Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)Baba, njihu me të dashurin Online


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Baba, njihu me të dashurin Online  (E lexuar 309 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 24-04-2008, 13:50:55 »

Modeli i ri i njohjes në internet i përqafuar edhe nga të rinjtë shqiptarë. Ja mënyrat që përdoren nëpërmjet shkesit të kohëve moderne

Kush thotë akoma se dashuria lind me shikim të parë, ia fut kot, dhe bën mirë të kafshojë gjuhën. Ndoshta në Shqipëri, mund të duket pak si e tepruar, por ja që duhet të pranojmë se një realitet i ri, kurrë i menduar më parë, po troket në jetën tonë. Ky realitet, i cili njihet edhe si moda e njohjes me anë të internetit, mund të cilësohet pa frikë edhe si shkesi i kohërave modernë. Tashmë nuk është çudi, nëse pyesni për mënyrën e njohjes së çiftit dhe ju thonë se kanë gjetur njëri-tjetrin nëpërmjet lundrimit në internet. Me dhjetëra të rinj dhe të reja shqiptare, ashtu si edhe bashkëmoshataret e tyre në botë, në pamundësi të gjetjes së një partneri në jetën e përditshme, i janë futur me kokë internetit, me shpresën se dikush nga krahu tjetër do t’i pikasë. Ca edhe ia kanë arritur, ndërsa ca të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim të njeriut ideal. Format e joshjes në faqet e komunikimit virtual janë shumë të thjeshta. Mjafton të shkarkosh një foto dhe të shkruash një mesazh me përmbajtje të çfarëdoshme, pse jo ndonjëherë edhe me përmbajtje të fortë erotike, për të ndjellë admiruesit nga krahu tjetër. “Jam shumë e mirë me veten dhe pëlqej njerëzit e sinqertë. Kam mbaruar fakultetin për fizikë. Jam mësuese në një gjimnaz në TR.

Më pëlqen ta shijoj jetën sa më gjatë”. Ky është mesazhi që vajza me nikname arla-e ëmbël, ka lënë në një nga sitet e ndërtuara posaçërisht në internet, për çunat dhe gocat që duan të njohin njëri-tjetrin. Vajza e cila shkruan se është nga Tirana, për ta bërë sa më të besueshëm mesazhin, nuk ka harruar të vendosë në krah të tij edhe foton personale. Kështu shkruan pak a shumë edhe vajza 27-vjeçare me vendbanim në Opatia të Kroacisë, nicname i së cilës është Klara 80. Ajo shkruan se është një vajzë ekstravagante, e qetë, e mirë, që merret me muzikë dhe që ka shumë dëshirë të njoftojë shqiptarët kudo që janë në botë e se ajo është e gatshme të komunikojë me ta në çdo moment që ata dëshirojnë. Me nota më të qeta erotike duket të jetë vajza me nicname Heidi. Ajo u kujton të gjithë djemve nga ana tjetër e kompjuterit se jeta është ardhje dhe shkuarje.

Ajo shkruan më tej në mesazhin e lënë se të rendësh pas të njohurës është gjithmonë bukur dhe karakteristikë e një njeriu kërkues. Prandaj, vazhdon ajo, të gjithë djemtë nuk duhet të hezitojnë, por duhet t’i japin një shans për të qenë mikesha e tyre. Më të shtrënguar në mesazhet që ata lënë në sitet e njohjes në Internet janë djemtë. Mesazhet e tyre janë të shkurtra, ndërsa mundohen që të bëjnë shumë kujdes me fotot, duke përzgjedhur ato që kanë më shumë sukses për seksin e kundërt. P.sh. djali me nikname Tini, 27 vjeç nga Tirana shkruan në mesazhin e tij përshëndetës “m’ka ik zari”. Kështu ka menduar Tini, ndërsa ka edhe nga ata që përpiqen të jenë sadopak romantikë në mesazhet e tyre siç është Geri nga Elbasani, i cili u tregon të gjithëve tatuazhin trial në shpatull. Përgjithësisht djemtë dhe vajzat që kërkojnë të njohin njëri-tjetrin në sitet e posaçme të Internetit janë të grupmoshës 18-30 vjeç.

Por sidoqoftë kjo nuk do të thotë se mosha më të thyera janë indiferente karshi këtij modeli, le të themi të ri të njohjes. Me pak kërkim, në këto site mund të gjesh edhe gra e burra, të cilët kërkojnë njëri-tjetrin. Gruaja me nicname Keti është 40 vjeç. Ajo shkruan se banon në Tiranë dhe u kujton të gjithë meshkujve të interesuar se është një grua që i pëlqen jeta sociale. Po kështu edhe Zeneli nga Berati thotë se është burrë për shtëpi dhe kërkon një grua të denjë. Këta njerëz janë aq të guximshëm sa të vendosin në faqet e njohjes në internet edhe foton e tyre të vërtetë, ndërsa ka të tjerë që imazhin e tyre të vërtetë e fshehin pas fotove të artistëve të huaj dhe shqiptarë. Ky është pak a shumë modeli i ri i njohjes në internet që tashmë pa frikë mund të thuhet se është përqafuar edhe nga vetë të rinjtë shqiptarë. Ajo që mbetet për t’u parë është sesa i pranueshëm do jetë ky model nga brezi i vjetër, të cilët vazhdojnë të insistojnë në lidhjen me shkuesi dhe shumë më pak në dashuri.

Përgjithësisht djemtë dhe vajzat që kërkojnë të njohin njëri-tjetrin në sitet e posaçme të Internetit janë të grupmoshës 18-30 vjeç. Por sidoqoftë kjo nuk do të thotë se mosha më të thyera janë indiferente karshi këtij model të ri të njohjes

Gruaja me nicname Keti është 40 vjeç. Ajo shkruan se banon në Tiranë dhe u kujton të gjithë meshkujve të interesuar se është një grua që i pëlqen jeta sociale. Po kështu edhe Zeneli nga Berati thotë se është burrë për shtëpi dhe kërkon një grua të denjë.

IDS, modeli i së ardhmes

Internet Dating Site, i ka fillimet e tij në vitin 1995, dhe themelues të tij njihen anglezët. Sot në botë ekzistojnë me qindra faqe të njohjes me internet, po ashtu siç edhe dihet që në këto faqe kërkojnë njëri-tjetrin me qindra mijëra njerëz. Regjistrimi në këto faqe është shumë i thjeshtë. Mjafton të kesh një email dhe një foto dhe brenda pak minutash gjithsecili mund ta gjejë veten në një komunitet të panjohur virtual midis fotografive të djemve dhe vajzave, që studiojnë njëri-tjetrin. Në Internet Dating Site, çdo grupmoshë deri në të 50-tat mund të gjejë njeriun ideal. Edhe shqiptarët kanë sitet e tyre të preferuara, ku më i klikuari për momentin është Baddo. Në këto site, përpos komunikimit me mesazhe, çdo person i regjistruar mund të komunikojë online me individët që ndodhen në anën tjetër të kompjuterit, pa u dashur të tregojë fytyrën e vërtetë.

Burimi: Gazeta Shekulli

E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 23-06-2008, 20:11:15 »

Pa dasma,,, do të mund te bëhen një ditë ne internet zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 26-06-2008, 10:52:26 »

Hahahha do ta bëjn dhe dasmen online qesh me te madhe unë për vete nuk  besoj sy mbyllurazi zgerdhihet
E identifikuar

I love u too


charlie@zeriyt.com
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 26-06-2008, 11:03:30 »

Pa dasma,,, do të mund te bëhen një ditë ne internet zgerdhihet

 qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 28-06-2008, 15:12:01 »

Emira imagjino ti thotë krushku, krushkut.... Gezuar,me trashegime  ..ne msn  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
miri14
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 28-06-2008, 18:07:12 »

Mua me duket se është shumë i dobët ky shkrim i Shekullit.Me një te goditur te lapsit na i shfarosi dashurit me shikim të parë.Duhet studim i thelle e jo se te pëlqen a jo ty,artikullshkrues.Faktet qe merr për njohjet ne internet janë qesharak,idiotesk,por thelbi nuk është ky.Të tilla presantime sigurisht qe te nxisin për një flirt por jo me shumë.Por te njihesh ne internet është me interes ,nuk ka asgjë te keqe.Njihesh me mirë kur shkruan,nuk mund te tundesh koken,duhet te shprehesh,te nxjerresh mendime,te zbulohesh.Jam pro.
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
Capkenja
« Përgjigjja #6 më: 28-06-2008, 22:41:29 »

Mua me duket se është shumë i dobët ky shkrim i Shekullit.Me një te goditur te lapsit na i shfarosi dashurit me shikim të parë.Duhet studim i thelle e jo se te pëlqen a jo ty,artikullshkrues.Faktet qe merr për njohjet ne internet janë qesharak,idiotesk,por thelbi nuk është ky.Të tilla presantime sigurisht qe te nxisin për një flirt por jo me shumë.Por te njihesh ne internet është me interes ,nuk ka asgjë te keqe.Njihesh me mirë kur shkruan,nuk mund te tundesh koken,duhet te shprehesh,te nxjerresh mendime,te zbulohesh.Jam pro.
Ne fakt unë atje u njoha buzeqeshje
E identifikuar
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 28-06-2008, 22:48:50 »

Të njihesh nuk është keq, por mos i ve vulen pa njohur dhe realitetin.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 02-07-2008, 11:20:40 »

Të njohësh njerëz ne internet është bërë diçka normale. Derisa mund te krijoshe shoqeri me këta njerëz, pse jo dhe dashuri...
Çdo gjë është e e mundur...

Natyrisht do të ishte groteske t´i paraqisje prinderve te dashurin nëpërmjet internetit...dhe besoj se rrallë ndodh...
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 05-07-2008, 19:49:30 »

Fatkeqesisht, sot, asgjë nuk na befason.
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |