Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)APEL GJITHKOMBËTAR DREJTUAR RINISË SHQIPTARE


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: APEL GJITHKOMBËTAR DREJTUAR RINISË SHQIPTARE  (E lexuar 196 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
biligoa


Shiko profilin
« më: 23-10-2007, 23:22:33 »

Rinia ka qenë në çdo periudhë historike, pjesa më e vitale të kombit, motori shtytës i luftës sonë të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar. Rinia shqiptare ka qenë bartësja e garanti i vazhdimit të veprimtarisë atdhetare, virtyte që i ka marrë nga gjeneratat më vjetra.

Rinia shqiptare ka sakrifikuar shumë. Armiqtë sllavo-grekë, me të gjitha armet e tyre (ushtarake, policore, të inteligjencës) kanë përndjekur, terrorizuar, burgosur e vrarë të rinjtë shqiptarë. Por rinia shqiptare nuk është ndalë e nuk duhet të ndalet kurrën e kurrës, përderisa trojet tona shqiptare nuk do të çlirohen e nuk do të ribashkohen përfundimisht nga pushtuesit terroristë që duan të kolonizojnë trojet tona arbërore përfundimisht.

Armiqtë duan të na fusin në gjumë, të na pasivizojnë, të na mbajnë edhe më tutje në prangat e robërisë. Këtyre armiqve duhet t'u kanë përgjigjemi ashtu siç u kanë përgjigjur djemtë e vashat trime - nga gryka e pushkës apo nga boja e pendës, por gjithmonë duke ngritur zërin e duke mos pranuar përkëdhelje negociuese kolaboracioniste, siç po bëjnë shumë zagarë anëkënd viseve shqiptare.

Le ti rikujtojmë disa gjëra të rëndësishme Në momentin kur delegacioni negociator i Kosovës vendosi që të niset për Konferencën e Rambujesë, vendosi që ta nderpres luftën çlirimtare, qëllim i se cilës ( siç thuhet edhe ne betimin e UÇK es ) ishte bashkimi kombëtar. Pra siç po shihni vellëzër dhe motra, Ekipi Negociator hoqi dorë nga aspiratat tona. Kjo do të thotë që sot asnjë parti politike në tërë kombin Shqiptare nuk meriton të marrë ne dorë pushtetin.

Të dashur vëllezër dhe motra, ju rinia Shqiptare, faqe e bardhe, krenaria e Kombit Shqiptar mos harroni ata qe dhanë jetën për ne, që dëshiruan më të miren për ne, kërkoni unitetin kombtar në një fuqi e cila do t'i harrojë qarjet për një kohë dhe t'i a mesyjnë vetëm një qëllimi, Bashkimi Kombëtar. Qeveria, opozita asgjë nuk kanë në dorë, ose vetëm vrapojnë pas interesave të tyre personale. Të ishin ata patriotë te vërtetë që duan atdheun, kombin nuk do kishin vjedhur parat e popullit për te notuar në luks. "Vetura të zeza, roje të veshura gjithashtu në të zeza, kjo është imazhi i politikanit shqiptar në ditet të sotme"- komentoi RTK-ja njëherë." Nëse politikuajt tonë kujdesen për popullin atëherë le t'i ndalojnë shpënzimet luksoze le t'i ndajnë të hollat me familjet e dëshmorëve që janë ne veshtirësi sociale, me se pakti t'ju mundesojnë të kenë një kulm mbi kokë. Por, më shumë, kombi shqiptar është ende në gjendje lufte nëse politikajtë tanë kanë harruar, Greku mban në fuqi « Ligjin e Luftes ›› kurse Car Llazarët janë në gatishemri të na pushtojne përsëri dhe politkanët po vazhdojnë akoma të notojnë në luks.

Vllezer dhe motra, rini, ne jemi shumicë dhe politikuajtë janë duke na sakrifikuar ardhmërinë tanë, edhe në qoftë se ata na futin në burgje siç kolonizatorët e meparshëm, nuk duhet të kemi frikë por të hymë në rezistencë gjithë popullore.
Majft, kurrë nuk do pranojmë që fati ynë të sakrifikohet për interesat e disa shteteve Evropiane për garat për gazin apo tjera pasuri. Ta pyesim vetëvetën se çfarë na mundesuan partitë deri tash? Asgjë. Mos presim as nga bota që do na dhurojnë atë dëshirojmë. Bota luan me fatin tonë sepse na shohin se së jemi të përçarë dhe se si shtyhemi për fotele, atëherë thojnë se nëse iu intersojnë fotelet nuk iu interson për të mirën e popujve të tyre. Edhe vet e patë se si një qeveri e dobët nuk i hajë palla për bashkëkombasit e tyre të maltretuar nëpër televizion.

Disa nga jush kur i jetoni gjithë këto, deklaroni: Çka t'i bëjmë? Ç’mundem unë të ndryshoj?

Po vëllezër dhe motra, ne jemi rinia dhe nuk duhet të jemi fatalist, t'i dëgjojme pordhet e tyre që hajnë qokollada në shpinën tanë. Ata u ngopen dhe ne asgjë. Mos harrojmë që ne jemi në krizen më të madhe, dhe siç e dini fuqinë e bënë unitetit e jo çarjet partiake, pra mos hezitoni lerëni qarjet dhe prej tash të bashkuar në një lëvizje popullore gjithkombëtare, se deri më tani Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka arritur më së mirë të na bashkojë për aspiratat dhe për të mirën e kombit shqiptar.

Pra vëllezer, motra atdhetare, bashkombas, nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Ilirida, Malësia e Madhe, Çamëria dhe diaspora të jemi të bashkuar mënjëherë për një qëllim: Bashkimin Kombëtar.

Nënshkruajnë:

Kristina Rasi, Zvicer
Kastriot Gjoni, Francë
Isuf Ahmetaj, Austri
Florim Bajrami, Gjermani
Arbën Jahja, Preshevë
Tahir Veliu, Kanada
Mona Agrigoroaiei, Rumani

Për kontakt: rinia@shqiperiaebashkuar.orgKjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-07-2008, 06:33:04 »

Keni ndonjë ftese për ne PUB?
Pyetja ime nuk është aspak ironike por fatkeqsisht, axhenda e rinise tonë momentalisht është "busy".
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-07-2008, 06:50:44 »

D.m.th. për te ti dhënë fund percarjeve politike krijoni një...parti tjetër. Pak si hipokrite me duket mua.
Edhe qëndrimi i ashper ndaj botës nuk me pëlqen. Levizjeve te tilla ekstremiste ju duhet ndenjur larg për mendimin tim.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |