Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Forumi Rinor Eurodemokratik, koncert madhështor në Tiranë


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Forumi Rinor Eurodemokratik, koncert madhështor në Tiranë  (E lexuar 64 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 16-05-2008, 09:41:48 »

Të rinjtë, koncert madhështor në Tiranë për ftesën në NATO

Atmosferë festive në koncertin e madh, Shqipëria në NATO, të organizuar nga Forumi Rinor Eurodemokratik. Pallati i Kongreseve ishte mbushur si asnjëherë tjetër nga të rinjtë demokratë, por kishte dhe një numër të madh studentësh. Salla ishte e tejmbushur me flamuj të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të SHBA-së, BE-së dhe një numër i konsiderueshëm flamuj shqiptarë.



Ndërsa, shumica e të rinjve në platenë e sipërme rrinte në këmbë, sepse ajo ishte mbushur mbi kapacitetin e saj. Sipas menaxherëve të Pallatit të Kongreseve, numri i të pranishmëve ishte dy herë më i madh se sa mban salla e Pallatit të Kongreseve normalisht. Të rinjtë kishin mbipopulluar sallën, prej orës 17:00, ndërkohë që koncerti fillonte në orën 18:30. Rreth 30 minuta para se të fillonte koncerti, një DJ luante muzikë të lehtë dhe ritmike, duke e bërë të gjithë publikun të shpërthejë. Rreth orës 18:05 minuta salla shpërtheu në ovacione, fishkëllima njëkohësisht, brohoritje "Shqipëria në NATO" dhe thirrje në emrin e kryeministrit, Berisha. Publiku filloi të thërriste kreun e ekzekutivit, duke e përshëndetur, si arkitektin e reformave që mundësuan marrjen e ftesës nga Shqipëria për t'u anëtarësuar në Aleancën më të madhe të lirisë. Pas brohoritjeve të ndryshme, të pranishmëve në sallë për rreth 10 minuta, më pas filloi dhe koncerti, i cili u prezantua nga spikerja e njohur Evis Mula. Ra në sy veshja sportive e kryeministrit, i cili me performancën e tij i afrohej në moshë të rinjve të pranishëm. Në krah të kryeministrit Berisha ishin ulur kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kreu i Grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, si dhe shumë drejtues forumesh të Partisë Demokratike. Këngëtarja e parë që u ngjit në skenë ishte Çiljeta, e cila para se të këndojë, falenderoi kryeministrin Berisha që mundësoi arritje të mëdha ndërkombëtare të Shqipërisë, duke iu afruar sa më afër strukturave Euro-Atlantike. Më pas, në skenë u ngjit këngëtarja energjike Julka, e cila ftoi publikun për të duartrokitur me rastin e marrjes së ftesës për në NATO. Pallati Kongreseve mori të tjera ngjyra kur në skenë u ngjit këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, e cila është dhe fituese e "Këngës Magjike" këtë edicion. Pas përfundimit të këngëve të saj, ajo ftoi publikun të duartrokisnin kryeministrin Berisha, si dhe i bëri dhe një urim personal me dy vargje për kreun të ekzekutivit. Salla e tejmbushur e Pallatit të Kongreseve shpërtheu, kur prezantuesja ftoi për një fjalim përshëndetës për të rinjtë, kreun e qeverisë. Të gjithë të rinjtë u ngritën në këmbë dhe e shoqëruan kryeministrin me ovacione që të kujtonin ndeshjet e kombëtares, kur merrte rezultat pozitiv. Gjatë rrugës për në skenë, kreu i mazhorancës takoi me mijëra të rinj, të cilët po shtyheshin për t'i dhënë dorën kryeministrit. Me ngjitjen në skenë të tij, disa fishekzjarre me shirita pushtuan skenën. Ndërkohë, që nga thirrjet e shumta "NATO, NATO, Berisha, Berisha", kreu i qeverisë nuk arrinte dot të fliste. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u rrethua nga disa të rinj me flamuj të NATO-s dhe shqiptarë. Pas çdo fjalie të tij, salla shpërthente në ovacione, dhe falenderime për kryeministrin. Pasi mbaroi fjalën kryeministri, skena u ndez nga disa fishekzjarrë, të cilat i dhanë një ndriçim shumë të madh skenës. Më pas, kryeministri në shenjë falenderimi zbriti dhe takoi me shtrëngime duarsh tërë rreshtin e parë si dhe anësoret që të çonin në vendin ku ishte ulur më parë. Më pas, koncerti vazhdoi me të tjerë këngëtarë siç ishte, Eranda Libohova. Produkt 28 pasoi më pas skenën e koncertit të madh me këngët e tyre rinore. Me ikjen nga skena dhe grupi që përbëhet nga tre të rinj, përshëndeti marrjen e ftesës për t'u anëtarësuar në NATO. Më pas, në skenë u ngjit Besa, e cila këndoi këngët e saj më të bukura. Besa i uroi të rinjtë që të shijojnë lirinë si të rinjtë e shteteve anëtare të NATO-s. Blero dhe Tingulli 3, pushtuan më pas skenën, e cila në këtë koncert madhështor ishte gjithnjë e më shumë shpërthyese. Afër mbylljes së këtij koncerti festiv, kënduan dhe dy këngëtaret Soni dhe Bleona Qereti, të cilat me një zë përshëndetën afrimin e Shqipërisë me strukturat Euro-Atlantike. Në fund të koncertit këndoi dhe prezantuesja e tij, Evis Mula. Sipas saj, kreu i ekzekutivit i dha një atmosferë tepër spektakolare, koncertit të madh festiv, që u organizua me rastin e marrjes së ftesës për në NATO. Më pas të rinjtë me flamujt e NATO-s shijuan dhe pak minuta muzikë të ritmeve të fundit, nga DJ profesionist. Nga mbipopullimi me të rinj nga të gjitha moshat, salla tregoi edhe një herë se të rinjtë shqiptarë kanë etje për të qenë si bashkëmoshatarët e tyre europianë. Kjo është gjithnjë e më afër, për këtë kryeministri Berisha i premtoi atyre se do të punoj çdo ditë, pa u lodhur deri sa ëndrra e të rinjve të realizohet.

Elis KUÇI

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-05-2008, 09:44:42 »

Kryeministri garanton zbatimin e kontratës me rininë shqiptare për integrimin dhe zhvillimin

Berisha takim më të rinjtë: Liritë tuaja, të garantuara


Në një takim madhështor me mijëra të rinj të kryeqytetit, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij do të bëjë çdo përpjekje për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian për qytetarët shqiptarë. Gjatë koncertit festiv të organizuar me rastin e marrjes së ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në Samitin e Bukureshtit, kreu i qeverisë tha se "Shqipëria në NATO", është para së gjithash projekt i ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Berisha theksoi se kontrata e tij me të rinjtë shqiptarë konsiston në përafrimin e Shqipërisë me strukturat europiane. "Me ju, unë kam një kontratë të gjatë sa vitet që unë kam në politikë. Pas librave të shenjë, kontrata me ju është një libër i shenjtë. Do të punoj për ju, do ta zbatoj këtë kontratë pikë për pikë dhe nën për nën, si kushte të të gjitha kushteve drejt të ardhmes europiane. Ju garantoj se pas ftesës, anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO dhe liritë e tuaja do të jenë të garantuara, liritë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të garantuara njëherë e përgjithmonë. Kontratës time me ju, është epoka dixhitale dhe unë do t'i qëndroj asaj pikë për pikë", u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij. Ai tha se qeveria do të ndërmarrë çdo përpjekje për të finalizuar liberalizimin e lirë të vizave me vendet e Bashkimit Europian.

Do të bëjmë gjithçka për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë



"Lëvizja e lirë e juaj është qëllimi më madhor i qeverisë, që të rinjtë shqiptarë të lëvizin në mbarë Europën si qytetarë të saj. Do të bëj çdo përpjekje ta sjell Shqipërinë në moshën tuaj, mosha juaj është mosha më e bukur e jetës, do të bëj çdo përpjekje që në një kohë të shkurtër ju të lëvizni në mbarë Europën. Do të bëj çdo përpjekje që pasuritë e pafundme të këtij vendi të kthehen në vlera për ju, për fëmijët tuaj, për fëmijët e fëmijëve tuaj", u shpreh Berisha nën entuziazmin e madh që kishte pushtuar sallën. Ndër të tjera, ai theksoi se ashtu si dhe ftesa, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të bëhet realitet dhe Shqipërinë, shumë shpejt, e presin dhe ngjarje shumë të rëndësishme. "Shqipëria në NATO, është vepra juaj e madhe, jeni ju sot anëtarë të rinj të NATO, jeni ju që sot e shndërroni ëndrrën tuaj në realitet. Në zemrën tuaj është forca në realitet. Jam sot me ju për t`ju kujtuar ju projektet tuaja, kontratën me ju, 20 vjet më parë në diktaturë, besimi i vetëm se një ditë do të bëhem i lirë ishte ëndrra e çdo shqiptari, dhe ky besim u tregua i drejtë kur ne sot me bindje të palëkundur do ta çojmë Shqipërinë atje ku duhet", nënvizoi kreu i qeverisë, duke nënvizuar se në zemrën e të rinjve është forca dhe dashuria që do ta fusë Shqipërinë në horizontin e madh europian. Ju, vijoi më tej kryeministri, jeni imazhi i mrekullueshëm dhe mahnitës europian. Gjithashtu, ai tha se në historinë e Shqipërisë, ky brez të rinjsh është gjenerata më dinjitoze, pasi jetoi lirinë e kërkuar për shumë vite nga të gjithë shqiptarët. "Ju jeni gjenerata më dinjitoze që Shqipëria ka patur, njerëzit e lirë janë njerëz dinjitozë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t`u zotuar se do të punoj për brezin tuaj, për shkollimin tuaj, punësimin tuaj, në projektet tuaja europiane", vijoi më tej Berisha, duke nënvizuar se këtë pranverë vendi festoi dy nga ngjarjet më të mëdha, Pavarësinë e Kosovës dhe ftesën për në NATO, ndërsa shprehu bindjen se ngjarje të tjera të mëdha do të vijnë shumë shpejt.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |