Komuniteti ShqiptarForume të tjera Rinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Jo të gjitha janë të bukura dhe seksi
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Jo të gjitha janë të bukura dhe seksi  (E lexuar 892 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 03-05-2009, 19:33:01 »

Vajza të shëmtuara nuk ka më, por vajza që kujdesen deri në intimitet për veten. Dominuese janë ato adoleshente që kanë mësuar të lyhen, të vishen me kohën, të jenë sa më trendy dhe mbi të gjitha, të bukura dhe sa më seksi. Modelet e kopertinave të revistave përpiqen t’i shohin, duke menduar se kështu prekin nga afër modën dhe tendencën e saj.

Adoleshentet janë më se të vetëdijshme për kërkesat e meshkujve kundrejt imazhit të tyre fizik. Ato fillojnë të rrisin kërkesën ndaj vetes për t’u bërë sa më tërheqëse. Presioni i jashtëm shtohet, aq sa këtyre vajzave u shtohet ankthi duke rrezikuar kështu të zhvishen nga vetvetja dhe të humbasin unin e tyre. Adoleshentet nuk janë të gjitha të bukura dhe seksi. Nuk janë tërheqëse, por edhe nuk përpiqen të jenë të tilla. Janë ato vajza që bukurinë nuk e kërkojnë tek përsosmëria e trupit, por tek shpirti i bukur.

Me një nga punonjësit socialë të kryeqytetit, Alban Kano, kërkojmë të kuptojmë bukurinë e vajzave adoleshente të gjimnazeve. Përse kërkojnë të jenë gjithmonë tërheqëse dhe seksi? Çfarë sakrifikojnë për të qenë të tilla? Sa u kushton bukuria? Duke kërkuar gjithmonë të bukurën dhe të hijshmen, çfarë rrezikojnë të humbasin?

Të jesh apo të mos jesh

Të jesh tërheqës për të tjerët, sikur të ishe një magnet, është pa dyshim vetia më e këndshme për të cilën pjesa më e madhe e të rinjve të sotëm çnuk do të jepnin.

Mos vallë pamja e jashtme, sytë jeshil, blu apo të zinj dhe qerpikët e stisur bukur vazhdojnë të mbeten pika më e dobët për vajzat adoleshente?

Përgjigjja do të ishte paksa e vështirë për t’u dhënë në një çast, megjithatë për të thënë ka shumë. Jemi në shekullin XXI dhe përshtypja e parë sa më pozitive që të rinjtë gjimnazistë kërkojnë të lënë tek seksi i kundërt mbetet sfida më e madhe për t’u përmbushur. Menjëherë sapo ata janë rehatuar në mjediset e shkollës së tyre, i vënë synim vetes për të hedhur sytë përreth, nëse ka ndonjë bukurosh apo bukuroshe, me të cilin mund të godasin në shenjë. Deri këtu çdo gjë ecën për mrekulli, por skenari do të dështonte sikur ai apo ajo nuk do të ishin në lartësinë e duhur për ta bërë për vete personin prej të cilit ndihen të tërhequr. Ndoshta pikërisht këtu mund të lindë edhe konflikti i madh emocional tek të rinjtë. Femrat shpenzojnë kohë të gjatë për të zbukuruar sa më shumë pamjen e tyre të jashtme dhe si për çudi, nuk shqetësohen vetëm për fytyrën. Madje në ditët e sotme interesi instiktiv mashkullor i të rinjve adoleshentë ndaj partnereve femra është që ato duhet të kenë këmbë top modelesh, pak bark të nxjerrë jashtë, gjoksin e fryrë dhe ja ku çdo gjë shkon drejt “perfeksionit”.

Të tillë zëra qarkullojnë së tepërmi nëpër auditorët e shkollave të mesme apo kafenetë pranë, kështu që adoleshentet e reja i vënë qëllim vetes se tani ka ardhur koha për t’u zbukuruar. Vetëm mendimi për kërkesat e meshkujve kundrejt imazhit të tyre fizik rrit jashtë mase ankthin tek vajzat, të cilat shpesh bëjnë çmos për t’u bërë si shoqet ose edhe më të mira se ato.

“Jo të gjitha mund të jenë më të bukurat dhe më seksi, prandaj vështirësia për të pranuar veten me të mirat e të këqijat mund të rezultonte një shqetësim i dëmshëm për shëndetin mendor. Në këtë mënyrë të krijohet përshtypja se me kalimin e kohës ato përpiqen të zhvishen nga vetvetja, duke u bërë ato që nuk janë.

Por, ç’mund të ndodhë më tej? Si për çudi, janë gjithmonë femrat ato të cilat vuajnë nga çrregullime të ndryshme mendore që kanë lidhje me shtrembërimin e imazhit për veten.

Presioni që vjen nga ambienti i jashtëm është i madh dhe adoleshentet e kanë mjaft të vështirë për të pranuar veten e tyre ashtu siç janë”, - thotë punonjësi social, Alban Kano.

Konflikti emocional me veten mund të marrë përmasa edhe më tragjike, duke çuar deri në vetëvrasje. E në të tilla raste, ilaçi më i mirë do të ishte një mjedis mbështetës në familje e shoqëri, ku këto vajza kaq të pafajshme do të mësohen se si të bëhen vetvetja.

Mbi të gjitha, ato kanë nevojë të mësojnë për të pranuar pamjen e tyre të jashtme, pavarësisht nga defektet fizike që mund të kenë dhe njëkohësisht të përpiqen për t’u përshtatur me aftësitë vetjake në çfarëdo lloj mjedisi ku do të ndodhen.

Studimet e shumta psiko-sociale gjithmonë kanë theksuar se kush e shtrembëron imazhin e vetes qysh në moshën e adoleshencës, do ta ketë shumë të vështirë për ta normalizuar atë me kalimin e viteve.

BLERTA MRISHAJ
E identifikuar

Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 04-05-2009, 17:25:57 »

Me perjashtime te vogla ky artikull eshte shume bashkekohor, i pakohe do te mund te thoja, se...bukuria, eshte jete. A nuk ka kerkuar njeriu gjithnje me te miren, me terheqen, me te bukuren? Te rrime shtrember e te flasim drejt. Te gjithe njerezit do te donin te ishin te bukur nga natyra. Qe adoleshentet pastaj zhvillojne tendencen e zbukurimit pa kufi, eshte teper e natyrshme. Keto prova i kam bere vete derisa me erdhen ne maje te hundes. Ne moshen e adoleshences rralle ka individe qe dine mire se cilet jane ato/ata.
Sot une di se kush jam, ja di vleren vetes dhe jam shume e sigurt per avantazhet dhe dizavantazhet e mia.
E rendesishme eshte te dishe se kush je dhe ta duash veten me te vertete, atehere cuditerisht ndodh MREKULLIA : te tjeret te vleresojne e kategorizojne pikerisht si njeri te bukur.
E identifikuar

Do pime nje kafe?
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 12-05-2009, 08:12:37 »

Ne radhe te pare cdokush duhet te kujdeset per vetvetet sepse "duhet" dhe gjithashtu e rendesishme eshte te di sesi te kujdeset.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
PochoLoca
Anetar


Karma: 24
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1176



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 30-05-2009, 16:14:12 »

Jam dakort  me Erlehten luj syun
E identifikuar

WHAT HAPPEN,HAPPEN FOR A REASON.
honest
Anetar


Karma: 20
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 127



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 16-03-2010, 19:42:16 »

te kujdesesh per veten do thote te respektosh ate.por gjithesesi mendoj qe bukuria qendron brenda vetes dhe shpirti i bukur reflekton jashte .
E identifikuar

" Nuk me vjen inat që më gënjeni, por me vjen inat pse mendoni që besoj në ju"
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Keni qene te Psikologu?
  • Dot Po
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Jo
  • 28 (84%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor