë. Menjëherë pas kësaj ai e ka takuar sërish ish-të dashurën e tij dhe i ka thënë që do ta shikonte dhe se ai kishte për t'ia punuar këtë që i kishte bërë dhe e kishte njollosur tek miqtë dhe shokët e tij, të cilët e dinin historinë e tyre. Por mendohet se me kaq çdo gjë u mbyll deri përpara 2 muajve, ku ai sërish u kthye dhe i kërkon vajzës të rifillonin lidhjen, pasi ai nuk mund të jetonte më dot larg saj dhe të harronin atë që kishte ndodhur. Pas disa ditësh hezitimi, vajza vendos të rifillojë lidhjen, e cila për fat të keq i ka sjellë dhe të papriturën më të madhe të jetës, atë të skandalit filmik të publikuar vetëm pak javë më pas rilidhjes së saj. Vetë vajza mendon se videoja është bërë kohët e fundit, madje herën e fundit që ata të dy kishin ndarë çaste intime së bashku, në një nga ambientet private që ata zinin kur ishin bashkë, pa përmendur emrin apo vendin e tij. Rrethanat edhe ajo vetë i ka shumë konfuze, por thotë vetëm se i ka rënë telefoni dhe ai e ka marrë, duke i thënë se ishte një shok. Pasi ai e ka mbyllur mendohet të ketë aktivizuar videon, e cila zgjaste rreth 25 sekonda. Asgjë nuk i ka thënë për këtë gjë të dashurës së tij dhe as më vonë. Ata sërish janë ndarë, por kësaj here me dëshirën e djalit, i cili nuk i ka shkuar më në takime dhe ka përfituar nga dobësia e saj (për t'u rilidhur), që të hakmerrej. Një video erotike e xhiruar në celularin e tij tashmë është bërë ferr për 16-vjeçaren A.Gj. Shumë persona e kanë marrë videon e vajzës, e cila dallohet qartë në të. Ata që e njohin nuk lënë fjalë fyese dhe diskriminuese pa thënë për të, madje do të bënin çmos që asnjë i njohur i tyre të mos shoqërohej me të, ndërsa disa të tjerë e shohin me keqardhje historinë e vajzës dhe skandalin që e kapur atë në këto momente. Shumë të tjerë i tremben dhe ndonjë momenti dobësie të saj që mund ta çojnë paragjykimi dhe fjalët, apo shikimet e të tjerëve.

Pasojat që ka lënë publikimi i videos për vajzën janë të mëdha. Një familje e ndarë në mes, në sherr dhe lot çdo mbrëmje dhe çdo çaste të ditës dhe një njollë e madhe për adoleshenten dhe familjen e saj. Shoqërinë, që ajo kishte nuk e ka më, edhe pse ata e dinin për këtë lidhje të saj. Pavarësisht nga kjo, bërja publike e një fakti të tillë i ka bërë edhe një herë dyshues rrethin shoqëror të saj për atë që duhet apo jo ta kishin më në mesin e tyre. Opinioni mesa duket ka qenë më i fortë se shoqëria, pasi ajo nuk mundi ta rrëzojë atë dhe të bëhet mbështetje për një nga pjesëtaret e shoqërisë, e cila kishte nevojë në një moment të tillë. "Njerëzit më largohen sa më shikojnë, ose më fyejnë kur kaloj në rrugë. Shoqëria më është shkëputur dhe nuk më flet më. Klasa më është kthyer në një dhomë ferri, ku unë jam shënjestra", - është shprehur ajo.

Një prej mësueseve të vajzës ka thënë se ajo nuk ishte problematike dhe me rezultate relativisht të mira në mësime, por kohët e fundit ajo ka një rënie të menjëhershme nga mësimet duke e krahasuar me vitin e parë. Madje, mësuesit kanë kërkuar që të mos publikohet emri i shkollës së tyre për të mos e njollosur atë.


http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=22517
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 10-10-2007, 22:28:08 »

Pyetja kryesore eshte pse nje goce 16 vjecare ben seks me nje perdorues droge qe e ka maltretuar me pare? Nese kjo pret qe te na vije keq per te gabohet, thjesht shpresoj se gocat tjera do e kuptojne gabimin e saj dhe nuk do te dalin te qajne publikisht si puna e kesaj!

E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Cami
Filozof Politk
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 10-10-2007, 22:30:18 »

kan filluar cdo kund qe keto gjera te ndodhin edhe une njoh disa vajza te cilat pre e ketyre gjerave dhe kan po te njejtin fat si te vashesh nga Lushja eshte tmerr te shohin ashtu njerzit me vjen keq per keto vajza
E identifikuar

Sa me lart qe ngritesh ne politik aq me pak ajer per frymarrje ke
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 11-10-2007, 01:40:30 »

Me vjen keq per vajzen, sepse te gjithe jemi njerez dhe te gjithe mund bejme gabime.


Problemi tjeter eshte se keto Bluetooth apo Youtube videot jane teper ne mode dhe shume vajza kane rene ne gracke.

Pikerisht sonte hasa ne nje videoklip ku nje e njohura ime shfaqej duke bere dashuri.

Dhe paramendojeni, per dy dite, videon e kane thuajse te gjithe.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
dimitris
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 11-10-2007, 06:11:27 »

Me vjen gjynah per ato vajza kaq naive dhe njekohesisht te pafajshme. Asaj tani i duhet nje psikologe per ta ndihmuar te rimari veten. Mosha e asaj eshte teper delikate.

Sic e tha dhe bekimi jane bere te modes keto gjerat e shperndarjes me blutooth. Sa keq kur e mendon!
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-10-2007, 08:24:52 »

Qe te lexoj një artikull te tillë e te informohem për një lajm te tillë, fatkeqësisht nuk habitem apo mahnitem. Jemi mësuar tashmë te degjojme lajme nga me te ndryshmet (me te ligat, zakonisht) për Shqipërinë, sidomos kur ne mes janë marrëdhëniet njerëzore. luj syun Kur lexoj një artikull te tillë ama, indinjohem dhe mbushem me urrejtje jo edhe aq ndaj vajzes, sepse ajo e shkreta s'besoj se pati qëllim te keq, ASPAK - e para (qe e lejoi veten te filmohej) dhe s'mund ta gjykoj kurrësesi se bëri seks me te dashurin, kjo është mëse normale sot - e dyta. Ajo vajzë bëri dashuri me te dashurin e për t'ja bërë qejfin atij (si duket) e la ta filmonte apo xhironte me kamera këtë aktin e tyre intim.

Unë indinjohem sesa shpesh ndodhin gjëra te ketilla, sesa shpesh degjojme lajme qe ta rrengjethin mishin qe kanë ne qendër adoleshentet tanë: dy vajza rrahin një tjetër për një djalë, vajza kapet gjatë orës se mesimit duke i dhënë orale te dashurit, një vajzë hidhet vete nga ballkoni se prindërit s'ja pranuan te dashurin, i dashuri e nxjerr vajzen/te fejuaren e vet ne rruge te prostitutoje, etj. etj. (kur do të marrin fund valle, lajme te ketilla)?! (Si perfundim, viktima eshte zakonisht vajza/femra dhe kjo eshte vertet rrengjethese dhe fatkeqe!) Dhe, mbushem me inat kundër shtetit qe ne përgjithësi nuk merr fare masa për t'i edukuar gjimnazistet tanë ashtu siç duhen. Mbushem dyfish me inat dhe urrejtje - ne këtë rast - për atë djalin qe edhe pse aq i ri dhe i vogël, shumë i djallezuar përderisa jo vetëm e ka xhiruar vajzen por e ka bërë publike këtë vidjo te tyren (qe ajo e ka lejuar me shumë besueshmëri as e ve ne dyshim), nuk ka patur aspak qellime te mira, dhe aspak s'e ka dashur, dashuruar e më pak respektuar te dashuren e tij, vajzen qe pretendonte se e donte! :'( TURP T'I VIJE! Ishalla s'e ze gjumi naten! ...Se edhe sikur të mos e donte, po ta respektonte xhanem, do t'ja respektonte privatesine dhe nuk do arrinte deri atje sa ta ndynte kaq shumë atë vajzë, ta bënte te ndjehej sikur jeta po i merr fund e me keq akoma ta bënte me turp para syve te botës dhe ne te gjithë e dimë sesa vdesim ne Shqiptarët për thashetheme, për te dëgjuar e gjykuar historira, sikurse e dimë sesa shumë na vret opinioni.

Për mendimin tim me MJERE, me KEQ duhet ndjere ai djali, se sa ajo vajza, se fundja seks te dy po bëjnë (s'është i njëanshëm), por ndryshe nga vajza, motivet e tija janë te uleta dhe kanë ulur ne kulm karakterin e tij. E çfarë ka qenë kjo për këtë djalë?! Krenari?! Trimeri?! Loje?! Eksperiment?! Mburrje Shokeve?! Pliiizzzz. Këta djelmosha te tillë (qe s'u kanë dalë akoma shtytkat nga byca) janë për t'i mbyllur ne ndonjë qeli qe te reformohen e t'i nxjerrin vetëm atëherë kur e kanë mësuar mesimin. Të shohim pastaj si do të mburren e do të na hiqen si heronj! luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 11-10-2007, 08:32:24 »

Pyetja kryesore është pse një goce 16 vjeçare bën seks me një perdorues droge qe e ka maltretuar me pare? Nëse kjo pret qe te na vijë keq për te gabohet, thjesht shpresoj se gocat tjera do e kuptojnë gabimin e saj dhe nuk do të dalin te qajne publikisht si puna e kësaj!




Po pse, e para 16-vjecare Shqiptare eshte ajo qe ka marredhenie seksuale me te dashurin e saj?! Hap syte dhe jeto me kohen sepse s'eshte as e para dhe as e fundit. Jam dakort me ata qe thone qe ajo eshte treguar mjaft naive dhe mendje-lehte, per kete po qe e bej fajtore: qe e ka besuar kaq shume te dashurin, apo me keq akoma e ka lejuar veten e saj aqe te filmohej. Por nuk i ve faj qe beri seks, se njeri eshte edhe ajo o Karatisti. Pastaj keta cunat e te dashurit e diteve te sotme keshtu e kane. Ku te lene ata (po flas per shumicen) te qendrosh ne marredhenie dmth e lidhur me ta, pa bere seks?! Por problemi ketu s'qendron tek seksi se le te themi ate qe eshte: e kryejne te gjithe. Problemi qendron tek ky psikopatllek (it's sick) qe ka treguar ky djali qe jo vetem ka filmuar seksin, por eshte bere aq katil saqe ta perhape vidjon kudo. Atehere sigurisht qe do te me vije keq per vajzen, dhe jo vetem per faktin se jam vajze vete dhe s'do doja kurre te me ndodhte nje gje e tille, por sepse jam humane perpara se gjithash dhe si qenie njerezore veprimin e atij djalit e shikoj dhe gjykoj (se ky eshte veprim tamam per tu gjykuar) shume te keq e manipulues.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 11-10-2007, 10:56:08 »

Une syte hapur i kam, bile me te hapur se qe mund te me paramendosh ti.
Problemi eshte se ajo e dinte mire se me ke kishte pune (nese e ke lexuar gjithe postimin fillestar ajo e akuzonte ate per perdorim droge). Jo qe e mbroj cunin se ai lyp plumb ne lule te ballit ama edhe kjo e meriton kete qe i ndodhi se paska tru peshku!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 11-10-2007, 16:37:27 »

Elegance lexo këtë:
Citojeni
Rrethanat edhe ajo vetë i ka shumë konfuze, por thotë vetëm se i ka rënë telefoni dhe ai e ka marrë, duke i thënë se ishte një shok. Pasi ai e ka mbyllur mendohet të ketë aktivizuar videon, e cila zgjaste rreth 25 sekonda. Asgjë nuk i ka thënë për këtë gjë të dashurës së tij dhe as më vonë.

Simbas kësaj, ai e paska zhiruar pa dijen e saj.

Diku jam dakort me Karatistin, ne moshen 16 vjeçe duhet vajzat të merren me mesime dhe te riten, e jo te mbajnë mend tek seksi! E di qe sot koha është ndryshe dhe se sot te rinjet duan te experimentojne dhe shijojne dashurinë, por për çdo gjë ka kohe te vete, e 16 vjet për mua personalisht s'është moshe adekuate. Si e dyta, meqë ajo për here të parë është ndare nga ai dhe e përshkruan si fanatik dhe perdorues i droges, çka dreqin kerkoj te lidhet përsëri me te?! Kjo dëshmon vetëm naivitetin e saj dhe se sa e papjekur është për te marr vendime me vend për jetën e saj.
Sidoqoftë mosha është e tillë, te rinjet sprovohen dhe shumicat gabojnë.

Është për keqardhje pasojat qe i ka tani, streset psiqike, izolimin social etj, por mend për heret tjera...

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Sirio00
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 11-10-2007, 17:14:50 »

me vejen keq per mendimet e disave ketu. te besh seks me te dashurin tend, nuk eshte dicka qe denohet, eshte dicka a arsyeshme, e denueshme dhe e paarsyeshme, madje teper e ulet eshte fakti qe ai qelbanik e ka filmuar ate pa dijenine e saj dhe per me teper e ka perdorur edhe si shantazh.
mund te jete gabim i vajzes qe lidhet me nje njeri te tille, por mos e paragjykoni ate. eshte thjesh nje vajze e dashuruar. Keni pasur ndonjehere nje vajze qe eshte e dashuruar me ju dhe qe do te bente cdo gje per t'ju pasur prane?
kjo eshte dhurata me e madhe emotive qe nje njeri mund te kete dhe duhet te jete i lumtur per kete.
por ai kafshe e tradhetoi, tradhetoi besimin e saj dhe e vuri ne qender te vemendjes.
Nqs ajo vajze, apo te tjera si ajo do te lexonin kete rubrike vetem do tju thosha:
Kini kujdes me ke lidheni, dhe mos e cani koken per kete mentalitet mesjetar te provinces shqiptare. jetoni jeten, se vetem nje keni....
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 11-10-2007, 18:57:42 »

Sirio, kam dy pyetje:

1. Do te thuash qe vajzat kur dashurohen behen teresisht budallaqe?
2. Per cfare province shqiptare po flisje, tek mentaliteti mesjetar?
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 11-10-2007, 21:48:15 »

Karatisti dhe Aida:

E kam lexuar shume shpejt ate artikullin ne te gdhire, edhe pak e pergjumur. Me kishte shpetuar ajo pjesa ku thuhet se filmohej pa dijeni. Nese ka qaene keshtu akoma me keq, i ve edhe me shume faj te dashurit - nje kriminel qenka! E di qe ajo e akuzonte ate si njeri qe drogohej dhe jam me ty qe eshte treguar mjaft naive qe ka vazhduar te rrije me te. Per kete po qe i ve faj. S'i ve faj ama se ka patur marredhenie seksuale qe ne moshen 16-vjecare
edhe pse jam e te njejtit mendim si Aida qe ne ate moshe s'ka pune nje vajze e vogel dhe shume e re te merret me seks, ka shkollen me preokupimet dhe mesimet e saj. Por jaqe ndodhin marredhenie te tilla intime mes moshash shume te reja, ne lidhjet e sotme midis adoleshenteve ka seks dhe prinderit s'i ndalojne dot se s'mund t'i ruajne 24/7 ata femije. Ama jam me Sirio00-n qe s'mund ta quash te keqe apo kur&e kete vajze sepse ka bere dashuri me te dashurin. Nese bota do ta tregoje me gisht mbas kesaj qe ndodhi shume gabim. Si kjo vajze ka me qindra 16-vjecare te tjera qe bejne seks me te dashurit. I vetmi ndryshim qendron se kjo u zbulua se ishte filmuar ne vidjo, ndersa per te tjerat (per shumicen) s'ka vidjo qe te kete prova konkrete. Ai qelbesira s'e paska dashur fare se po ta donte e respektonte njecike, kurren e kurres nuk do e filmonte pa vetedije dhe pastaj ta bente ate vidjo publike. Keshtuqe per mua, FAJTORI ME I MADH dhe Fajtor me plot gojen mbetet ai, dhe jo ajo.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 11-10-2007, 22:53:42 »

me vejen keq për mendimet e disave këtu. te besh seks me te dashurin tënd, nuk është diçka qe denohet, është diçka a arsyeshme, e denueshme dhe e paarsyeshme, madje tepër e ulet është fakti qe ai qelbanik e ka filmuar atë pa dijenine e saj dhe për me tepër e ka perdorur edhe si shantazh.
mund te jetë gabim i vajzes qe lidhet me një njeri te tillë, por mos e paragjykoni atë. është thjesh një vajzë e dashuruar. Keni pasur ndonjëherë një vajzë qe është e dashuruar me ju dhe qe do të bënte çdo gjë për t'ju pasur pranë?
kjo është dhurata me e madhe emotive qe një njeri mund te këtë dhe duhet te jetë i lumtur për këtë.
por ai kafshe e tradhetoi, tradhetoi besimin e saj dhe e vuri ne qendër te vemendjes.
N.q.s. ajo vajzë, apo te tjera si ajo do të lexonin këtë rubrike vetëm do tju thosha:
Kini kujdes me ke lidheni, dhe mos e cani koken për këtë mentalitet mesjetar te provinces shqiptare. jetoni jetën, se vetëm një keni....

Wow!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Flm Sirioo!Nje tekst gjenial!!!Nuk i heq asnje pike dhe asnje presje!!Respekt total nga ana ime !!!!!!!!
E identifikuar

Mos u lut per mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 11-10-2007, 23:10:33 »

Nuk mjafton qe ajo vajze vuan prej mosrespektimit dhe dhunimit te pafund te sferes se saj private, e ngrata  duhet te rroje edhe me friken qe ka se mos e marrin vesh ia ati me te vellane...nje kandidate me shume per t´u vrare ne Shqiperi, do te thoja.
Po te ndodhte kjo gje ketu ne Gjermani, prinderit nuk do te shanin vajzen aspak, por do te kujdeseshin per te, do ta mbronin dhe do ta hidhnin ate maskarane ne gjyq.

Ajo vajze ka bere dashuri, dashuri te paster, te cilter. Kane ikur koherat ku martoheshim te virgjera ne femrat. Mosha e saj as nuk ka te beje fare ketu. Pse, po te ishte 18, 19 apo 20 vjec ajo thoni ju do te reagonte opinioni ndryshe?Thoni ju se ajo do te ndjehej me mire??

Kush qesh ate vajze eshte nje felliqesire. Jane pikerisht ata njerez te cileve u perket edhe ky maskara qe e ka xhiruar videon pa dijenine e vajzes. Ama, kush mban ne celularin e tij te tilla video, s´me duket edhe aq me i mire se ai dhe ajo turme mesjetare mua.

T´ja beje dikush sime bije kete, te prenotoje me pare vrimen e miut, se edhe atje kam per ta gjetur e per ta djegur me benzine (me fal Mifefee-po tregoj tani ne menyre simbolike serish nje ane tjeter kriminele te vetes sime zgerdhihet me vjen turp luj syun hmmmmm)

Te xhirosh nje video te tille pa dijenine e "aktorit" eshte nje maskarallek i madh, po ta besh kete gje ne Shqiperi dhe ta shperndash ate video tek ai publik me njeqindmije paragjykime ( e me sa duket i etur per te tilla perversitete) eshte me te vertete krim...

Ndiej keqardhje me ate vajze te gjore, me ate krijese naive te Perendise qe po bie pré e injorances paragjykuese.
E identifikuar

Mos u lut per mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 12-10-2007, 08:21:40 »

Kush qesh atë vajzë është një felliqesire.


Flm, ta kthefshim per te mire!

Nuk po e qesh kush Emira, na vjen keq per te, shume keq ama jeta nuk eshte kopsht me lule, saher qe nuk hap syte ti hap dikush.

Nuk po zgjatem me shume se shifet mire shifet kush po paragjykon ketu, jam i sigurt se une di me shume per ate gocen vetem pasi kam lexuar ate artikull se sa ti per mua!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |