Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Ç'farë mesojme nga bashke-moshataret tanë dhe si na sherbejne ato?!


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ç'farë mesojme nga bashke-moshataret tanë dhe si na sherbejne ato?!  (E lexuar 918 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 31-03-2007, 14:20:25 »

Si te rinj qe jemi, ne rritemi dhe ndryshojmë jo pak çdo muaj. Perdite mesojme ndonjë gjë te re, degjojme diçka qe s'e kemi dëgjuar me pare, edhe mendimet apo opinionet për diçka mund te na ndryshojnë shpesh (qoftë një zhaner muzikë apo konsiderata për një shok apo mikeshe), dhe normal ne jemi gjithmonë ne levizje, ne marredhenie dhe ne mjedise me shumë njerëz qe na bën te njihemi me plot njerëz te ndryshëm, por sidomos te aferm me moshen tonë, pra bashke-moshatare. Si mendoni ju, pergjithesisht c'fare meson një i ri zakonisht nga një bashke-moshatar i tij/saj?! Po ti vete c'fare ke mësuar e c'fare meson nga bashkemoshataret e tu?! Fare mirë, mund ta marrim edhe forumin si reference këtu pasi jemi pak a shumë një komunitet perbere nga adoleshente dhe te rinj (pra le të themi me një dekade kufi pak a shumë): c'fare mesojme ne nga njeri-tjetri ne këtë forum, dhe me e rendesishmja si i perdorim ne jetë këto mesime, përse na sherbejne ato?! Mesojme me tepër gjëra te mira, apo me tepër te keqija, po disa prej te dyjave?!

Paçi një te Shtune te Kendshme ne Vazhdim ju uron Eleganca. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-04-2007, 13:09:02 »

Uffff, ma kini lënë temën krejt bosh. :'( Dikush, na thuaj një mendim. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-04-2007, 12:01:51 »

Elegance mos u mërzit moj  Perqafim tema është e bukur te gjithë do vijnë te shkruajnë  buzeqeshje


Siç e thua ti Elegance rritemi dhe bashke me ne rritet dhe formohet edhe karakteri jonë.
Shoqeria është pjesë e jetës tonë,dhe ne jemi pjesë e shoqerise,kështu qe këto mardhenie reciproke kanë influencat e veta ne jetën e çdo njeriu. Nga bashkemoshataret e mi unë mundohem te mesoj vetëm ato gjëra qe me duken pozitive.Karakteri im ka një thelb te cilin unë nuk e ndryshoj,por duke qenë ne mes te bashkemoshatareve unë ndryshoj disa gjëra minore. P.sh.: Unë jam tip qe ndonjëherë flas atëherë kur sme takon sepse gjithmonë dua te jap mendimin tim  zgerdhihet ndërkohë qe kur shikoj një nga shoqet e mia e cila është e rezervuar atëherë kur duhet,mendoj qe kjo karakteristike e shoqes time është shumë e mirë dhe unë duhet te ndryshoj. Pra nga bashkemoshataret e mi mesoj gjërat te cilat me duken pozitive,me te cilat formoj karakterin tim çdo ditë. Unë si person jam e formuar esencialisht,dhe bashkemoshataret nuk kanë ndonjë influence te madhe mbi mua,dhe unë kuptohet nga bashkemoshataret mesoj si te ndryshoj parcialisht,dhe ata ne një fare mënyrë janë percues idesh për mua. Gjithashtu duke pasur mardhenie me tipa te ndryshëm mesoj se si te  arrij te njoh pjesë të ndryshme karakteresh (sepse jo te gjithë janë ashtu si hiqen dhe ka shuuuuuume njerëz me fytyra qe i rrotullojne nga 360 grade  luj syun ) dhe gjithashtu mesoj si te reagoj me njerëz te ndryshëm. Pervec asaj dke kaluar kohe me bashkomoshataret mesoj se si ti pershtatem tipave te ndryshëm me qëllim qe mardheniet tona të mos kenë konfrontime.
Përsa i përket shoqerise këtu në forum,shumica janë me te medhenj se mua ne moshe dhe kjo gjë me pëlqen,sepse mesoj vërtetë shumë nga ata qe kanë me shumë vite,njohuri dhe eksperiencë mbi supe buzeqeshje prandaj dhe kaloj një kohe te konsiderueshme këtu në forum.

Gjithë te mirat  Perqafim
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 06-04-2007, 08:49:05 »

Unë mesoj nga gjërat negative qe bëjn te tjerët,se nuk dua dhe vete qe te bëj gjëra qe nuk janë te mira ne jetë,dhe vete bëj gjërat pozitive,kur shoh te tjerët e kanë gabim nuk e bëj atë gjë.
Kurse me personat qe janë te ndryshëm nga unë,mund ti jap 1 ose 2 her shoqeri po jo me shumë.Un si tip jam qe nuk krijoj kollaj shoqeri,sme pëlqen te merrem me persona qe si njoh dhe sme njohin,sdua qe problemet i mija personale ti hapem dhe te tjerëve.
« Ndryshimi i fundit: 07-04-2007, 09:34:39 nga Berni » E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |